|
|
by theDirector3 on January 30, 2008, 04:39:00 PM
Lidhja në internet e çdo lloji të mundshëm diapozitivi elektronik do të jetë synimi kryesor i teknologjisë së ditëve të sotme
Parashikimet
e ekspertëve të teknologjive të avancuara të rrjetit britanik BBC kanë
në qendër internetin dhe pajisjet celulare, që do të jenë edhe
protagonistët e vitit 2008. Lidhja në internet e çdo lloji të mundshëm
diapozitivi elektronik do të jetë synimi kryesor i teknologjisë së
ditëve të sotme, ndërkohë që sa më portabël të jenë pajiset, aq më të
vlefshme dhe të shumëfishta do të jenë funksionet e tyre. Më poshtë po
ju rendisim pesë teknologjitë, të vlerësuara si më të rëndësishmet nga
rrjeti britanik.
Gjithnjë në rrjet, edhe pa kabllo
Zgjidhjet
e studiuara nga protagonistët e mëdhenj të internetit për ta afruar
rrjetin sa më shumë te përdoruesit janë të shumëfishta. Adobe,
Microsoft, e Google kanë studiuar mundësinë për të hyrë në internet
edhe në pamundësinë e lidhjeve tradicionale. Google Gears, Air e Adobe
dhe Silverlight e Microsoft-it lejojnë vazhdimin e punës në rrjet edhe
në ato raste kur përdoruesit nuk janë të lidhur as me linjat fikse e as
me ato mobile. Me t‘u rifutur në web të dhënat do të azhurnohen
automatikisht: qoftë në rast se bëhet fjalë për llogari rrjedhëse për
blerjen e mallrave në eBay, apo për një dokument, i cili azhurnohet
teksa udhëtohet në tren për të shkuar nga shtëpia në zyrë.
PC ultra të lëvizshme
Janë
një zgjidhje e ndërmjetme mes kompjuterëve dhe telefonave celularë.
Zotërojnë sisteme të fuqishme operative, të përafërt me ata të
kompjuterëve portabël dhe kanë monitorë me përmasa të reduktuara, pak a
shumë sa ato të palmarëve (megjithëse jo shumë të vegjël). Microsoft-i
nisi të testonte tregun me produktin e quajtur Origami dy vjet më parë,
i cili u pasua nga Asus me modelin EEE, apo versioni Shift i nxjerrë në
treg së fundmi nga Htc. Deri tani nuk kanë pasur shumë sukses, së pari
për shkak të çmimit relativisht të lartë dhe problemeve me memorien.
Ndërkaq, hapësira për magazinimin e të dhënave është zgjeruar me
fuqizimin e memorieve flash. Duhet thënë se janë dëgjuar zëra për
daljen së shpejti në skenë të "Macbook", kompjuteri portabël i shtëpisë
"Apple", në version ultra të hollë.
IP-TV
Shtimi
i bandës në dispozicion ka favorizuar zgjerimin e shërbimeve televizive
në internet, ose për ta quajtur me termin përkatës, IpTv-së. Tani që
ndoshta jemi pranë fundit të epokës së ofertave publicitare, gjatë
këtij viti, me shumë gjasa, shërbimet e reja do të bëhen pjesë e
pandashme e jetës së përdoruesve. Për shembull, në vendin fqinj, përveç
AliceTV të Telecom e Fastweb, edhe një tjetër gjigant, Tiscali, është
hedhur në sfidën e televizionit përmes internetit, pas sukseseve në
këtë fushë të vërejtura në Britaninë e Madhe. E keqja është se çdo
ofertë e IpTv bëhet në mënyrë të pashmangshme bashkë me dekoderin
përkatës. Do të ishte me vend që prodhuesit e harduerëve dhe ata që
ofrojnë përbërësit e ndryshëm të parashikonin përputhjen mes llojeve të
dispozitivëve. Diçka e tillë do t‘u pëlqente së tepërmi përdoruesve dhe
tregu veç do të përfitonte.
WI-MAX
Termi
është një akronim dhe përmbledh fjalët: Worldwide Interoperability for
Microwave Access. Kjo teknologji, që për disa institucione të
specializuara tashmë është kthyer në standard, ngjall shpresa të mëdha,
si në versionin fiks ashtu edhe në atë të lëvizshmin. Versioni fiks
(802.16d) përbën një alternativë shumë të mirë përballë kabllos (të
bakërt apo fibër), duke krijuar mundësinë për të garantuar lidhje edhe
për ato zona të largëta rurale, ku gërmimet për krijimin e lidhjeve
nëntokësore kushtojnë së tepërmi. Ndërsa në versionin e lëvizshëm
(802.16e), WI-MAX mund të arrijë aq larg sa të hyjë në kompeticion të
drejtpërdrejtë me shërbimet e telefonisë së brezit të tretë e të
katërt, duke marrë për vete një fetë të mirë të këtij tregu.
MOBILE VOIP
Mundësia
për transferimin e zërit në protokollin e internetit tashmë është
realitet, quhet VoIP dhe mban përsipër markën "Skype". Por është gati
edhe teknologjia që mundëson transferimin e thirrjeve VoIP në aparatet
celulare, gjë që shoqërohet me ulje shumtë të fortë të kostove
krahasuar me ato të shërbimeve audio. Aq frikë kanë operatorët
tradicionalë nga kjo teknologji, sa shumë prej tyre e kanë ndaluar
rreptësisht në rrjetet e veta, pasi aplikimi i saj do t‘i ulte ndjeshëm
çmimet.
|
|
|
(1 Comments , 0 are new)
1
Re: BBC: interneti do te jete protagonisti i vitit 2008
by easy4bendi
on March 07, 2008, 08:05:50 PM
kja edhe osht prit
Commenting option has been turned off for this article.
|
|
Komuniteti i Teknologjise se Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, teknologji, programim, albania albanian technology, kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqip, filma shqiptare, programe shqip, tutoriale, zone e lire, xxx zona. |
|