|
|
Lajme
[1] 2 3 ... 30
Tastierë magjike në Motorolan e re
Today at 08:55:11 PM by leoo
 Tastierë magjike në Motorolan e re Postnga *1A* më 23 Korrik 2008, 19:51 Në treg më në fund është paraqitur super-celulari i paralajmëruar qe shumë kohë nga Motorola - ROKR E8. Dizajni i përsosur dhe opsionet e avancuara garantojnë se do t’ia kalojë popullaritetit të celularit RAZR, të prodhuar po ashtu nga Motorola. Duke përdorur teknologjinë inovative MakeShift, ekspertët nga Motorola janë përkujdesur që ROKR E8 në një moment të shfaqë vetëm ato taste të cilat ju nevojiten. Brenda pak kohe kjo pajisje shndërrohet nga telefoni celular në MP3 player dhe anasjelltas. Megjithatë, për dallim nga tastierat e zakonshme virtuale, ROKR E8 në prekje reagon me anë të vibrimit apo lëvizjes së vogël, kështu që keni ndjenjën se keni prekur një tast i cili është ‘i gjallë’. ROKR E8 ka FastScroll, një rrotëz navigimi e cila shfrytëzuesve u mundëson shfletim më të lehtë të përmbajtjeve të ruajtura në pajisje. Me një lëvizje të gishtit të madh mund të kaloni nëpër të gjitha dosjet muzikore, kontaktet, kalendarin dhe përmbajtjet multimediale. Kur ai është në funksionin e MP3 playerit, ROKR E8 riprodhon muzikën në formën tredimensionale stereo. Telefoni ka altoparlant të integruar, e muzikën mund ta dëgjoni edhe nëpërmes dëgjueseve Bluetooth apo të rëndomta. Pajisja ka 2GB të memories interne, e cila mund të zgjerohet me anë të kartelës microSD.
Vala: Konfigurimi “Familja dhe Miqtë” edhe me SMS
Today at 08:07:30 PM by leoo
 Operatori publik mobil Vala, njofton konsumatorët e vet se prej tash e tutje do të mund të bëjnë konfigurimin e produktit “Familja dhe Miqtë” përmes dërgimit të një mesazhi në numrin 553. Ky aplikacion është një mundësi tjetër, e konsumatorëve të Valës, për konfigurimin e produktit “Familja dhe Miqtë”. Aplikacioni në fjalë proceson kërkesën e konsumatorit, pasi ta ketë analizuar atë për korrektësi në përmbajtje dhe format. Mesazhi i cekur duhet të përmbajë minimum një (1) dhe maksimum pesë (5) numra të telefonave të rrjetit të Valas, të ndarë me: hapësirë , katrorë(#) ose presje (,) si p.sh: 44xxxxxx,44xxxxxx, 44xxxxxx, 44xxxxxx, 044xxxxxx apo 044xxxxxx#044xxxxxx#044xxxxxx#044xxxxxx#044xxxxxx apo 044xxxxxx 44xxxxxx 44xxxxxx 44xxxxxx 44xxxxxx Në rast se ndonjëri prej numrave të pranuar nuk i përmbahet kërkesës si në shembujt më lartë, pra numri nuk i ka 8-9 shifra dhe të fillojë me 044 apo me 44, atëherë numri i tillë nuk procesohet. Konsumatori do të informohet nëse mesazhi i pranuar është i formatit të gabuar. VALA në vazhdimësi do të dal me oferta dhe produkte të reja të cilat do të jenë shumë konkurruese në tregun e telefonisë mobile në vend. Telefonia mobile në këtë mënyrë do të bëhet e arritshme dhe e leverdishme për të gjithë. __________________
Games for Windows Live prej tani pa pagesë
Today at 02:13:29 PM by leoo
Microsoft ka vendosur që shërbimin e vet për lojëra online, Games for Windows Live, ta bëjë pa pagesë, si dhe në të njëjtën kohë ta pasurojë me përmbajtje të reja.  Pas daljes së sistemit operativ Windows Vista, Microsoft ka nisur shërbimin Games for Windows Live, e cila është diç e ngjashme ne shërbimin e popullarizuar dhe të suksesshëm Xbox Live për lojëra online dhe lidhje të lojtarëve. Sikur edhe tek Xbox Live Microsoft ka krijuar dy lloje të anëtarësimit nga të cilat njëra duhet të paguhet. Kështu lojtarët e lojërave kompjuterike, të cilët është dashur të paguajnë për të luajtur me lojtarët tjerë të Xbox, kanë mund të paraqesin arritjet e lojtarëve, dhe të komunikojnë me zë dhe të shfrytëzojnë shërbimin e ndërlidhjes sipas aftësive të tyre. Problemi ishte se lojtarët e lojërave kompjuterike nuk kanë dashur të paguajnë për këto shërbime sepse shumicën e tyre kanë mundur t’i marrin pa pagesë, e për të tjerat kanë alternativë. Për këtë Games for Windows Live edhe nuk ka qenë aq shumë i popullarizuar, prandaj Microsoft ka vendosur të ndërmerr diçka në lidhje me këtë. Hapi i parë është heqja e pagesës, derisa hapi i dytë do të jetë shtimi i Marketplace-it, vendit ku mund të blihen lojëra, filma dhe pa pagesë të merren versionet demonstruese të lojërave dhe filmave të rinj. Paralelisht me këtë do të ndryshohet edhe pamja e shërbimit Games for Windows Live i cili duket më bukur. www.gamesforwindows.com
Toshiba Qosmio F55 - laptop i parë me GPS
Today at 08:55:17 AM by leoo
Toshiba ka prezaniar laptopin e saj më të ri Qosmio F55 i cili mban epitetin "laptop për lojëra" duke i faleminderuar procesorit të saj më të ri nga Intel Core 2 Duo dhe kartelës grafike nga nVidia. Këtë laptop gjithashtu e bën të veçantë edhe GPS adapteri si dhe hartat e Garmin. Toshiba me këtë laptop bëhet kompania e parë e cila integron GPS adapterin në laptop. Në web kamerën e saj posedon edhe softverin e cila njeh fytyrat e përdoruesve. Mund të porositet me 3 ose 4 GB RAM dhe HDD prej 320 GB.
samsung prezanton modele të reja të fotoaparateve point-and-shot
Today at 08:50:30 AM by leoo
 Samsung ka prezantuar disa modele të reja të fotoaparateve të digjitale të cilat në treg duhet të paraqiten në muajin shtator. Modeli TL34D posedon ekran LCD të ndjeshëm në prekje, me rezolucion 14.7 MP dhe 3.6 zoom optik. Ky model mund të inçizojë video material me rezolucion 720p. Modeli TL9 ka 10 MP dhe ekran LCD 2.7 inch, 5x zoom optik dhe stabilizator fotografie dual. Modeli tjetër SL310W ka 13.6 MP dhe 2.7 LCD ekran dhe 3.6 zoom optik.
Shqiptaro - Amerikani shpik sistemin e ri për leximin e kompjuterit nga lart
July 22, 2008, 05:25:12 PM by leoo
 Ata që përdorin kompjuterin dhe udhëtojnë shumë, nuk do të ishte keq të kishin një sistem që t’i ndihmonte të lexonin ose shikonin informacionin që kanë në kompjuter pavarësisht se në cilin vend të botës ndodhen. Ky sistem tashmë ekziston madje së shpejti do të vihet në qarkullim edhe në gjuhën shqipe. Shqiptaro-amerikani Donald Leka është kryetar dhe shef ekzekutiv i kompanisë TransMedia me qendër në Nju Jork, e cila ofron një sistem të tillë, që quhet Glide. Me poshte është intervista qe ka bërë VOA me Donald Leken. Zëri i Amerikës :Zoti Leka, ne ju kemi intervistuar edhe më parë dhe ju na keni shpjeguar se si funksionon ky sistem por më lejoni t’ju pyes se në çfarë faze ndodhet tani sistemi Glide? DONALD LEKA :Më 29 maj, ne vumë në qarkullim versionin 3.0 të sistemit të operimit Glide në Karlsbad të Kalifornisë në një takim të quajtur D-Conferencë ose konferenca dixhitale. Mes pjesmarrësve ishin personalitete të tillë si Bill Gates, Michael Dell, Rupert Murdock, e të tjerë. Dhe reagimet ndaj sistemit tonë ishin të shkëlqyera. Zëri i Amerikës :Këtu kemi pamje nga paraqitja që ju i bëtë sistemit Glide në Kaliforni. Përse mendoni se pjesmarrësit treguan interes, çfarë ofroni ju me këtë sistem? DONALD LEKA :Glide është një sistem për menaxhimin e dokumenteve në kompjuter, një sistem që funksionon me të gjitha mekanizmat dixhitale që mund të keni. Ai është kompatibël edhe me çdo lloj kompjuteri që mund të përdorin personat e tjerë me të cilët ju komunikoni. Njerëzve u pëlqen ky lloj kompatibiliteti. Veç kësaj ky sistem të jep lëvizshmëri. Për shembull, pjesmarrësit në konferencën dixhitale janë njerëz shumë të zënë dhe një pjesë të mirë të punës e bëjnë nga telefoni celular. Prandaj aspekti i lëvizshmërisë, mundësia për t’i kthyer telefonat celularë në kompjuter dhe jo vetëm telefonat e tipit blackberry, ishte për ata diçka shumë interesante. Zëri i Amerikës : Pra nëse kemi një telefon si ky, në thelb ne mund të kemi akses në dokumentet e kompjuterit tonë personal, pavarësisht se ku ndodhemi, në Shqipëri, në Kosovë, e kudo tjetër? DONALD LEKA : Po. Dhe ja se si bëhet. Ti mund ta sinkronizosh kompjuterin që ke në punë me atë që ke në shtëpi dhe me anë të telefonit mund të lexosh apo shikosh të gjithë informacionin që ke në këta kompjutera. Jo vetëm kaq. Çdo veprim që bën me këtë informacion pasqyrohet njëkohësisht në të gjithë këta kompjutera. Zëri i Amerikës :A do të thotë kjo se, nëse ke një telefon celular dhe je i lidhur me sistemin Glide, në fakt mund ta kthesh telefonin tënd në një mjet me të cilin për shembull të mund të bësh tregti, në një farë kuptimi? DONALD LEKA: Në një farë kuptimi, po. Sepse në këtë rast ti nuk bën gjë tjetër veçse i heq vetes nevojën për të patur me vete një kompjuter. Për shembull, nëse fillon një projekt në zyrë, ti mund ta përpunosh këtë informacion me anë të celularit gjatë rrugës për në shtëpi, kur je duke udhëtuar me tren. Pastaj, pasi ke arritur në shtëpi, mund t’i bësh informacionit ndryshime të tjera. Pra, nga telefoni mund të punosh me një word processor, mund të komunikosh, mund të bashkëpunosh për një projekt, pra të punosh së bashku me një koleg i cili ndodhet diku tjetër, madje mund të bësh montazh fotografish. Zëri i Amerikës :A e keni sistemin edhe në gjuhën shqipe? DONALD LEKA : Po e kemi. E kemi përkthyer tashmë në shqip dhe do të jetë gati për përdorim më 10 korrik. Faqja zyrtare: http://www.glidedigital.com/
Rritje tremujore e shitjes së iPod për 12 për qind
Rritje tremujore e shitjes së iPod për 12 për qind  Shitja e playerit muzikor iPod, nga kompania informative amerikane Apple, është rritur gjatë tremujorit të dytë të këtij viti për 12 për qind në krahasim me tremujorin paraprak. Apple në tremujorin e dytë ka shitur 11.011 milionë iPod, që paraqet rritje prej shtatë për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Apple në tremujorin e dytë ka shitur edhe 717.000 njësi të telefonit shumëfunksional celular iPhone, përkundër stoqeve të kufizuara. Shitja e iPod, iPhone dhe kompjuterëve Macintosh, e cila është rritur për 41 për qind, në 2.49 milionë njësi, ka kontribuar në rritje e profitit të Apple në tremujorin e dytë të këtij viti, ka njoftuar agjencia e lajmeve Reuters. Kompania amerikane në tremujorin e dytë ka shënuar neto profit prej 1.72 miliardë dollarësh, që paraqet prej 31 për qind për dallim nga periudha e njëjtë më herët. Qarkullimi i Apple gjithashtu është rritur – për 37.8 për qind, në 7.46 miliardë dollarë. Postuar: 13:37 / 22 Korrik
Laptop nga Acer me ekran të madh
Laptop nga Acer me ekran të madh  Ka filluar shitja e laptopit të Acer-it, i cili me performansat e tij mund të zëvendësojë desktopin, e deri diku edhe një qendër multimediale. Dimensionet e laptopit Aspire 8920G nga Acer janë mbresëlënëse, e mjafton vetëm të thuhet se ka ekran me diagonale prej 18.2 inçësh. Veçantia e tij është se nuk është në përmasat 16:10 në të cilat përpunohen ekranet e kompjuterëve, por ofron paraqitje 16:9, siç mund ta gjejmë tek televizorët wide screen, derisa ka rezolucion 1080p (1920 x 1080). Acer sipas të gjitha gjasave e ka dedikuar këtë kompjuter edhe për shikimin HD (high definition) filmave, sepse me monitorin e ka çiftëzuar Blu-ray optical drive.  Laptopi i madh i Acer është i bazuar në procesorin e Intelit Core 2 Duo me takt prej 2.5 GHz, i pajisur me katër gigabajtë të memories dhe madje me dy disqe të forta me kapacitet të përgjithshëm prej 640 GB. Çipi grafik është i nVidias 9650M dhe ka 512 megabajtë memorie. Me këso lloj specifikash nisja e lojërave më të reja 3D nuk do të duhej të ishte aspak problem. Ana e keqe e listës impresive të harduerit është madhësia e kompjuterit, pasi që masa e tij është 4.1 kilogram dhe bateria nuk i zgjat shumë – gjatë shikimit të filmave bateria mund t’i ofrojë kompjuterit 100 orë punë. Mirëpo ky lloj i kompjuterit nuk shërben për bartje të përditshme e as punës në bateri, derisa e kurorëzon një çmim i lartë. Për shembull, në Amerikë ky laptop shitet me çmim prej 3.000 dollarësh. www.acer.com
Disqe të bukura mobile nga LG
Disqe të bukura mobile nga LG  Disqet mobile, të jemi realë, nga ana teknologjike të gjithë janë pak a shumë të njëjtë, prandaj zgjedhja zakonisht bëhet për atë që më së shumti ju pëlqen nga pamja estetike. E pikërisht këtë e ka vënë në shënjestër kompania LG me serinë e re të saj XD1. XD1 disqet përbëhen nga disqet të forta 2.5 SATA 2 me qasje USB 2.0, derisa vijnë në shitje me kapacitete prej 120, 160, 250 i 320 GB. Sa i përket pamjes së jashtme, ai do të vije me dy ngjyra: të zezë dhe me ngjyrë të kuqe të mbylltë. Se kur do të gjenden në treg dhe çmimi për momentin nuk janë të njohura. www.lge.com
AMD në probleme serioze
AMD në probleme serioze  Prodhuesi i çipave AMD ka publikuar humbjet e mëdha të saj për tremujorin e fundit financiar, pasojë e së cilave ishte drejtori ekzekutiv i kompanisë Hector Ruiz, i cili ka qenë në krye të AMD-së për gjashtë vite dhe është dashur të largohet. Rezultatet e tremujorit të dytë kanë dëshmuar qartë se AMD është në telashe të mëdha. Humbjet prej 1.19 miliardë dollarësh janë rritur dyfish në krahasim me 600 milionë dollarë të humbjeve në periudhën e njëjtë të para një viti. Qarkullimi është rritur nga 1.31 miliardë në 1.35 miliardë, por edhe kjo rritje nuk ia ka vlerë qiranë sipas mendimeve të analistëve. Humbjet më të mëdha janë realizuar në njësinë e AMD-së për prodhimin e çipave për celularë dhe atë të pjesëve për televizione digjitale, prandaj AMD ka njoftuar se do t’i shes të dy njësitë. Krejt kjo ka rezultuar me rënien e vlerës së aksioneve të AMD-së për 6.6 për qind, respektivisht në 4.95 dollarë. AMD ende mbetet një konkurrent i madh i Intelit dhe kompani kryesore në tregun e teknologjive komunikuese, por pas kësaj goditje e ardhmja e saj është shumë e pasigurt. www.amd.com
[1] 2 3 ... 30 Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
*Mos prekni najsen se test osht.
|