Duke ju falënderuar kompanisë, Apple, shumë kompani do të fitojnë para të majme. Shtojcat për iPod janë shumë të kërkuara, e derisa afrohen ditët e festave të fundvitit, mund të rritet edhe sasia e shitjes.Kur njerëzit, për herë të parë, të marrin në duart e tyre iPod Nano, kanë frikë se mos e thyejnë për shkak të dimensioneve të tij të vogla.
Nëse pas një kohë nuk kalon kjo ndjenjë, kompania japoneze ka një zgjidhje. Të punësuarit e tyre, me dorë, punojnë shtëpiza metalike për iPod, PSP, DS Lite, e madje edhe për Mac Book Pro.
Shtëpizat janë me dizajn shumë të bukur, të përpunuara nga alumini, hapen lehtë për qasje në pajisje, e madje as laptopin nuk keni nevojë ta nxirrni nga shtëpiza për ta shfrytëzuar.

Shimura do t’ju sjellë shtëpizën, në cilindo shtet të botës, e në bazë të pajisjes që doni ta mbroni, Metal Jacket, do të ju kushtojë mes 100 e 170 dollarë. Ju mbetet vetëm të zgjidhni ngjyrën, e në ofertë janë e zeza, e kuqja, e argjendta, e kaltra dhe ajo rozë.
qb^