Video e javës


   CPU vs. GPU.


Diskutimet e fundit
[Today at 06:52:49 PM]

[Today at 05:05:02 PM]

by leoo
[Today at 05:00:12 PM]

[Today at 05:00:03 PM]

[Today at 04:36:54 PM]

[Today at 04:36:03 PM]

[Today at 04:34:39 PM]

[Today at 04:33:50 PM]

[Today at 04:23:17 PM]

by leoo
[Today at 04:21:27 PM]

*Interesante: Yjet gjigand.

Lajme

[1] 2 3 ... 42
xx 32% e përdoruesve të Windows,kalojnë në Mac
Today at 05:00:12 PM by leoo
32% e përdoruesve të Windows,kalojnë në Mac




Firma ChangeWave ka sfiduar Microsoft-in duke hedhur në treg një kompjuter i cili që tani është porositur nga 4000 klientë.

Edhe pse ende vihet re një shitje më e madhe e kompjuterave Mac të pajisur me pjesë Microsoft, shitjet e Mac gjatë kohëve të fundit kanë patur një rritje mjaft të konsiderueshme.

Sipas një studimi të bërë, 32 për qind e të interesuarve për të blerë kompjutera gjatë ditëve në vazhdim, shprehen se do të preferonin ata Apple. Statistikat e ditëve të fundit tregojnë se aktualisht përdoruesit e Mac variojnë nga 3 deri në 10 për qind, ndërkohë që ata Apple arrijnë deri në 32 për qind.
xx Francë: USB në vend të biletës
Today at 04:57:44 PM by leoo
Francë: USB në vend të biletës



Francezët përgatiten për një gjetje të re teknologjike. Ata nuk do të kenë më nevojë që të paguajnë para kesh për të hypur në tren, por do të përdorin trurin e një USB-je të prodhuar enkas për këtë shërbim.

Kompania franceze e transportit, SNCF, ka nisur edhe testimin me një mijë pasagjerët e parë duke vënë në përdorim të tyre trurin e një USB-je të quajtur Smart Card. Ndërkohë, sipas sistemit të përgatitur, veprimet e mbushjes me para të USB-së do të kryhen në shtëpi me anë të kompjuterit. Përdoruesi, thjesht do të dorëzojë USB-në në pikën e hyrjes në tren, nga ku edhe do të zbritet shuma e parave.

Nëse sistemi do të rezultojë i suksesshëm, deri në vitin 2010 ai do të aplikohet në të gjithë mjetet e transportit publik.
xx Sony tërheq 440.000 laptopë nga tregu
Today at 04:21:27 PM by leoo
Sony tërheq 440.000 laptopë nga tregu




Na duket pak e pabesueshme që kohë pas kohë ndonjë prodhues përkundër faktit që investon miliarda në prodhimin e pajisjeve të tyre ka probleme me to. I fundit me radhë është gjiganti i industrisë elektronike Sony.

Nëse rastësisht jeni pronar i ndonjërit prej laptopëve të Sonyt të serisë Vaio TZ, të prodhuar në mes muajit maj 2007 dhe korrik 2008, dijeni se jeni një ndër “fatlumët” të cilëve Sony do t’ua zëvendësojë laptopin për një tjetër të ri.

Në fakt, pas 209 padive të pronarëve të modeleve të laptopit të përmendur se nxehen aq shumë sa që kanë shkaktuar djegie te një numër i caktuar, Sony ka vendosur të tërheq nga tregu 440.000 laptopë.

Siç lajmërojnë në taborin zyrtar të prodhuesit, lidhjet kabllore në mënyrë jokualitative në mes shtëpizës dhe ekranit të pajisjes mund të sjellin deri tek nxehja e tyre, e lëshime të ngjashme janë vërejtur edhe brenda lidhjeve në vet ekranin e laptopit.

Problemet e reja të kompanisë Sony vijnë afërsisht dy vjet pasi që kompania është dashur që në mënyrë masive të tërheqë bateritë e integruara në bateritë e laptopëve, të cilat kanë sjellë deri tek djegia e pajisjeve.

www.sony.com
xx WebPortali WEHT
Today at 01:48:48 PM by JonSaraqini
WebPortali WEHT

WEHT është shkurtesa për "What Ever Happened To", gjegjësisht "Çfarë ka ndodhur me". Ky web sajt dedikohet për ata që dëshironë të dijnë  se çfarë ka ndodhë me yjet e ndryshme të ndonjë filmi, seriali apo edhe të ndonjë reklame të harruar. Psh dikujt i intereson "Ku gjendet tani Monica Lewinski?" Çka ka ndodhur me njeriun që e ka vra John Lennon? Ku gjenden këngëtarët e Grupit ABBA? Ku gjendet aktori i vogël i Karate Kid apo basisti i grupit Nirvana? Ndoshta dikujt i intereson ku gjendet këngëtari i viteve 90-ta MC Hammer?

Egjitha kjo në web faqen www.weht.net
xx FILLON RIKTHIMI I KANALEVE TË DIGITALB DHE PROJEKTI DIGJITAL TV
September 04, 2008, 10:41:29 PM by leoo




Rikthimi i kanaleve të platformes Digitalb do të behet në disa hapa ndërsa 8 kanalet e rikthyera shënojnë vetëm hapin e parë në këtë drejtim. Procesi do te përfundoj me implementimin e Digital TV.

Prishtinë, 4 shtator 2008-Kompania telekomunikuese IPKO, është duke e shtuar numrin e kanaleve televizive të licencuara nga Këshilli i pavarur për media (KPM), në sistemin e saj kabllor televiziv me programe informative dhe argëtuese te platformës DigitAlb si dhe po fillon digjitalizimin e transmetimit televiziv.

IPKO, konfirmon synimin e saj për të avancuar në aspektin teknologjik rrjetin kabllor televiziv përmes transmetimit digjital.  DigitalTV  nga IPKO do të ofrojë tek konsumatoret sinjal televiziv si dhe pamje shumë me kualitative së bashku me një ofertë më të gjerë programore. Implementimi i transmetimit digjital do të bëhet para përfundimit të vitit.

Ne sistemin televiziv kabllor të IPKO, tashmë janë rikthyer në transmetim 8 kanale të platformës Digitalb, me të cilën IPKO posedon marrëveshje ekskluzive të transmetimit ne territorin e Kosovës.

Rikthimi i kanaleve të kësaj platforme do të bëhet në disa hapa ndërsa 8 kanalet e rikthyera shënojnë vetëm hapin e parë në këtë drejtim.  Ne ditët qe vijojnë do të rikthehen në transmetim edhe kanalet tjera përmbajtjesore. I tërë projekti do të përfundon me implementimin e transmetimit digjital.

Tetë kanalet që tashmë po transmetohen në Rrjetin kabllor të IPKO janë: Top Channel, Klan, Top News, My Music, Explorer 1, Explorer 2, Explorer 3 si dhe Folk +.  Për të gjitha këto kanale Digitalb ka ofruar konfirmimin zyrtarë për posedimin e licencave të transmetimit të përmbajtjes së tyre edhe në Kosovë, qe i ka mundësuar KPM-se të jep të drejtën e menjëhershme të transmetimit të tyre.

IPKO është ofruesi kryesore i televizionit kabllorë në territorin e Kosovës, duke udhëhequr për nga numri i klientëve si dhe për nga shtrirja e rrjetit.  IPKO ka më shume se 51 mije klient në rrjetin kabllor televiziv i cili ofrohet së bashku me kyçjen në internet. Në 11 qytete të Kosovës janë ndërtuar mbi 160,000 porte, qe nënkupton mundësin e kyçjes se po këtij numri të klientëve.  Është duke u punuar në zgjerimin e rrjetit në Dardanë, Deqan, Klinë,dhe në disa vendbanime më të vogla përskaj qendrave regjionale ku shërbimet do të fillojnë deri në vjeshtë. Planifikohet kompletimi i mbi 180,000 porteve deri në fund të vitit, duke përfshirë projektet edhe në disa qytete tjera të Kosovës dhe të kompletohet oferta e Trefishtë( Triple-play), qe përfshinë internetin, telefoninë fikse dhe Televizionin Digjital.

IPKO ofron shërbime telekomunikuese te telefonisë mobile, internetit dhe të telefonisë fikse.
Të tri këto shërbime janë të licencuara nga autoritete përkatëse.

info: www.ipko.com
lamp Robotika dhe ushtria në të ardhmen e afërt
September 04, 2008, 07:12:30 PM by bombarduesi
WASHINGTON- Pas 12 vitesh, pikërisht në 2020 ushtria mund të jetë e përbërë nga robotë. Ndoshta 1/3 e ushtrisë përfshi këtu dhe gjeneralët me grada mund të jenë të përbërë nga robotë. Kjo është ideja e dy shkencëtarë amerikanë të Universitetit të Ëashingtonit Bill Smart dhe Doug Feë e cila në fakt mund t’i hapë rrugë dhe skenare shumë të rrezikshëm.
Por dy shkencëtarët sqarojnë se vendimi përfundimtar në cështjen ushtarake nuk do ti lihet robotëve por njeriut. Smart, kërkues në inxhinerinë elektronike shprehet “duam që vendimin përfundimtar ta marrë njeriu, pasi do të ishte shumë e rrezikshme që një vendim ushtarak që ka të bëjë me luftime, me vrasje apo strategji ushtarake të merrej nga një robot. Ndërkohë kërkimi ka ecur përpara sidomos në modalitetin e dialogut mes njeriut dhe robotit.
xx Laptop i cili u tërheq me aromë
September 04, 2008, 03:09:37 PM by JonSaraqini
Laptop i cili u tërheq me aromë

Nuk jemi krejtësisht të sigurt se kjo është një ide e mirë, por kompania Asus ka vendosur të paraqes një seri të laptopëve me dekorime lulesh të cilët, në mes tjerash, do të kanë edhe aromë të këndshme.

Në të janë ofruar aromat si Floral, Cologne, Ocean e Grass, e edhe pse ndoshta ideja që laptopit tuaj t’i vjen era oqean ju duket tërheqëse, secili njeri i dhënë pas kompjuterit më shumë e do aromën e plastikës së re. Mirëpo do të shohim se si ASUS F6V do të kalojë në treg.

Sa u përket mundësive, bëhet fjalë për laptopët e klasës së mesme me diagonale prej 13.3 inçësh, procesorë të Intelit Core 2 Duo, deri në katër GB të memories punuese, kapacitet të diskut të fortë 320 GB, e – pak e papritur, ai përmban edhe lexuesin e shenjave të gishtërinjve. Kartela e integruar grafike është nga ATI, HD 3470, e sa për imazh Asus brenda tij ka futur edhe një kamerë të uebit me rezolucion prej 1.3 megapikselë dhe qasjen HDMI.

Për më shumë info vizitoni:
www.asus.com
xx Laptop i cili u tërheq me aromë
September 04, 2008, 03:08:58 PM by leoo
Laptop i cili u tërheq me aromë





Nuk jemi krejtësisht të sigurt se kjo është një ide e mirë, por kompania Asus ka vendosur të paraqes një seri të laptopëve me dekorime lulesh të cilët, në mes tjerash, do të kanë edhe aromë të këndshme.

Në të janë ofruar aromat si Floral, Cologne, Ocean e Grass, e edhe pse ndoshta ideja që laptopit tuaj t’i vjen era oqean ju duket tërheqëse, secili njeri i dhënë pas kompjuterit më shumë e do aromën e plastikës së re. Mirëpo do të shohim se si ASUS F6V do të kalojë në treg.

Sa u përket mundësive, bëhet fjalë për laptopët e klasës së mesme me diagonale prej 13.3 inçësh, procesorë të Intelit Core 2 Duo, deri në katër GB të memories punuese, kapacitet të diskut të fortë 320 GB, e – pak e papritur, ai përmban edhe lexuesin e shenjave të gishtërinjve. Kartela e integruar grafike është nga ATI, HD 3470, e sa për imazh Asus brenda tij ka futur edhe një kamerë të uebit me rezolucion prej 1.3 megapikselë dhe qasjen HDMI.

www.asus.com
xx Trafiku i internetit është dyfishuar
September 04, 2008, 02:27:12 PM by leoo
Trafiku i internetit është dyfishuar




Edhe pse sipas të dhënave të raportit të ekspertëve të kompanisë TeleGeography Research, trafiku i përgjithshëm i internetit nga mesi i vitit 2007 e deri më sot, është rritur për 53 për qind, kjo e dhënë megjithatë nënkupton rënien e rritjes së trafikut të internetit.

Sipas të dhënave të kompanisë TeleGeography Research, qarkullimi global i internetit nga mesi i vitit 2007 deri në mesin e vitit 2008 është rritur për madje 53 për qind. Megjithatë, sipas të dhënave nga një vit më parë, kjo do të thotë se ka rënie prej tetë për qind, kur merret parasysh se kjo shifër atëherë ka qenë 61 për qind.

Në ndërkohë kapaciteti i përgjithshëm i kabllove optike në mbarë botën është rritur për 62 për qind, me të cilën vihet deri te e dhëna se trafiku i internetit shfrytëzon vetëm 29 për qind të kapacitetit të tij të përgjithshëm.

Në të njëjtën kohë TeleGeography Research që prej vitit 2001 shënon rënie të numrit të përdoruesve të ri të lidhje me shirit të gjerë (broadband), mirëpo në aspektin global trafiku po rritet marrë parasysh nevojat çdo ditë e më të mëdha të përdoruesve për videot online dhe shërbimet e ngjashme.

www.telegeography.com
xx Google Insight
September 03, 2008, 10:38:49 PM by JonSaraqini
Google ''Insight for Search''

Google ka prezantuar prodhimin e saj më të ri "Insight for Search". Kjo dedikohet për "shpalljet e vogla" dhe ka për detyrë që të përcjellë popullaritetin e terminologjisë së kërkimit në tërë botën. Me përdorimin e Insight Search mund të kërkoni me termin të caktuar për të shikuar sa herë është kërkuar po i njejti, ka mundësi që të shikoni se cili prodhim është më i popullarizuar në vende të ndryshme të botës, mund të shikoni se në cilin vend rriten apo ulen interesat për ndonjë termin të caktuar. Rezultatet e këtij kërkimi mund të filtrohen me regjione, kohë apo edhe kategori.
[1] 2 3 ... 42
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
*Mos prekni najsen se test osht.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.