|
|
Lajme
[1] 2 3 ... 27
Plazma dhe LCD ekranet dëmtojnë shtresën e ozonit
Plazma dhe LCD ekranet dëmtojnë shtresën e ozonit  Sipas disa vlerësimeve, gjatë vitit të kaluar, po thuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të televizorëve të shitur rreth e rrotull botës kanë qenë pajisje LCD ose plazma, por ajo që është më pak e ditur është se teknologjia, e cila shfrytëzohet gjatë përpunimit të këtij lloji të pajisjes, dukshëm ndikon në ngrohjen globale. Ekspertët kanë bërë të ditur se gjatë një pjese të caktuar të përpunimit të LCD dhe plazma ekraneve, shfrytëzohet një gaz NF3 (trifluoride azot), i cili është madje 17 mijë herë më i rrezikshëm se sa dyoksidi i karbonit, që deri tash është llogaritur si shkaktar kryeson i ngrohjes globale. Këto të dhëna, i ka publikuar profesor Michael Prather nga Univesiteti i Kalifornisë, në revistën e njohur New Scientist. Sipas prezantimeve të tij, vetëm këtë vit në atmosferën e tokës janë lëshuar rreth 4 mijë tonë NF3, ndërsa kjo shifër gjatë vitit të ardhshëm parashihet të dyfishohet. Sipas Prather, është fjala për një problem shumë serioz, dhe kjo për faktin se gazi NF3, i cili shfrytëzohet për prodhimin e LSD dhe plazma ekraneve, nuk është i mbuluar me marrëveshjen e Kyotas, që ka për qëllim uljen globale të emetimit të gazrave të rrezikshëm në rrethinë.
Edhe një celular i pajisur me Linux
Edhe një celular i pajisur me Linux  Pasuesit e lëvizjes open source dhe adhuruesit e Linuxit më në fund po ia arrijnë qëllimit edhe në planin telekomunikativ – është paraqitur edhe celulari i dytë i kompanisë Openmoko, i cili vihet në funksion nga platforma ‘e hapur’.  Kompania Openmoko nga Tajvani prej dje në treg ofron pajisjen e emëruar Neo FreeRunner – smartphone i bazuar në Linux, pjesët harduerike të cilës në tërësi i janë përshtatur filozofisë open source (kod i hapur). Për më shumë, kompania pohon se pajisja do të shitet me pajisje për hapjen e shtëpizës në mënyrë që shfrytëzuesit të mund të kanë qasje të plotë në të gjitha komponentët harduerikë. Sa i përket anës harduerike, Openmoko Neo FreeRunner shitet në dy variante - 850MHz apo 900 MHz Tri-band GSM, e që të dyja pajisjet përmbajnë 128 MB WSDRAM dhe 256 MB NAND memorie flash, ekran 2.8 inçësh (480 x 680) të ndjeshëm në prekje, Wi-Fi 802.1 1b/g, AGPS, GPRS 2.5G dhe Bluetooth. Sa i përket platformës e cila e vë në funksion pajisjen, bëhet fjalë për sistemin e përshtatur operativ GNU/Linux i cili në parim ofron mundësitë e përzgjedhjes së numrave, dërgimit të porosive SMS dhe ruajtjen e kontakteve personale. Të gjitha detajet tjera teknike në tërësi mund t’i programojnë shfrytëzuesit dhe t’i shtojnë në pajisjen e tyre si dhe tu ofrojnë ato pa pagesë përdoruesve tjerë. Openmoko Neo FreeRunner pas modelit Neo 1973 është pajisja e dytë e kësaj kompanie, dhe mund të blihet me çmim prej 399 dollarësh. www.openmoko.com
Firefox për Guinness
Firefox për Guinness  Mozilla u pat bërë thirrje shfrytëzuesve që në ditën e lansimit të Firefox 3 të shkarkojnë shfletuesin nga faqja e tyre dhe kështu të tentojnë të vendosin rekord në numrin e shkarkimeve brenda një dite të vetme. Komisioni i librit të rekordeve Guinness ka njoftuar se ata edhe kanë arritur të korrin sukses, që nuk është për tu çuditur, sepse kjo është hera e parë që dikush ka tentuar të thyej këtë rekord. Firefox 3 është lëshuar për shpërndarje më 17 qershor dhe atë ditë është shkarkuar nga më shumë se tetë milionë shfrytëzues. Komisioni i Guinness nuk ka mundur të marrë këtë të dhënë si punë të kryer dhe është dashur të kontrollojë të gjitha regjistrat në server dhe të largojë shkarkimet e dyfishta si dhe ata që nuk kanë arritur ta shkarkojnë deri në fund, e të tillë në orët e para kanë qenë të shumtë, sepse serveri ka qenë nën ngarkesë të jashtëzakonshme. Një ditë para fillimit të shpërndarjes serveri ka rënë sepse ka qenë i madh numri i shfrytëzuesve të flaktë të cilët kanë ardhur të shikojnë nëse Firefox 3 ishte në dispozicion për tu shkarkuar. Në momentin kur ka filluar të shkarkohet serveri ka përpunuar 9.000 shkarkime në minutë, e vetëm gjatë pesë orëve të para është thyer rekordi i Firefox 2 prej 1.6 milionë shkarkimeve në ditë. Pas dy javësh kontrollimesh numri zyrtar i shkarkimeve është 8.002.530 dhe ai është i mjaftueshëm që Firefox të hyj në 'Librin e Rekordeve Guinness’. Paul Kim, shef i marketingut në Mozilla, u ka thënë të gjithë të punësuarve se tani mund të shkojnë të pushojnë lirshëm dhe të përgatiten për ndejën të cilën planifikojnë ta organizojnë me rastin e dorëzimin të certifikatës nga ana e Komisionit të Guinness. www.getfirefox.com
Askund pa mbrojtje
Askund pa mbrojtje  Sipas hulumtimit të kryer nga McAffe, njëri prej prodhuesve më të njohur të softuerëve antivirus, ju do të merrni së paku 70 e-maila spam gjatë ditës nëse shfletoni internetin pa mbrojtje përkatëse. E nëse jetoni në Angli, atëherë jeni në rrezik edhe më të madh. McAfee i ka gjetur 50 njerëz në mbarë botën dhe i ka lutur që të shfletojnë internetin një muaj me radhë pa filtra për spam. Eksperimenti ka treguar se njerëzit në Britani të Madhe kanë më së shumti gjasa të jenë cak i spamerëve nigerianë dhe e-mailave pornografikë. Një britanik gjatë kohës së eksperimentit ka pranuar madje 5.414 e-maila spam. Tema më e popullarizuar e spamit edhe më tutje mbetet paraja, si në rastet e kredive ashtu edhe në dhënien e kartelave të kreditit. Duket se spami është një dukuri e paevitueshme me të cilën do ta duhet të përshtatemi dhe të jetojmë me të. Të shpresojmë se McAfee do t’i shfrytëzojë rezultatet e këtij hulumtimi në mënyrën më të mirë. Une ju kisha preferu mi marr prodhimet e Kaspersky se nuk ka anti-virus ma te mir!
Disk i fortë rezistues në zjarr e ujë
Disk i fortë rezistues në zjarr e ujë  Nuk e dimë se çfarë të dhënash ju mbani në diskun tuaj të fortë, mirëpo nëse vjen deri te vërshimet apo zjarri, autori i këtij teksti sigurisht nuk do të përkujdeset për të dhënat e tij. E vërtetë, kjo për faktin se e kemi një sistem të avancuar të ruajtjes së dhënave në një server të caktuar, mirëpo ata që nuk e kanë këtë ndoshta do ta kërkojnë këtë pajisje. Pra, edhe pse dobia e kësaj pajisjeje është diskutabile në përdorimin shtëpiak, njeriu thjesht ndihet më mirë kur e di se të dhënat i ka të sigurta nga ndodhitë e padëshiruara. SentrySafe është disk i fortë me kapacitet prej 160 GB, respektivisht 250 GB, mund të durojë gjysmë orë temperaturën prej 840 gradë celsius (duke marrë parasysh se letra digjet në 232 gradë, 840 është... shumë gradë), e këtë disk mund ta fusni në ujë 24 orë të plota. Çmimi prej 250 eurosh nuk është i lartë sepse mund të flini rehat duke e ditur se shtëpia mund t’ju digjet deri në themel, derisa fotografitë tuaja nga pushimet të jenë të sigurta. www.sentrysafe.com
Dëgjuese të dizajnuara veçanërisht për fëmijë
Dëgjuese të dizajnuara veçanërisht për fëmijë  Shkencëtarët që një kohë të gjatë tërheqin vëmendjen se muzika me zë shumë të lartë dëmton dëgjimin, posaçërisht kur fëmijët janë në pyetje. Mirëpo, është vështirë të kontrollosh zërin e madh me të cilin fëmijët e dëgjojnë atë. Një prej zgjidhjeve janë dëgjueset Ultimate Ears Loud Enough. Vijnë në tri ngjyra, prej të cilave së paku njëra sigurisht do t’i pëlqej fëmijës tuaj. Të gjitha dëgjueset kanë mbështjellës, që do t’i mbrojë ato nga dëmtimi, derisa pjesët e silikonit për vesh vijnë në disa variante të vogla, që është pikërisht ajo që duhet për veshët e fëmijëve. Pos kësaj, këto dëgjuese kufizojnë zërin e muzikës i cili del prej tyre. Madje edhe në zërin më të madh, muzika do të jetë nën nivelin e lejuar. Çmimi prej 40 dollarësh nuk është asgjë kur bëhet fjalë për dëgjimin dhe shëndetin e fëmijës tuaj. www.ultimateears.com
AMD-ja më e shpejtë ende tepër e ngadalshme për Intelin
AMD-ja më e shpejtë ende tepër e ngadalshme për Intelin  AMD ka paraqitur dy procesorë nga seria Phenom: X4 9950 BE i X4 9350e. Bëhet fjalë për procesorët katërbërthamësh prej të cilëve ky i pari është më i shpejti që AMD aktualisht mund të ofrojë. Sipas recensionit të parë nga faqja Hot Hardware, bëhet fjalë për procesorët të cilët, për fat të keq, nuk ofrojnë diçka veçanërisht të re. Phenom X4 9950 BE aktualisht është procesori më i shpejtë nga oferta e AMD-së. Punon në 2.6 GHz, dhe është rreth 4% më i shpejtë se procesorit të dytë më të shpejtë të AMD-së, X4 9850, mirëpo njëkohësisht edhe shumë më i ngadalshëm se procesori më i shpejtë i Intelit, Core 2 Extreme QX9650. Nuk është i shtrenjtë: gjithsej 245 dollarë, mirëpo shpenzon më shumë rrymë sesa procesori i Intelit, Intel Q6600 i cili përafërsisht i njëjtë sipas performansave që ofrojnë. X4 9350e punon në 2 GHz dhe arrinë rezultate më të dobëta, por për shkak të çmimit të tij prej 195 dollarësh do të jetë tërheqës për shfrytëzuesit që kërkojnë më pak të cilët megjithatë dëshirojnë të kanë procesor me katër bërthama. www.amd.com
Intel anashkalon Vistan
Intel anashkalon Vistan  Inteli në zyrat e veta nuk planifikon të shfrytëzojë sistemin operativ Windows Vista, por do të mbetet në XP derisa nuk të del trashëguesi i Vistas. Ky veprim nuk është një goditje e madhe financiare për Microsoftin, por reputacioni i Vistas është shkatërruar edhe më shumë. Sipas lajmërimit të brendshëm, tek i cili kanë arritur gazetarët e portalit The Inquirer, Intel nuk planifikon të përdorë Windows Vistan në zyrat e tij. Në rast se ky informacion del të jetë tërësisht i saktë, ai do të mund të ishte një nga goditjet e mëdha për Vistan - e cila prej daljes së saj në shitje më shumë po përballet me kritika sesa me lavdërime. Intel është kompania me qasje në kodin e sistemeve të Windows dhe ka marrë pjesë në përpunimin e një pjesë të caktuar të këtij sistemi operativ, dhe si rrjedhojë ata dinë më shumë se shfrytëzuesi mesatar afarist, prandaj mund të konkludojmë se vendimin e kanë bazuar edhe në ato informata. Tani për tani Intel do të mbajë të vërtetuarin Windows XP, derisa planifikon të kalojë në trashëguesin e Vistas, i cili tani për tani njihet me emrin Windows 7.
Supernova – seri e re e celularëve nga Nokia
Supernova – seri e re e celularëve nga Nokia  Nokia ka paralajmëruar katër celularë të ri në serinë 7, të njohur edhe për emërtimin 'fashion'. Modelet e reja janë emëruar Supernova, derisa dallohen për ngjyrat e gjalla dhe dizajnin modern.  Prodhuesi finlandez serinë Supernova e ka menduar më shumë si dekor mode sesa si një pajisje të avancuar e telekomunikacionit për të cilën gjë dëshmon edhe fakti se bëhet fjalë për telefona të gjeneratës së dytë (2G) të cilët janë në gjendje të bartin dhëna vetëm me protokollin EDGE.  Paraqitjen e katër modeleve do ta fillojmë me 7210 i cili në shtëpizën e tij me ngjyra të gjalla ofron komunikim GSM në tri frekuenca (900/1.800/1.900), kamerë me rezolucion prej dy megapikselash dhe radio FM. Në veçanti është theksuar mundësia e përdorimit të telefonit për dëgjim të muzikës, prandaj i është shtuar edhe qasja me kartela microSD në të cilat do të duhej të ruhej muzika. Celulari do të duhej të gjendej në shitje në tremujorin e tretë të vitit 2008 me çmim prej 120 eurosh.  Modeli i radhës i paraqitur, 7310, është shumë i ngjashëm me paraardhësin e tij. Dallimet e vetme janë mbështetjet për shtëpizat Xpress On dhe dalja TV me anë të së cilës mund të shfaqen fotografitë dhe videoklipet e shkurtra edhe në televizorë. Çmimi i këtij  Nokia 7510 është model me kapak dhe tani për tani është i vetmi i këtij lloji në serinë Supernova. Kjo njëkohësisht edhe gjëja e vetme që e dallon nga modeli 7310 me të cilin ndanë absolutisht të gjitha specifikat. Edhe ky telefon pritet të dal në shitje për disa muaj me çmim prej 180 eurosh. Në fund kemi edhe Nokian 7610 e cila emrin e ka huazuar nga një model i vjetër dhe shumë i popullarizuar rrëshqitës. Nokia e re 7610 mu për këtë duhet të shkruhet me prapashtesën Supernova për shkak të veçimit sepse edhe 7610 Supernova është celular rrëshqitës. Për dallim nga modelet 7510 e 7310 ai ka kamerë më të fuqishme, me rezolucion prej 3.2 megapikselash. Dalja e tij në treg pritet të jetë në fund në tremujorin e tretë të këtij viti me çmim prej 225 eurosh. Të gjithë celularët e Supernovas kanë rezolucion të ekranit prej 240 x 320 pikselash dhe shumica e tyre shfaqin 16 milionë ngjyra. Për me shumë:www.nokia.com
Intel integron në procesorët e saj DRAM
Intel integron në procesorët e saj DRAM  Kompania Intel ka arritur që në vend të kondenzatorëve dhe në vend të tyre të bëjë integrimin e DRAM memorisë në vetëm tranzistorë. Kjo mënyrë mund të ndryshojë dukshëm mënyrën se si DRAM do të përdoret në të ardhmen. Psh, SRAM (Static RAM) që ka një çmim të shtrenjtë dhe kompleks do të mund të largohen plotësisht dhe të zëvendësohen me DRAM. Intel pohon se mund të kombinoj DRAM dizajnin në procesorat e saj dhe të arrijë takt punues prej 2 GHz duke përdorë gjithashtu edhe teknologjinë 45 nm.
[1] 2 3 ... 27 Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
*Mos prekni najsen se test osht.
|