Lajme
Today at 11:03:49 AM

Today at 11:02:45 AM
Video e javës


   iPhone-i nuk prishet dot!
Diskutimet e fundit
by leoo
[Today at 12:37:55 PM]

[Today at 11:03:49 AM]

[Today at 11:02:45 AM]

by leoo
[Today at 10:01:14 AM]

[Today at 07:20:47 AM]

[Today at 02:22:13 AM]

[Today at 01:22:49 AM]

by leoo
[July 23, 2008, 08:55:11 PM]

by leoo
[July 23, 2008, 08:07:30 PM]

by leoo
[July 23, 2008, 02:13:29 PM]
Muzike

Lajme

[1] 2 3 ... 30
xx MP3 player mozaik
Today at 11:03:49 AM by JonSaraqini
MP3 player mozaik

Kompania Creative ka paraqitur MP3 playerin e saj të ri me emërtimin Zen Mosaic, i cili para së gjithash është interesant për shkak të dizajnit të tij të pazakontë.

Në fakt, tastet për udhëheqje me Zen Mosaic janë më të voglat e mundur, që bien në sy duke marrë parasysh se në pajisje të tilla prodhuesit mundohen të shfrytëzojnë secilin milimetër të hapësirës. Mirëpo kësaj radhe dizajni ‘mozaik’ ka kushtëzuar vendosjen e tasteve, dhe nuk jemi të sigurt se rezultati ka qenë ideal.

Sipas specifikave kjo pajisje nuk është asgjë revolucionare: në të gjendet ekrani prej 1.8 inçësh, kapacitet prej 2.4 apo 8 gigabajtësh (varësisht nga modeli), FM radio, altoparlantë të integruar dhe bateria e cila do të zgjasë rreth 32 orë. Nuk dihet se kur pajisje do të mund të gjendet në dyqanet evropiane, por çmimi i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duhej të sillej rreth 200 dollarë.

Me shumë info në:
www.creative.com
xx Laptopi i vogël është rritur
Today at 11:02:45 AM by JonSaraqini
Laptopi i vogël është rritur

Pas shumë zhurme ka filluar shitjen Asus Eee PC 1000. Edhe më tutje me dimensione të vogla, ky laptop vjen me ekranin prej 10 inçësh dhe çmimin shumë më të lartë sesa pjesa tjetër e serisë.

Mund të përzgjidhni në mes Windows XP dhe Linuxit, me ngjyrë të zezë apo të bardhë. Varianti më i lirë, ai me Windows, vjen me 80GB të diskut të fortë, derisa modeli me Linux ka 40GB SSD disk dhe vjen me 20 gigabajt të hapësirës falas në internet.

Të dy modelet shfrytëzojnë të njëjtin procesor.

Pajisjet vijnë me aplikacionin E connect, i cili u mundëson të lidheni në kompjuterët tjerë Eee. Për herë të parë shpejtësia e lidhjes pa tela (wireless) në internet është e kënaqshme.

Me gjithë këto është paralajmëruar kohëzgjatja e baterisë prej shtatë orë e gjysmë, që është një shifër shumë interesante dhe na intereson shumë nëse është e vërtetë. Në rast se po kjo është e vërtetë atëherë kjo pajisje do të bëj një revolucion të vogël në botën e laptopëve dhe askush më nuk do të dëshirojë ndonjë laptop tjetër.
xx Padisin Google për shkak të trafikut që u sjell
Today at 10:01:14 AM by leoo
Gazetat belge, Le Soir e La Libre Bélgique, kanë vendosur të padisin Googlen dhe të kërkojnë nga gjiganti i internetit dëmshpërblim financiar me vlerë prej 49 milionë eurosh

Derisa shumica e hapësirave tjera të uebit në mbarë botën mbështeten pikërisht në Google, i cili nëpërmjet makinës së tij të kërkimit sjellë pjesë të konsiderueshme të vizitorëve, disa botues të caktuar belgë, mu për këtë fakt, kanë vendosur të padisin sërish kompaninë Google.
Gazetat belge, Le Soir e La Libre Bélgique, kanë vendosur të padisin Googlen dhe të kërkojnë nga gjiganti i internetit dëmshpërblim financiar me vlerë prej 49 milionë eurosh, dhe këtë mu për arsyen se ai publikon dhe furnizon të tjerët me përmbajtje pa lejen e tyre.
Këtë padi më të re të çuditshme e ka nisur në emër të publikimeve të caktuara, Copiepresse, organizata e cila përfaqëson një pjesë të caktuar të botuesve belgë nga rajoni i cili mbulon lajme në gjuhën frënge dhe atë gjermane.
Edhe tingëllon befasuese - Google vitin e kaluar ka humbur një padi të ngjashme nga disa publikime belge, të cilat publikojnë përmbajtje në internet dhe për këtë është dashur të largojë lajmet e tyre nga Google News.
Përveç vet largimit, gjykata belge i ka caktuar dënimin me vlerë prej katër milionë eurosh, mirëpo pasi që përfaqësuesit e gjigantit të internetit janë ankuar, ata ende presin vendimin e gjyqit për këtë
xx Tastierë magjike në Motorolan e re
July 23, 2008, 08:55:11 PM by leoo



Tastierë magjike në Motorolan e re

Postnga *1A* më 23 Korrik 2008, 19:51


Në treg më në fund është paraqitur super-celulari i paralajmëruar qe shumë kohë nga Motorola - ROKR E8. Dizajni i përsosur dhe opsionet e avancuara garantojnë se do t’ia kalojë popullaritetit të celularit RAZR, të prodhuar po ashtu nga Motorola.

Duke përdorur teknologjinë inovative MakeShift, ekspertët nga Motorola janë përkujdesur që ROKR E8 në një moment të shfaqë vetëm ato taste të cilat ju nevojiten. Brenda pak kohe kjo pajisje shndërrohet nga telefoni celular në MP3 player dhe anasjelltas.

Megjithatë, për dallim nga tastierat e zakonshme virtuale, ROKR E8 në prekje reagon me anë të vibrimit apo lëvizjes së vogël, kështu që keni ndjenjën se keni prekur një tast i cili është ‘i gjallë’.

ROKR E8 ka FastScroll, një rrotëz navigimi e cila shfrytëzuesve u mundëson shfletim më të lehtë të përmbajtjeve të ruajtura në pajisje.

Me një lëvizje të gishtit të madh mund të kaloni nëpër të gjitha dosjet muzikore, kontaktet, kalendarin dhe përmbajtjet multimediale.

Kur ai është në funksionin e MP3 playerit, ROKR E8 riprodhon muzikën në formën tredimensionale stereo. Telefoni ka altoparlant të integruar, e muzikën mund ta dëgjoni edhe nëpërmes dëgjueseve Bluetooth apo të rëndomta.

Pajisja ka 2GB të memories interne, e cila mund të zgjerohet me anë të kartelës microSD.
xx Vala: Konfigurimi “Familja dhe Miqtë” edhe me SMS
July 23, 2008, 08:07:30 PM by leoo



Operatori publik mobil Vala, njofton konsumatorët e vet se prej tash e tutje do të mund të bëjnë konfigurimin e produktit “Familja dhe Miqtë” përmes dërgimit të një mesazhi në numrin 553.

Ky aplikacion është një mundësi tjetër, e konsumatorëve të Valës, për konfigurimin e produktit “Familja dhe Miqtë”.

Aplikacioni në fjalë proceson kërkesën e konsumatorit, pasi ta ketë analizuar atë për korrektësi në përmbajtje dhe format. Mesazhi i cekur duhet të përmbajë minimum një (1) dhe maksimum pesë (5) numra të telefonave të rrjetit të Valas, të ndarë me: hapësirë , katrorë(#) ose presje (,) si p.sh:

44xxxxxx,44xxxxxx, 44xxxxxx, 44xxxxxx, 044xxxxxx

apo

044xxxxxx#044xxxxxx#044xxxxxx#044xxxxxx#044xxxxxx

apo

044xxxxxx 44xxxxxx 44xxxxxx 44xxxxxx 44xxxxxx

Në rast se ndonjëri prej numrave të pranuar nuk i përmbahet kërkesës si në shembujt më lartë, pra numri nuk i ka 8-9 shifra dhe të fillojë me 044 apo me 44, atëherë numri i tillë nuk procesohet.

Konsumatori do të informohet nëse mesazhi i pranuar është i formatit të gabuar.

VALA në vazhdimësi do të dal me oferta dhe produkte të reja të cilat do të jenë shumë konkurruese në tregun e telefonisë mobile në vend.

Telefonia mobile në këtë mënyrë do të bëhet e arritshme dhe e leverdishme për të gjithë.
__________________
xx Games for Windows Live prej tani pa pagesë
July 23, 2008, 02:13:29 PM by leoo
Microsoft ka vendosur që shërbimin e vet për lojëra online, Games for Windows Live, ta bëjë pa pagesë, si dhe në të njëjtën kohë ta pasurojë me përmbajtje të reja.



Pas daljes së sistemit operativ Windows Vista, Microsoft ka nisur shërbimin Games for Windows Live, e cila është diç e ngjashme ne shërbimin e popullarizuar dhe të suksesshëm Xbox Live për lojëra online dhe lidhje të lojtarëve. Sikur edhe tek Xbox Live Microsoft ka krijuar dy lloje të anëtarësimit nga të cilat njëra duhet të paguhet.

Kështu lojtarët e lojërave kompjuterike, të cilët është dashur të paguajnë për të luajtur me lojtarët tjerë të Xbox, kanë mund të paraqesin arritjet e lojtarëve, dhe të komunikojnë me zë dhe të shfrytëzojnë shërbimin e ndërlidhjes sipas aftësive të tyre. Problemi ishte se lojtarët e lojërave kompjuterike nuk kanë dashur të paguajnë për këto shërbime sepse shumicën e tyre kanë mundur t’i marrin pa pagesë, e për të tjerat kanë alternativë.

Për këtë Games for Windows Live edhe nuk ka qenë aq shumë i popullarizuar, prandaj Microsoft ka vendosur të ndërmerr diçka në lidhje me këtë. Hapi i parë është heqja e pagesës, derisa hapi i dytë do të jetë shtimi i Marketplace-it, vendit ku mund të blihen lojëra, filma dhe pa pagesë të merren versionet demonstruese të lojërave dhe filmave të rinj. Paralelisht me këtë do të ndryshohet edhe pamja e shërbimit Games for Windows Live i cili duket më bukur.

www.gamesforwindows.com
xx Toshiba Qosmio F55 - laptop i parë me GPS
July 23, 2008, 08:55:17 AM by leoo



 Toshiba ka prezaniar laptopin e saj më të ri Qosmio F55 i cili mban epitetin "laptop për lojëra" duke i faleminderuar procesorit të saj më të ri nga Intel Core 2 Duo dhe kartelës grafike nga nVidia. Këtë laptop gjithashtu e bën të veçantë edhe GPS adapteri si dhe hartat e Garmin. Toshiba me këtë laptop bëhet kompania e parë e cila integron GPS adapterin në laptop. Në web kamerën e saj posedon edhe softverin e cila njeh fytyrat e përdoruesve. Mund të porositet me 3 ose 4 GB RAM dhe HDD prej 320 GB.
xx samsung prezanton modele të reja të fotoaparateve point-and-shot
July 23, 2008, 08:50:30 AM by leoo


Samsung ka prezantuar disa modele të reja të fotoaparateve të digjitale të cilat në treg duhet të paraqiten në muajin shtator. Modeli TL34D posedon ekran LCD të ndjeshëm në prekje, me rezolucion 14.7 MP dhe 3.6 zoom optik. Ky model mund të inçizojë video material me rezolucion 720p. Modeli TL9 ka 10 MP dhe ekran LCD 2.7 inch, 5x zoom optik dhe stabilizator fotografie dual. Modeli tjetër SL310W ka 13.6 MP dhe 2.7 LCD ekran dhe 3.6 zoom optik.
xx Shqiptaro - Amerikani shpik sistemin e ri për leximin e kompjuterit nga lart
July 22, 2008, 05:25:12 PM by leoo



Ata që përdorin kompjuterin dhe udhëtojnë shumë, nuk do të ishte keq të kishin një sistem që t’i ndihmonte të lexonin ose shikonin informacionin që kanë në kompjuter pavarësisht se në cilin vend të botës ndodhen. Ky sistem tashmë ekziston madje së shpejti do të vihet në qarkullim edhe në gjuhën shqipe. Shqiptaro-amerikani Donald Leka është kryetar dhe shef ekzekutiv i kompanisë TransMedia me qendër në Nju Jork, e cila ofron një sistem të tillë, që quhet Glide.


Me poshte është intervista qe ka bërë VOA me Donald Leken.

Zëri i Amerikës :Zoti Leka, ne ju kemi intervistuar edhe më parë dhe ju na keni shpjeguar se si funksionon ky sistem por më lejoni t’ju pyes se në çfarë faze ndodhet tani sistemi Glide?

DONALD LEKA :Më 29 maj, ne vumë në qarkullim versionin 3.0 të sistemit të operimit Glide në Karlsbad të Kalifornisë në një takim të quajtur D-Conferencë ose konferenca dixhitale. Mes pjesmarrësve ishin personalitete të tillë si Bill Gates, Michael Dell, Rupert Murdock, e të tjerë. Dhe reagimet ndaj sistemit tonë ishin të shkëlqyera.

Zëri i Amerikës :Këtu kemi pamje nga paraqitja që ju i bëtë sistemit Glide në Kaliforni. Përse mendoni se pjesmarrësit treguan interes, çfarë ofroni ju me këtë sistem?

DONALD LEKA :Glide është një sistem për menaxhimin e dokumenteve në kompjuter, një sistem që funksionon me të gjitha mekanizmat dixhitale që mund të keni. Ai është kompatibël edhe me çdo lloj kompjuteri që mund të përdorin personat e tjerë me të cilët ju komunikoni. Njerëzve u pëlqen ky lloj kompatibiliteti. Veç kësaj ky sistem të jep lëvizshmëri. Për shembull, pjesmarrësit në konferencën dixhitale janë njerëz shumë të zënë dhe një pjesë të mirë të punës e bëjnë nga telefoni celular. Prandaj aspekti i lëvizshmërisë, mundësia për t’i kthyer telefonat celularë në kompjuter dhe jo vetëm telefonat e tipit blackberry, ishte për ata diçka shumë interesante.

Zëri i Amerikës : Pra nëse kemi një telefon si ky, në thelb ne mund të kemi akses në dokumentet e kompjuterit tonë personal, pavarësisht se ku ndodhemi, në Shqipëri, në Kosovë, e kudo tjetër?

DONALD LEKA : Po. Dhe ja se si bëhet. Ti mund ta sinkronizosh kompjuterin që ke në punë me atë që ke në shtëpi dhe me anë të telefonit mund të lexosh apo shikosh të gjithë informacionin që ke në këta kompjutera. Jo vetëm kaq. Çdo veprim që bën me këtë informacion pasqyrohet njëkohësisht në të gjithë këta kompjutera.

Zëri i Amerikës :A do të thotë kjo se, nëse ke një telefon celular dhe je i lidhur me sistemin Glide, në fakt mund ta kthesh telefonin tënd në një mjet me të cilin për shembull të mund të bësh tregti, në një farë kuptimi?

DONALD LEKA: Në një farë kuptimi, po. Sepse në këtë rast ti nuk bën gjë tjetër veçse i heq vetes nevojën për të patur me vete një kompjuter. Për shembull, nëse fillon një projekt në zyrë, ti mund ta përpunosh këtë informacion me anë të celularit gjatë rrugës për në shtëpi, kur je duke udhëtuar me tren. Pastaj, pasi ke arritur në shtëpi, mund t’i bësh informacionit ndryshime të tjera. Pra, nga telefoni mund të punosh me një word processor, mund të komunikosh, mund të bashkëpunosh për një projekt, pra të punosh së bashku me një koleg i cili ndodhet diku tjetër, madje mund të bësh montazh fotografish.

Zëri i Amerikës :A e keni sistemin edhe në gjuhën shqipe?

DONALD LEKA : Po e kemi. E kemi përkthyer tashmë në shqip dhe do të jetë gati për përdorim më 10 korrik.


Faqja zyrtare: http://www.glidedigital.com/
xx Rritje tremujore e shitjes së iPod për 12 për qind
July 22, 2008, 01:41:39 PM by JonSaraqini
Rritje tremujore e shitjes së iPod për 12 për qind

Shitja e playerit muzikor iPod, nga kompania informative amerikane Apple, është rritur gjatë tremujorit të dytë të këtij viti për 12 për qind në krahasim me tremujorin paraprak.

Apple në tremujorin e dytë ka shitur 11.011 milionë iPod, që paraqet rritje prej shtatë për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Apple në tremujorin e dytë ka shitur edhe 717.000 njësi të telefonit shumëfunksional celular iPhone, përkundër stoqeve të kufizuara.

Shitja e iPod, iPhone dhe kompjuterëve Macintosh, e cila është rritur për 41 për qind, në 2.49 milionë njësi, ka kontribuar në rritje e profitit të Apple në tremujorin e dytë të këtij viti, ka njoftuar agjencia e lajmeve Reuters.

Kompania amerikane në tremujorin e dytë ka shënuar neto profit prej 1.72 miliardë dollarësh, që paraqet prej 31 për qind për dallim nga periudha e njëjtë më herët.

Qarkullimi i Apple gjithashtu është rritur – për 37.8 për qind, në 7.46 miliardë dollarë.
Postuar: 13:37 / 22 Korrik
[1] 2 3 ... 30
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
*Mos prekni najsen se test osht.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.