Video e javës


   Efekte speciale realistike, së shpejti edhe me kompjuterin tuaj.


Diskutimet e fundit
[Today at 02:29:54 PM]

[Today at 01:28:24 AM]

[August 28, 2008, 07:38:49 PM]

by leoo
[August 28, 2008, 04:53:16 PM]

by leoo
[August 28, 2008, 03:50:39 PM]

[August 28, 2008, 12:20:29 PM]

[August 28, 2008, 12:17:55 PM]

[August 27, 2008, 07:31:31 PM]

[August 27, 2008, 07:22:58 PM]

[August 27, 2008, 07:21:53 PM]

*Interesante: Yjet gjigand.

Lajme

[1] 2 3 ... 40
xx Fundi i përdoruesve të kopjeve ilegale të Windows XP?
August 28, 2008, 06:04:40 PM by leoo
Fundi i përdoruesve të kopjeve ilegale të Windows XP?



Microsoft ka vendosur të bëj edhe hap tutje në luftë kundër pronarëve të kopjeve ilegale të Windows, të cilët, dorën në zemër, janë më shumë sesa ata legal.

Kanë kaluar rreth dy vite prej paraqitjes së mekanizmit të Microsoftit, WGA, apo Windows Genuine Advantage Notification detyra parësore e të cilit ka qenë njoftimi i përdoruesve se janë duke përdorë kopje ilegale të Windows-it (sikur nuk e kanë ditur secili pa i thënë askush).

Natyrisht, kjo ‘pengesë’ shpejt është kaluar nga ana e atyre të cilët merren me softuer ilegal. WGA nga kjo javë është avancuar edhe më, prandaj prej tani e tutje Windows XP-të ilegalë do të bëjnë që sipërfaqja punuese e përdoruesit të bëhet krejt e zezë, një gjë që do të paraqitet ëdo gjashtëdhjetë minuta të përdorimit të kopjes ilegale të Windows.

Pos “errësimit” të ekranit, në pjesën e tij të poshtme do të paraqitet një porosi transparente për faktin se ju jeni duke përdorë kopje ilegale të Windows. Të gjitha këto telashe, natyrisht, mund të hiqen qafësh duke instaluar softuerin origjinal.

E tani ajo ana pozitive për të gjithë ju ‘dashakëqij” të cilët përdorni kopje ilegale të softuerit, nëse i bëni azhurnim (update) sistemit tuaj operativ vetëm ‘hidhjani syrin” asaj që po instaloni, sepse ndoshta nuk dëshironi të instaloni WGA Notifications. Mirëpo, siç qëndron kjo punë në botën e informatikës, kur prodhuesi ia vendos përdoruesit ndonjë problem, ky gjithmonë e gjen formën për ta anashkaluar.
xx Kamera dixhitale 60.5 megapixel
August 28, 2008, 04:53:16 PM by leoo
Kamera dixhitale 60.5 megapixel



“Phase One prezanton kamerën e re P 65+, me sistem fotografik deri në 60.5 megapixel”.

Lufta për madhësinë e fotove ka kohë që ka filluar në botë, që nga telefonat celular deri te fotokamerat. Prodhuesit kanë sjellë të reja interesante në këtë fushë.
Prej disa ditësh ka dalë në treg fotokamera e re e formatit Hasselblad H3 DII – 50 e cila ëshë adoptuar në një sensor Kodak të formatit 48x36 mm dhe është në gjendje të bëjë fotografi deri në 50 megapixel rezolucion.

Në sitin e prodhuesit, Phase One prezantohet një sistem fotografik me kapacitet dixhital P 65 + ose 60.5 megapixel, i aftë të prodhojë imazhe 8984x6732 pixel.

Imazhet RGB 8 bit kanë dimensione rreth 180 megabit për një foto. Nga specifikat teknike karakteristikë është kapaciteti i fotografimit në një sekondë, me një gamë dinamizmi në 12.5.

Fotokamera e re dixhitale pritet të dalë në shitje këtë vjeshtë dhe çmimi i saj është shumë i shtrenjtë rreth 42 mijë dollarë amerikanë.
xx Edhe telefonat VOIP mund të janë të bukur
August 28, 2008, 03:50:39 PM by leoo
Edhe telefonat VOIP mund të janë të bukur




Për këtë pajisje nuk dimë shumë, për më tepër, e as që mund të dimë duke pasur parasysh se bëhet fjalë për prototip të telefonave VOIP. Mirëpo është dizajnuar aq bukur sa nuk mund ta anashkalojmë.

Telefoni Tatung VOIP do të duhej të kishte lidje Bluetooth e Wi-Fi dhe pjesën e përparme të ndjeshme në prekje. Opsione dhe taste nuk ka tepër, mirëpo na duket se ka mjaft për krejt ato që nevojiten në një pajisje VOIP.

Se a do të paraqitet në treg kjo pajisje dhe me çfarë çmimi, kjo është punë tjetër, mirëpo edhe nëse nuk ec puna në aspektin e VOIP, nuk do të ishim pishman as që ky dizajn një ditë të përdoret për zhvillimin e telefonave celularë.

www.e-novadesign.com
xx Virusi infekton kompjuterët në hapësirë
August 27, 2008, 12:59:27 PM by leoo
Virusi infekton kompjuterët në hapësirë




Kur virusi e infekton kompjuterin e dikujt, nuk është edhe ndonjë lajm. Mirëpo kur kjo ndodhë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor i cili sillet rreth botës, atëherë kjo është dukshëm më e pakëndshme.

Krimbi i cili ka hyrë në laptopët e astronautëve të shkretë quhet W32.Gammima.AG dhe për qëllim ka të vjedh fjalëkalimin e kompjuterit të infektuar. Siç pohojnë në NASA, janë infektuar disa laptopë, mirëpo asnjëri prej tyre nuk përdoret për operacione kritike në hapësirë, por bëhet fjalë për pajisjet në të cilat kryesisht lexohen e-mailat.

Megjithatë, vet mendimi se astronautët në hapësirë do të mund të kishin probleme për shkak të viruseve të kompjuterit është shumë i pakëndshëm dhe bie nën domenin e fantastikës shkencore nga të nëntëdhjetat e hershme, për të cilën kemi menduar që kurrë nuk do të bëhet e vërtetë.

NASA, dorën në zemër, po bëhet e mençur, duke mos pranuar në asnjë mënyrë se laptopët të cilët përdoren për gjëra të rëndësishme nuk mund të infektohen me virus. E pyetur nëse ata laptopë si dhe laptopët e infektuar në të njëjtin rrjet, zëdhënësja e NASA-s Kelly Humphries është përgjigjur me mençuri: Edhe po ta dija, nuk do të mund të ju tregoja për shkak të shkaqeve të sigurisë.

www.nasa.gov
xx T-Mobile ka shitur mbi 120.000 iPhone 3G
August 27, 2008, 11:46:19 AM by leoo
T-Mobile ka shitur mbi 120.000 iPhone 3G



Nga kompania gjermane T-Mobile kanë njoftuar se prej lansimit të të iPhone 3G, më 11 korrik të këtij viti, kanë shitur mbi 120.000 njësi të kësaj pajisje të çuditshme, dhe këtë përkundër të gjitha problemeve me shpërndarjen të cilat janë paraqitur, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie.

Hamid Akhavan për revistën javore gjermane Focus ka sqaruar se për shkak të kërkesës së madhe, disa nga blerësit është dashur të presin me javë të tëra që ky aparat i avancuar tu arrijë në adresë të tyre.

"Parashikimet tona janë tejkaluar", ka thënë Akhavan në intervistë për Reuters dhe ka shtuar se vetëm në Gjermani janë shitur 75.000 telefona të tillë.

Problemet me shpërndarjen janë paraqitur kur kompania Apple ka vendosur që produkti të filloj me shitjen në 22 shtete njëkohësisht.

Gjenerata e tretë e telefonave mobil ka lidhje dukshëm më të shpejtë të internetit nga seria e parë e cila është paraqitur në treg në mesin e vitit 2007. Megjithatë, përdoruesit nuk janë tërësisht të kënaqur as me këtë produkt. Zakonisht ankohen për ndërprerje të papritura të bisedave dhe sinjal jostabil të internetit.
xx Të vegjël, të bukur dhe të mençur – laptopët për qejfin tonë
August 26, 2008, 02:09:23 PM by leoo
Të vegjël, të bukur dhe të mençur – laptopët për qejfin tonë



Tregu i laptopëve të vegjël është aq i ngopur sa që prodhuesit duhet me çdo kusht të gjejnë mënyrën për të tërhequr publikun e ri. Asus ka vendosur që këtë ta arrijë me dy ngjyra të re të pajisjeve.

Eee PC 901 XP mund të blihet që tani në ngjyrë qershie. Si efekt shtesë, shtëpiza e tij është dekoruar me lule të vogla.

Kolegu i tij, 900 XP, vjen në ngjyrë vjollce dhe po ashtu është i dekoruar me një dizajn të pacaktuar fantastik.



Duket se pajisjet e reja kanë vënë në shënjestër tregjet më të buta, mirëpo dekorimet janë aq diskrete sa që mund të përdoren edhe nga përdoruesit që e mbajnë veten për ‘burra të fortë’.


xx Celulari i parë me projektor të integruar
August 26, 2008, 10:59:43 AM by leoo
Celulari i parë me projektor të integruar



Ja, ndodhi edhe kjo: celulari i parë me projektor të integruar është paraqitur në treg. Dëm që vetëm bëhet fjalë për pajisjen që pakkush do ta blej në të vërtetë.

Produkti i kompanisë kineze Epoq ka specifika bukur të dobëta: pos projektorit i cili në sipërfaqe të rrafshët mund të paraqes fotografi me diagonale prej 30 inçësh, në të gjendet edhe ekrani i ndjeshëm në prekje dhe dalja video. Mirëpo, kamera e integruar ka rezolucion prej gjithsejtë 1.3 megapiksela, derisa prej lidhjeve për bartje të dhënave në të gjendet vetëm GPRS.

Megjithatë, ajo që shumicën do t’i zmbraps nga blerja, pos faktit që pajisja mund të blihet vetëm në Kinë, është edhe se Epoq EGP-PP01 është kopje e pastër e iPhone, me pamje pothuajse identike.



Pa marrë parasysh këtë, është mirë të shohim se është e mundur të kemi projektor të vërtetë në një pajisje aq të vogël siç është celulari. Ndoshta edhe kjo do të bëhet pjesë e pajisjeve standarde të celularëve të cilët tanimë janë përplot me gjëra tjera.


xx Aplikacionet e uebit më të shpejta në Firefox 3.1
August 25, 2008, 02:19:45 PM by leoo
Aplikacionet e uebit më të shpejta në Firefox 3.1



Shumë nga ne shumicën e detyrave të përditshme online, siç janë leximi i e-mailave, shkrimin, shfletimin e RSS apo humbjen e kohës në Facebook, e bëjmë nëpërmes shfletuesit të uebit. Mu për këtë është shumë e rëndësishme që aplikacionet komplekse të uebit të kompletohen sa më shpejtë, e pikërisht këtë do ta mundësoj versioni i radhës i shfletuesit Firefox 3.1.

Aplikacionet si Gmail e Facebook do të punojnë dukshëm më shpejtë falë teknologjisë së quajtur TraceMonkey, e cila përshpejton punën e programeve të shkruara në gjuhën programuese JavaScript.

Ndryshimi në shpejtësi do të duhej të ishte dramatik, derisa disa teste preliminare të cilat i kanë paraqitur në Mozilla shfaqin përshpejtime prej 20.8 deri në 37.5 herë më të mëdha për dallim nga Firefox 3.0.

Firefox 3.1 do të duhej të paraqitej diku kah fundi i vitit, e tani edhe kemi arsye që ta presim me padurim.

www.firefox.com
xx Laptopët më të fuqishëm nga Lenovo
August 25, 2008, 10:49:19 AM by leoo
Laptopët më të fuqishëm nga Lenovo



 Kompania Lenovo ka lëshuar në shitje dy laptopë për të cilët pohon se janë laptopët më të fuqishëm që ka prodhuar ndonjëherë.

W500 fillon me çmimin 1.629 dollarë dhe ofron procesor të Intelit Core 2 Duo me takt punues 2.53 GHz, dhe ekran të diagonales 15'4 inçësh, 1 GB DDR3 të memories punuese, disk të fortë me kapacitet 100 GB dhe kartelën grafike të ATI, Mobility FireGL V5700 me 512MB memorie.

Vëllai i tij i madh W700 ka diagonale të ekranit prej 17 inçësh dhe qysh në fillim është pothuajse dy herë më i shtrenjtë – qëndron 2.978 dollarë. Procesori i integruar është ai nga Intel T9400, kartelë grafike NVIDIA Quadro FX2700, derisa kapaciteti i diskut të fortë është 160 GB. 2 GB të integruar DDR3 RAM ne na duket tepër pak për këtë çmim, mirëpo kush do, mund të shtoj edhe më shumë memorie të punës.



Ajo çfarë na pëlqen jashtëzakonisht është fakti se këta ThinkPad janë megjithatë pak më ndryshe  sesa dizajni standard i cili për këta laptopë nuk ka ndryshuar me vite të tëra.

www.lenovo.com


xx Celulari i cili do të ‘varros’ kamerën
August 24, 2008, 01:40:36 PM by leoo
    
Celulari i cili do të ‘varros’ kamerën



Javën e ardhshme nga prodhuesi Samung na vjen celulari i cili do të mund të paralajmëronte fundin e epokës së fotoaparateve digjitale. Samsung i8510 është celulari i parë me kamerë prej 8 megapikselash, derisa kualiteti i tij mund të matet me kualitetin e fotografisë të cilitdo fotoaparati digjital.

Prodhuesi vlerëson se ky telefon dhe të ngjashmit me të nga kompanitë tjera konkurrente do të mund të përjashtonin nga loja kamerat digjitale.

Problemi i vetëm që mbetet është ai i madhësisë dhe thjesht fizikisht nuk mund të vendosen objektivat e mëdhenj dhe kjo është pika ku kamera tradicionale/fotoaparati gjithmonë do të jetë në përparësi.



Derisa ky produkt përgatitet për dalje në treg, në Sony Ericsson veçmë po përgatiten për versionin e vet të njëjtit, merr vesh Daily Mail.

Në Samsung i8510 do të gjeni HSDPA, GPS, WiFi, FM radio, madje edhe 16 GB hapësirë për mbushje, që mund të shtohet edhe më tej me anë mikro kartelave.
[1] 2 3 ... 40
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
*Mos prekni najsen se test osht.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.