|
|
Lajme
[1] 2 3 ... 18
Handy Drive Fujitsu 400GB
Handy Drive Fujitsu 400GB  Kompania Fujitsu është e njohur si prodhuesi gadget-eve të ndryshme, si TabletPC, telefona që janë rezistent ndaj ujit, numër të madh të laptopave si dhe VoIP telefonave. Ajo gjithashtu ka prezantuar edhe hard Drive që mban emrin Handy Drive dhe ka kapacitet prej 400 GB. Ka dimenzione 82x141x5x22 cm dhe peshon 230 gram. Ka 4200 rrotullime në minutë dhe me kompjuterin lidhet me USB 2.0. Kushton 334 dollarë.
CBS blen CNET-in për 1.8 miliardë dollarë
CBS blen CNET-in për 1.8 miliardë dollarë  Gjiganti medial CBS ka blerë kompaninë e internetit CNET Networks për 1.8 miliardë dollarë në para të thata, me çmim prej 11.50 dollarësh për aksion. CNET Networks, kompani pronare e disa faqeve jashtëzakonisht të famshme dhe domeneve me vlerë siç janë CNET, ZDNet, GameSpot.com, TV.com, CNET News, UrbanBaby, BNET, CHOW dhe Search.com, qe një kohë është në telashe. Çmimi i aksioneve të tyre veç një kohë të gjatë po bie, derisa me vite nuk ka arritur të kalojë vlerën prej 10 dollarësh, kështu që oferta e CBS-it ofron premi të vlefshme për vlerën aktuale të aksioneve. Andaj, është e qartë pse këshilli drejtues dhe aksionarët e mëdhenj nuk kanë ngurruar shumë për pranimin e ofertës së CBS-it. Me këtë hap CBS automatikisht është bërë një nga 10 firmat më të mëdha të internetit në SHBA. CNET Networks ka rreth 56 milionë vizitorë brenda muajit vetëm në SHBA dhe 200 milionë tjerë në mbarë botën. www.cbs.comwww.cnet.com
Toshiba Satellite L350 me Sleep-and-charge
Toshiba Satellite L350 me Sleep-and-charge  -Seria e re e laptopave nga Toshiba L350 ka zgjeruar rolin e USB portit. Sleep-and-Charge është emri i këtij funksioni i USB portit i cili funksionon edhe kur është fik laptopi. Kjo mundëson që të gjitha aparatet mund të mbushen me rrymë nëpërmjet USB edhe kur laptopi është fik apo në sleep mode. Ka vetëm një të metë, aparatet mund të mbushen nëse laptopi është i kycur në rrymë elektrike. Këso USB porte do të integrohen në të gjitha modelet e reja të laptopeve.
Hardware & Software - maj 2008
Hardware & Software maj 2008
Samsung ka prezantuar teknologjinë e re SNS për PDA aparate që punojnë me Windows që i mundëson të hyjnë në "Second Life".
Yahoo ka zgjeruar servisin e saj të fotografive Flickr dhe në video përmbajtje.
Adobe me Director 11, Media Player 1.0 (AMP) si dhe Adobe TV. Paketi CS4 është në beta verzion që pritet së shpejti të paraqitet.
Sun ka prezantuar verzionin 5.1 MySQL serverit që edhe më tej jet pa pagesë me GPL licencë..
Panasonic ka preznatuar RP-SDV32GL1K SDHC kartelën prej 32 GB ( e cila në kushte ekstreme prej -25 deri +85 gradë celsius.
Iomega ka prezantuar gjeneratën e tretë REV 120GB Backup Drive.
GigaByte po pushton tregun me tastaturën GK-K8000.
Kingston ka paralajmëruar cmime më të ulta për DDR3 modulet (më pak se 200 dollarë për 1 GB).
FoxConnn ka prezantuar pllakën amë BlackOps (chipset X48) për overklokera ekstrem.
Software: AMD Catalyst 8.4, AVG Antivirus Free Edition 7.5.52a1293, SiSoft Sandra Lite XII 2008 SP2, Kaspersky Antivirus 8.0.0.343 pre RC2, Opera 9.50 beta build 9937, Java SE runtime environment (JRE) 6 Update 10 beta build 14, RealPlayer 11.0.0.446, Mozilla Firefox 2.0.0.14, eMule 0.49a beta 1, nVidia nForceware driver for geForce 9 series...
Edhe një celular televiziv nga LG
Edhe një celular televiziv nga LG  Modeli me emërtimin BH620T pronarëve të tij do të duhej t’u ofrojë kënaqësi të vërtetë në transmetimin digjital televiziv aty ku është e mundur. Edhe pse shumica e celularëve të LG-së me mbështetje për pranimin e sinjalit digjital televiziv (DVB-T) në parim paraqiten në tregje tjera, modeli me emërtimin BH620T do të mund të gjendet në vitrinat e distributorëve evropian. Dallueshmëria bazë e pajisjes është pranimi i sinjalit digjital televiziv dhe është krejtësisht e logjikshme që pajisja përmban receptorin përkatës të antenës. Nga anët tjera teknike theksojmë se LG BH620T përmban player multimedial për riprodhimin e të gjitha formateve të njohura audio e video, mbështetje të integruar për HSDPA, Bluetooth, kamerë prej dy megapikselësh dhe karakteristika tjera teknike që përkojnë me këto lloj pajisjesh. LG BH620T për pak kohë do të duhej të paraqitej në tregun gjerman, prej ku do të duhej të vazhdoj shpërndarjen në pjesën tjetër të vendeve tjera evropiane, përfshirë edhe vendet shqipfolëse. www.lgmobile.com
Reklamat afër videove të popullarizuara të YouTube
Reklamat afër videove të popullarizuara të YouTube
Kur e pat blerë Google shërbimin për video materiale, YouTube, të gjithë jemi pyetur kur do t’ia nisë të mbulojë faqen me reklama dhe prej saj të nxjerrë profit sa më të madh. Prej sot e tutje nuk kemi nevojë të pyesim më.
Google ka deklaruar se ka një program të ri për lidhjen e reklamave me videot e popullarizuara në YouTube. Softueri i veçantë parasheh popullaritetin e videos sipas numrit të shikuesve, vlerësimeve dhe ruajtjes së tyre në Favorites. Ky lloj i reklamimit quhet buzz marketing.
Në muajin mars të këtij viti pothuajse 85 milionë njerëz kanë shikuar 4.3 miliardë video në YouTube, ka thënë agjencia për hulumtime ComScore.
Klienti i parë i cili e ka përdorur buzz marketing është Lions Gate Entertainment. LGE ka vendosur të promovojë filmin e vet të ri "The Forbidden Kingdom", i cili ka dalë në shitje këtë muaj.
Microsoft Surface
May 15, 2008, 04:02:56 AM by daBaki.
Shum sen i cmuet... ma nfund e kishin bo edhe ni video me to se kur e pata pa ka qen veq foto... http://www.youtube.com/watch?v=kr1O917o4jIShum kisha dasht me qen si qai japai qe del aty.
Së shpejti procesor me 16 core
Kompjuterat me te fuqishem dhe te shpejte ne treg tani jane ato Intel me procesor me 4 core(quadcore). Inteli po punon per te krijuar procesore me 16 core,pra 4 here me te fuqishem se sa procesoret me te mire qe jane tani. Procesori i ri Intel 16 core do njihet me emrin Larrabe. Parashikohet qe ne kete procesor te ngjitet edhe chipi grafik i madherbordit(GPU). Pra do behen bashke ne nje cope(cpu chip dhe GPU chip ne nje cope te vetme), çdo core ne procesorin 16 do kete shpejtesi mbi 2ghz. Parashikohet te krijohen 2 tipe procesoresh 16. Nje i krijuar vetem per desktop qe do njihet me emrin Havendale.Tipi tjeter i procesorit 16 do jete per laptopat vetem dhe do njihet me emer Auburndale. Ne tremujorin e fundit te ketij viti do dalin mostrat e para te procesoreve.Ne fillim te 2009 procesorat 16 do dalin ne treg ne mase. Progres i madh. Viti 2009 do jete vit interesant me ngjarje te shenuara. Google do futet ne treg me servis pa tel me shpejtesi te larte.Televizioni ne gjithe boten ne shkurt te 2009 do transmetoje vetem ne sinjal dixhital HD, me cilesi shume te larte figure. Nuk do transmetohet me me sinjalet analog. Firma adobe do dale ne treg ne 2009 me Adobe photoshop CS 4 dhe do integroje teknologjine Hydra per pluginsat. Me të mira tung
Microsoft lancon vrasesin e Google Sky
May 13, 2008, 09:16:17 PM by daBaki.
Microsoft po shtyhen me Google kok me kok duke lancuar nje software astronomik. World Wide telescopeMicrosoft Research ka lancuar nje software qe mund ta shiqoni galaksin, edhe eshte gratis. "Duke i kombinuar kapacitetin diqka ekstrem t'madh te imigjiva dhe programe te lehta per perdorim per shiqim ne te gjitha ato informacione, WorldWide Telescope i hap dyert e menyrave te reja per te perjetuar dhe shiquar mrekullit e hapsires" tha Bill Gates. "World Wide Telescope, e realizon endren qe shum prej nesh ne Microsoft Research e kemi ndjek per shum vite. Pytjet qe i keni per hapsir ateher duke perdorur WorldWide Telescope do i gjeni, dhe mendojm qe do perdoret edhe neper shkolla si pjes e mesimit." Curtis Wong, menagjeri i Microsoft's Next Media Research Group. Siq po shifet Microsoft ka fillu mju tut Google dhe po munohet me bo gjithqka per mos me lon me ja kalu... Kjo gje eshte shum e mire per ne.
Dell heq dorë nga brendi XPS?
Kompania Dell që një kohë është duke shtyrë paralelisht brendin e saj XPS, nën të cilin prodhonkompjuterë jashtëzakonisht të fuqishëm të dedikuar për lojëra, dhe Alienware, kompaninë e cila e bën të njëjtën gjë, e të cilën e ka blerë në vitin 2006. Tani, ndoshta ka ardhur koha që të heq dorë nga XPS-i.Në fakt, sipas Wall Street Journal, Dell do të ndalojë së shituri katër modele të kompjuterëve desktop dhe do të orientohet ekskluzivisht në Alienware. Është krejt e mundur, edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, që kompjuterë të ri XPS desktop nuk do të ketë më. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me laptopët nga seria XPS, por disa nga modelet e fundit edhe ashtu nuk kanë qenë të dedikuara për adhuruesit e flaktë të lojërave kompjuterike; Dell XPS 1530 e 1330 më shumë janë një lloj kompromisi në mes të elegancës dhe fuqisë, derisa vetëm modeli 1730 mund të matet deri diku me laptopët Alienware.  Në çdo rast, edhe pse kompjuterët XPS kanë qenë të pranuar në mënyrë solide, dhe kanë sjellë inovacione të caktuara në treg, nuk mund të themi se ankohemi tepër për këtë hap, sepse Alienware ka modele njëjtë të mirë dhe të fuqishëm. E vetmja gjë që mungon është të dalin shitje edhe tek ne ... www.dell.comwww.alienware.com
[1] 2 3 ... 18 Komuniteti i Teknologjise se Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, teknologji, programim, albania albanian technology, kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqip, filma shqiptare, programe shqip, tutoriale, zone e lire, xxx zona.
*Mos prekni najsen se test osht.
|