Video e javës


   Roboti Honda ASIMO drejton Simfoninë e Detroidit.
Diskutimet e fundit
[Today at 09:48:30 PM]

[Today at 09:36:08 PM]

[Today at 05:30:55 PM]

[Today at 03:40:35 PM]

[Today at 02:22:49 PM]

[Today at 03:12:01 AM]

[Today at 01:39:31 AM]

[May 21, 2008, 08:37:14 PM]

[May 21, 2008, 07:08:40 PM]

[May 21, 2008, 02:14:57 PM]
Muzike

Lajme

[1] 2 3 ... 19
xx Philips ka përgatitur dy celularë të rinj
May 21, 2008, 02:14:57 PM by JonSaraqini
Philips ka përgatitur dy celularë të rinj

Dorën në zemër, pothuajse kemi harruar për segmentin e Philips-it në industrinë e telefonave celularë, duke marrë parasysh se ai i është shitur kinezëve, mirëpo kompania holandeze ka vendosur të na përkujtojë me paraqitjen e dy modeleve të reja.

Gjatë verës tek ne evropianët do të duhej të paraqiteshin telefonat celularë Philips 198 e Philips 199.

Të dy modelet i takojnë kategorisë së lirë, të celularëve të thjeshtë: janë identikë sipas dizajnit, derisa sipas karakteristikave teknike dallojnë ekskluzivisht për faktin se modeli 199 është i pajisur me pranues të radiovalëve FM, e modeli 198 nuk është.

Karakteristikat tjera të njëjta janë: ekran 1.5-inçësh me rezolucion prej 128 x 129 pikselash, buton katërkahësh për navigim, dimensione prej 99 x 42 x 13.5 milimetra, peshë prej 65 gramësh, melodi polifonike, bateri e cila mundëson deri në pesë orë bisedë dhe 20 ditë në pritje, derisa sa u përket lidhjeve, të dy modelet bien në kategorinë e pajisjeve dual band (900/1800 MHz) me mbështetje për GPRS.

Edhe pse Philips ia ka shitur njësinë e tij për prodhimin e celularëve kompanisë kineze China Electronics, të dy modelet do të paraqiteshin së pari në Evropë dhe atë me çmim prej 40, respektivisht 45 euro.
xx Microsoft dëshiron të blejë vetëm makinën e kërkimit nga Yahoo
May 20, 2008, 04:25:04 PM by JonSaraqini
Microsoft dëshiron të blejë vetëm makinën e kërkimit nga Yahoo

Edhe pse Microsoft pak kohë më parë jozyrtarisht ka deklaruar se heq dorë nga blerja e Yahoo-së, megjithatë duket se kësaj sage ende nuk i ka ardhur fundi. Sipas informatave të fundit, Microsoft është i interesuar vetëm për blerjen e platformës së Yahoo-së për kërkim.

I gjithë tregimi rreth Yahoo-së tani duket shumë i dhimbshëm. Pasi që nuk ka ecur si duhet shitja, e presionet në Yahoo kanë qenë të hatashme, tani është kaluar në marrjen e asaj që më së shumti ka vlerë në gjigantin e internetit.

Ka disa interesa që përfshihen këtu: Jerry Yang, bashkëthemelues dhe njëri prej aksionarëve të mëdhenj të Yahoo-së, dëshiron që kompania të mbetet e pavarur. Carl Icahn, i cili së bashkë me bashkëmendimtarët e tij kontrollon rreth 28% të kompanisë, edhe më tutje dëshiron që Yahoo në tërësi t’i shitet Microsoftit. Microsofti megjithatë dëshiron vetëm platformën e Yahoo-së për kërkim, që do t’i kushtonte shumë më pak se blerja e tërësishme e Yahoo-së, dhe do t’i mundësonte që deri-diku të garojë në mënyrë të barabartë në këtë fushë me Google.

Rezultatet janë të pamundura të parashikohen, por Yahoo siç e njohim nuk do të mbijetojë gjatë, kjo është e sigurt.

Code:
www.yahoo.com
xx Kamerë digjitale për gjeneratën YouTube
May 20, 2008, 04:23:06 PM by JonSaraqini
Kamerë digjitale për gjeneratën YouTube

Çdo ditë e më shumë prodhues të kamerave digjitale dhe fotoaparateve paraqesin produktet e tyre për publikimin e drejtpërdrejt të përmbajtjeve në ndonjërin prej shërbimeve të shumta të internetit. Shembulli i fundit në vargun e këtij trendi është edhe kamera më e re digjitale e kompanisë JVC.

JVC e ka plotësuar serinë e vet të kamerave të saj digjitale Everio S me modelin më të ri me shenjën GZ-MS100. Kamera, mes tjerash, ka edhe një buton me të cilin mundësohet publikimi i thjeshtë i përmbajtjeve të incizuara në shërbimin YouTube, që është edhe më i popullarizuari i llojit të tij në internet.

Kjo kamerë kompakte peshon vetëm 272 gramë, për ruajtje të dhënave shfrytëzon kartelën e memories SD, ka ekran LCD me diagonale prej 2.7 inçësh, thjerrëza optike është ajo e kompanisë Konica Minolta me zoom prej optik 35x, ka edhe encoder MPEG-2, derisa shitet edhe me paketën softuerike CyberLink. Pikërisht nëpërmes tij, me shtypjen në një buton, është mundësuar dërgimi i materialit të incizuar në shërbimin YouTube.

JVC GZ-MS100 do të duhej të paraqitet në tregjet e mbarë botës këtë qershor me çmim prej 349.99 dollarësh amerikanë.

Code:
www.jvc.com
xx Hakerët serbë sulmojnë ueb-faqen e Postës Shqiptare
May 19, 2008, 01:34:08 PM by easy4bendi


Ueb-faqja e Postës Shqiptare është sulmuar nga hakerët serbë të cilët kanë shfrytëzuar mundësinë të bëjnë propagandë nacionaliste, duke shkruar porosinë "Kosova është Serbi".

Po ashtu ata, sipas Balkanweb, kanë shkruar porosi, "Luftoni me më të mirët dhe vdisni si gjithë të tjerët. Mirë se vini në botën tonë” dhe kanë vendosur një logo që përdoret nga nacionalistët serbë – duke u hedhur online në çdo funksion të ueb-faqes.

www.postashqiptare.al nuk mund t’u shërbejë klientëve të saj asnjë informacion për tarifat, destinacionet, përveç propagandën e mësipërme dhe shenja pa kuptim – ndërsa për momentin është duke u përpjekur që të rikthehet në jetë.

Kjo nuk është hera e parë që faqet shqiptare bëhen pre e sulmeve të hakerave të cilët i shfrytëzojnë dijet e tyre në internet për qëllimet e tyre.
xx Softueri pirat ende "lulëzon"
May 19, 2008, 01:32:30 PM by easy4bendi


Pirateria në vitin 2007 ka bërë për vete hiq më pak se 48 miliardë dollarë në “rrugë të gabueshme”, ka bërë të njohur hulumtimi i bërë nga kompania Business Software Alliance (BSC) në bashkëpunim me Interactive Data Corp (IDC).

BSC dhe IDC në hulumtim kanë përfshirë rreth 108 shtete, derisa niveli i piraterisë ka rënë në 67 prej tyre, që në fund nuk ka qenë e mjaftueshme për të zvogëluar humbjet. Përkundrazi, pirateria është ngritur për 8 miliardë dollarë në nivelin global, respektivisht është shënuar rritje e piraterisë për 3 për qind, derisa për vitin paraprak rritja ka qenë 38 për qind.

Vendet të cilat kanë përqindje më të madhe të piraterisë, vazhdojnë me rritjen e mëtutjeshme, kështu që niveli i softuerit ilegal në Armeni është 93 për qind, Bangladesh 92 për qind, Zimbabve 91 për qind dhe Sri Lankë 90 për qind.

Si shembuj të luftimit të piraterisë udhëheqin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku paraqitet 20 për qind e softuerit pirat, Luksemburgu me 21 për qind dhe Zelanda e Re me 22 për qind.
xx OLPC XO prej tash edhe me Windows XP
May 17, 2008, 07:52:19 PM by JonSaraqini
OLPC XO prej tash edhe me Windows XP

Organizata joqeveritare OLPC (One Laptop Per Child) ka vendosur të bashkohet me prodhuesin më të madh të softuerëve në botë, e këtë vetëm sa për t’iu mundësuar fëmijëve të vendeve në zhvillim shfrytëzimin e Windows XP, në të ashtuquajturin “laptop prej 100 dollarësh”.

Qysh prej dhjetorit të kaluar përfaqësuesit e Microsoftit kanë paralajmëruar mundësinë e ‘zhveshjes’ së Windows XP në mënyrë që i njëjti të mund të shfrytëzohet nga laptopi jo shumë i fuqishëm i emërtuar XO. Detyra më e madhe për programuesit e Windows ka qenë të shtyjnë XP-në të niset nga kartela e memories SD dhe përpunimi i programeve përpunuese për harduer special të integruar në këtë laptop të lirë.

Organizata OLPC laptopët e saj XO me Windows të integruar planifikon t’i ofrojë në gjashtë vende të botës gjatë muajit të ardhshëm, derisa shpërndarja e gjerë pritet në fillim të vjeshtës së këtij viti. Krejt e pritshme, çmimi i kompjuterit është pak më i lartë, kështu që një XO me sistem operativ Windows XP do të kushtojë 200 dollarë, nga të cilat Microsoft do të fitojë nga tre dollarë për njësi të shitur.

Laptopi XO ka dalë në shitje në nëntor të vitit 2007 dhe deri më tani ka arritur shifrën prej 600.000 njësive në mbarë botën.

www.laptop.org
xx Hakerët sulmojnë mbi 500.000 lokacione uebi në mbarë botën
May 17, 2008, 07:48:18 PM by JonSaraqini
Hakerët sulmojnë mbi 500.000 lokacione uebi në mbarë botën

Hakerë anonimë kanë sulmuar këtë javë dhe rrezikuar mbi gjysmë milionë lokacione të uebit në mbarë botën, bën të ditur kompania ndërkombëtare kundër viruseve - TrendMicro.

Numri i lokacioneve të sulmuara, sipas ekspertëve të kompanisë TrendMicro po rritet me shpejtësi të madhe, derisa sulmuesit po tentojnë të infektojnë kompjuterët e vizitorëve të lokacioneve të sulmuara. Vizitorët e lokacioneve të sulmuara drejtohen kah disa serverë të hakerëve pa ndërprerë.

Softueri dashakeq, i cili fshihet në serverin e fundit me radhë, teston nëse përdoruesi i kompjuterit ka azhurnuar softuerin e tij, respektivisht a ka instaluar shtojcat softuerike të cilat evitojnë lëshimet e sigurisë, si në rastin e shfletuesit të internetit Internet Explorer apo në Real Player, që është program pa pagesë për riprodhimin e materialeve audio dhe video nëpërmjet internetit në kohë të shkurtër.

Në rast se shfrytëzuesi i internetit nuk e ka bërë këtë, softueri dashakeq keqpërdorë lëshimet e përmendura dhe “infekton” kompjuterin e sulmuar.
xx Handy Drive Fujitsu 400GB
May 16, 2008, 02:52:37 PM by JonSaraqini
Handy Drive Fujitsu 400GB

Kompania Fujitsu është e njohur si prodhuesi gadget-eve të ndryshme, si TabletPC, telefona që janë rezistent ndaj ujit, numër të madh të laptopave si dhe VoIP telefonave. Ajo gjithashtu ka prezantuar edhe hard Drive që mban emrin Handy Drive dhe ka kapacitet prej 400 GB. Ka dimenzione 82x141x5x22 cm dhe peshon 230 gram. Ka 4200 rrotullime në minutë dhe me kompjuterin lidhet me USB 2.0. Kushton 334 dollarë.
xx CBS blen CNET-in për 1.8 miliardë dollarë
May 16, 2008, 02:51:07 PM by JonSaraqini
CBS blen CNET-in për 1.8 miliardë dollarë

Gjiganti medial CBS ka blerë kompaninë e internetit CNET Networks për 1.8 miliardë dollarë në para të thata, me çmim prej 11.50 dollarësh për aksion.

CNET Networks, kompani pronare e disa faqeve jashtëzakonisht të famshme dhe domeneve me vlerë siç janë CNET, ZDNet, GameSpot.com, TV.com, CNET News, UrbanBaby, BNET, CHOW dhe Search.com, qe një kohë është në telashe.

Çmimi i aksioneve të tyre veç një kohë të gjatë po bie, derisa me vite nuk ka arritur të kalojë vlerën prej 10 dollarësh, kështu që oferta e CBS-it ofron premi të vlefshme për vlerën aktuale të aksioneve. Andaj, është e qartë pse këshilli drejtues dhe aksionarët e mëdhenj nuk kanë ngurruar shumë për pranimin e ofertës së CBS-it.

Me këtë hap CBS automatikisht është bërë një nga 10 firmat më të mëdha të internetit në SHBA. CNET Networks ka rreth 56 milionë vizitorë brenda muajit vetëm në SHBA dhe 200 milionë tjerë në mbarë botën.

www.cbs.com
www.cnet.com
xx Toshiba Satellite L350 me Sleep-and-charge
May 16, 2008, 12:16:32 AM by JonSaraqini
Toshiba Satellite L350 me Sleep-and-charge

-Seria e re e laptopave nga Toshiba L350 ka zgjeruar rolin e USB portit. Sleep-and-Charge është emri i këtij funksioni i USB portit i cili funksionon edhe kur është fik laptopi. Kjo mundëson që të gjitha aparatet mund të mbushen me rrymë nëpërmjet USB edhe kur laptopi është fik apo në sleep mode. Ka vetëm një të metë, aparatet mund të mbushen nëse laptopi është i kycur në rrymë elektrike. Këso USB porte do të integrohen në të gjitha modelet e reja të laptopeve.
[1] 2 3 ... 19
Komuniteti i Teknologjise se Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, teknologji, programim, albania albanian technology, kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqip, filma shqiptare, programe shqip, tutoriale, zone e lire, xxx zona.
*Mos prekni najsen se test osht.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks

©2008 ayih Organization. All rights reserved.