Lajme
nga leoo
Today at 12:52:48 PM

nga leoo
September 06, 2008, 05:47:44 PM
Video e javës


   Google Chrome.


Diskutimet e fundit
[Today at 03:43:44 PM]

[Today at 01:00:55 PM]

by leoo
[Today at 12:52:48 PM]

by dion
[Today at 11:17:59 AM]

by leoo
[September 06, 2008, 05:47:44 PM]

by leoo
[September 06, 2008, 05:44:38 PM]

[September 06, 2008, 03:14:38 PM]

[September 06, 2008, 10:28:52 AM]

[September 06, 2008, 02:16:00 AM]

by leoo
[September 05, 2008, 11:29:56 PM]

*Interesante: Yjet gjigand.

Lajme

[1] 2 3 ... 42
xx Vjen trashëguesi i celularit LG Prada
Today at 12:52:48 PM by leoo
Vjen trashëguesi i celularit LG Prada



Celulari ekskluziv i LG-së Prada së shpejti do të bëhet me trashëguesin e tij me emrin Prada II, derisa tani janë të njohura edhe specifikat e sakta.

Nëse mund tu besohet thashethemeve të fundit, Prada e re do të jetë e pajisur në një mënyrë bukur mbresëlënëse. Komunikim quad-band, komunikim i të dhënave nëpërmes lidhjeve Wi-Fi, HSDPA e Bluetooth, ekran me diagonale prej tre inçësh dhe rezolucion 240 x 400 piksela si dhe radio FM.

Kamera e tij ka karakteristika të shkëlqyera: pesë megapiksela, video incizim dhe blic. Pajisja do të ketë tastierë të plotë QWERTY e cila do të hapet në rrëshqitje, e krejt këto e bëjnë celularin një produkt të pajisur mirë.



Keni parasysh që fotografia të cilën e kemi paraqitur është tërësisht jozyrtare dhe lehtë është e mundur që pajisje do të duket pak më ndryshe. Na intereson vetëm çmimi...


xx 3D IPTV
September 06, 2008, 05:47:44 PM by leoo




Gjigandi Brazilian i telekomunikacionit Telefonica dhe Philips kanë filluar të emetojnë 3D IPTV test sinjal në disa pjesë të Sao Paolos. është interesante se bëhet fjalë për teknologjinë e cila nuk kërkon përdorim të 3D syzave për të parë 3D fotografi, por në vend të saj duhet 3D HDTV me përkrahje të Full HD rezolucion (1080p) nga Philips i cili në shitje do të jetë në fund të këtij viti. Përvec këtij TV, që kushton rreth 18.000 euro, kusht tjetër është të jetosh edhe në pjesën e Sao Paolos që quhet Zhardin, që në shëpi të vjen kabllo optike, e cila është e nevojshme për shkak të qarkullimit të madh të të dhënave për 3D sinjal. është paraparë që komercializimi i këtij servisi të fillojë 3 vitete e ardhshme.
xx SATA HDD Multi Function Dock
September 06, 2008, 05:44:38 PM by leoo




Me siguri shumica kanë nashtë PC ndonjë hard disk SATA që shërben për backup të dokumenteve, së paku 2 Flash USB dhe kartela të memorisë me standarde të ndryshme... Kjo do të nënkuptojë se ju duhet të përdorni shumë edhe USB Hub, lexues të kartelave dhe lidhje për SATA ekstern...  Ekziston një zgjidhje për të gjitha këto. Ekziston SATA HDD Multi Function Dock with One Touch Backup.
Ai me kompjuterin lidhet nëpërmjet USB kabllos dhe ofron lidhje me hard disqe 2.5 dhe 3.5 inch, dy USB porte për Flash dhe lexues të kartelave.
xx 32% e përdoruesve të Windows,kalojnë në Mac
September 05, 2008, 05:00:12 PM by leoo
32% e përdoruesve të Windows,kalojnë në Mac




Firma ChangeWave ka sfiduar Microsoft-in duke hedhur në treg një kompjuter i cili që tani është porositur nga 4000 klientë.

Edhe pse ende vihet re një shitje më e madhe e kompjuterave Mac të pajisur me pjesë Microsoft, shitjet e Mac gjatë kohëve të fundit kanë patur një rritje mjaft të konsiderueshme.

Sipas një studimi të bërë, 32 për qind e të interesuarve për të blerë kompjutera gjatë ditëve në vazhdim, shprehen se do të preferonin ata Apple. Statistikat e ditëve të fundit tregojnë se aktualisht përdoruesit e Mac variojnë nga 3 deri në 10 për qind, ndërkohë që ata Apple arrijnë deri në 32 për qind.
xx Francë: USB në vend të biletës
September 05, 2008, 04:57:44 PM by leoo
Francë: USB në vend të biletës



Francezët përgatiten për një gjetje të re teknologjike. Ata nuk do të kenë më nevojë që të paguajnë para kesh për të hypur në tren, por do të përdorin trurin e një USB-je të prodhuar enkas për këtë shërbim.

Kompania franceze e transportit, SNCF, ka nisur edhe testimin me një mijë pasagjerët e parë duke vënë në përdorim të tyre trurin e një USB-je të quajtur Smart Card. Ndërkohë, sipas sistemit të përgatitur, veprimet e mbushjes me para të USB-së do të kryhen në shtëpi me anë të kompjuterit. Përdoruesi, thjesht do të dorëzojë USB-në në pikën e hyrjes në tren, nga ku edhe do të zbritet shuma e parave.

Nëse sistemi do të rezultojë i suksesshëm, deri në vitin 2010 ai do të aplikohet në të gjithë mjetet e transportit publik.
xx Sony tërheq 440.000 laptopë nga tregu
September 05, 2008, 04:21:27 PM by leoo
Sony tërheq 440.000 laptopë nga tregu




Na duket pak e pabesueshme që kohë pas kohë ndonjë prodhues përkundër faktit që investon miliarda në prodhimin e pajisjeve të tyre ka probleme me to. I fundit me radhë është gjiganti i industrisë elektronike Sony.

Nëse rastësisht jeni pronar i ndonjërit prej laptopëve të Sonyt të serisë Vaio TZ, të prodhuar në mes muajit maj 2007 dhe korrik 2008, dijeni se jeni një ndër “fatlumët” të cilëve Sony do t’ua zëvendësojë laptopin për një tjetër të ri.

Në fakt, pas 209 padive të pronarëve të modeleve të laptopit të përmendur se nxehen aq shumë sa që kanë shkaktuar djegie te një numër i caktuar, Sony ka vendosur të tërheq nga tregu 440.000 laptopë.

Siç lajmërojnë në taborin zyrtar të prodhuesit, lidhjet kabllore në mënyrë jokualitative në mes shtëpizës dhe ekranit të pajisjes mund të sjellin deri tek nxehja e tyre, e lëshime të ngjashme janë vërejtur edhe brenda lidhjeve në vet ekranin e laptopit.

Problemet e reja të kompanisë Sony vijnë afërsisht dy vjet pasi që kompania është dashur që në mënyrë masive të tërheqë bateritë e integruara në bateritë e laptopëve, të cilat kanë sjellë deri tek djegia e pajisjeve.

www.sony.com
xx WebPortali WEHT
September 05, 2008, 01:48:48 PM by JonSaraqini
WebPortali WEHT

WEHT është shkurtesa për "What Ever Happened To", gjegjësisht "Çfarë ka ndodhur me". Ky web sajt dedikohet për ata që dëshironë të dijnë  se çfarë ka ndodhë me yjet e ndryshme të ndonjë filmi, seriali apo edhe të ndonjë reklame të harruar. Psh dikujt i intereson "Ku gjendet tani Monica Lewinski?" Çka ka ndodhur me njeriun që e ka vra John Lennon? Ku gjenden këngëtarët e Grupit ABBA? Ku gjendet aktori i vogël i Karate Kid apo basisti i grupit Nirvana? Ndoshta dikujt i intereson ku gjendet këngëtari i viteve 90-ta MC Hammer?

Egjitha kjo në web faqen www.weht.net
xx FILLON RIKTHIMI I KANALEVE TË DIGITALB DHE PROJEKTI DIGJITAL TV
September 04, 2008, 10:41:29 PM by leoo




Rikthimi i kanaleve të platformes Digitalb do të behet në disa hapa ndërsa 8 kanalet e rikthyera shënojnë vetëm hapin e parë në këtë drejtim. Procesi do te përfundoj me implementimin e Digital TV.

Prishtinë, 4 shtator 2008-Kompania telekomunikuese IPKO, është duke e shtuar numrin e kanaleve televizive të licencuara nga Këshilli i pavarur për media (KPM), në sistemin e saj kabllor televiziv me programe informative dhe argëtuese te platformës DigitAlb si dhe po fillon digjitalizimin e transmetimit televiziv.

IPKO, konfirmon synimin e saj për të avancuar në aspektin teknologjik rrjetin kabllor televiziv përmes transmetimit digjital.  DigitalTV  nga IPKO do të ofrojë tek konsumatoret sinjal televiziv si dhe pamje shumë me kualitative së bashku me një ofertë më të gjerë programore. Implementimi i transmetimit digjital do të bëhet para përfundimit të vitit.

Ne sistemin televiziv kabllor të IPKO, tashmë janë rikthyer në transmetim 8 kanale të platformës Digitalb, me të cilën IPKO posedon marrëveshje ekskluzive të transmetimit ne territorin e Kosovës.

Rikthimi i kanaleve të kësaj platforme do të bëhet në disa hapa ndërsa 8 kanalet e rikthyera shënojnë vetëm hapin e parë në këtë drejtim.  Ne ditët qe vijojnë do të rikthehen në transmetim edhe kanalet tjera përmbajtjesore. I tërë projekti do të përfundon me implementimin e transmetimit digjital.

Tetë kanalet që tashmë po transmetohen në Rrjetin kabllor të IPKO janë: Top Channel, Klan, Top News, My Music, Explorer 1, Explorer 2, Explorer 3 si dhe Folk +.  Për të gjitha këto kanale Digitalb ka ofruar konfirmimin zyrtarë për posedimin e licencave të transmetimit të përmbajtjes së tyre edhe në Kosovë, qe i ka mundësuar KPM-se të jep të drejtën e menjëhershme të transmetimit të tyre.

IPKO është ofruesi kryesore i televizionit kabllorë në territorin e Kosovës, duke udhëhequr për nga numri i klientëve si dhe për nga shtrirja e rrjetit.  IPKO ka më shume se 51 mije klient në rrjetin kabllor televiziv i cili ofrohet së bashku me kyçjen në internet. Në 11 qytete të Kosovës janë ndërtuar mbi 160,000 porte, qe nënkupton mundësin e kyçjes se po këtij numri të klientëve.  Është duke u punuar në zgjerimin e rrjetit në Dardanë, Deqan, Klinë,dhe në disa vendbanime më të vogla përskaj qendrave regjionale ku shërbimet do të fillojnë deri në vjeshtë. Planifikohet kompletimi i mbi 180,000 porteve deri në fund të vitit, duke përfshirë projektet edhe në disa qytete tjera të Kosovës dhe të kompletohet oferta e Trefishtë( Triple-play), qe përfshinë internetin, telefoninë fikse dhe Televizionin Digjital.

IPKO ofron shërbime telekomunikuese te telefonisë mobile, internetit dhe të telefonisë fikse.
Të tri këto shërbime janë të licencuara nga autoritete përkatëse.

info: www.ipko.com
lamp Robotika dhe ushtria në të ardhmen e afërt
September 04, 2008, 07:12:30 PM by bombarduesi
WASHINGTON- Pas 12 vitesh, pikërisht në 2020 ushtria mund të jetë e përbërë nga robotë. Ndoshta 1/3 e ushtrisë përfshi këtu dhe gjeneralët me grada mund të jenë të përbërë nga robotë. Kjo është ideja e dy shkencëtarë amerikanë të Universitetit të Ëashingtonit Bill Smart dhe Doug Feë e cila në fakt mund t’i hapë rrugë dhe skenare shumë të rrezikshëm.
Por dy shkencëtarët sqarojnë se vendimi përfundimtar në cështjen ushtarake nuk do ti lihet robotëve por njeriut. Smart, kërkues në inxhinerinë elektronike shprehet “duam që vendimin përfundimtar ta marrë njeriu, pasi do të ishte shumë e rrezikshme që një vendim ushtarak që ka të bëjë me luftime, me vrasje apo strategji ushtarake të merrej nga një robot. Ndërkohë kërkimi ka ecur përpara sidomos në modalitetin e dialogut mes njeriut dhe robotit.
xx Laptop i cili u tërheq me aromë
September 04, 2008, 03:09:37 PM by JonSaraqini
Laptop i cili u tërheq me aromë

Nuk jemi krejtësisht të sigurt se kjo është një ide e mirë, por kompania Asus ka vendosur të paraqes një seri të laptopëve me dekorime lulesh të cilët, në mes tjerash, do të kanë edhe aromë të këndshme.

Në të janë ofruar aromat si Floral, Cologne, Ocean e Grass, e edhe pse ndoshta ideja që laptopit tuaj t’i vjen era oqean ju duket tërheqëse, secili njeri i dhënë pas kompjuterit më shumë e do aromën e plastikës së re. Mirëpo do të shohim se si ASUS F6V do të kalojë në treg.

Sa u përket mundësive, bëhet fjalë për laptopët e klasës së mesme me diagonale prej 13.3 inçësh, procesorë të Intelit Core 2 Duo, deri në katër GB të memories punuese, kapacitet të diskut të fortë 320 GB, e – pak e papritur, ai përmban edhe lexuesin e shenjave të gishtërinjve. Kartela e integruar grafike është nga ATI, HD 3470, e sa për imazh Asus brenda tij ka futur edhe një kamerë të uebit me rezolucion prej 1.3 megapikselë dhe qasjen HDMI.

Për më shumë info vizitoni:
www.asus.com
[1] 2 3 ... 42
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
*Mos prekni najsen se test osht.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.