Lajme
nga leoo
Today at 02:16:10 PM

nga leoo
October 05, 2008, 04:16:17 PM
Video e javës


   Një përmbledhje e produkteve të Google-it në telefonin e parë që punon me sistemin Android, celulari T-mobile G1.


Diskutimet e fundit
[Today at 03:02:17 PM]

[Today at 02:18:32 PM]

by leoo
[Today at 02:16:10 PM]

[October 05, 2008, 07:23:55 PM]

by leoo
[October 05, 2008, 04:16:17 PM]

by leoo
[October 05, 2008, 04:13:40 PM]

by leoo
[October 05, 2008, 12:34:31 PM]

[October 05, 2008, 12:05:53 AM]

[October 04, 2008, 02:39:12 PM]

[October 04, 2008, 02:37:32 PM]

[October 04, 2008, 02:35:18 PM]

[October 03, 2008, 11:35:45 PM]

by leoo
[October 03, 2008, 11:48:20 AM]

by leoo
[October 03, 2008, 11:04:32 AM]

[October 02, 2008, 11:39:51 PM]

[October 02, 2008, 10:39:00 PM]

[October 02, 2008, 09:44:57 PM]

*Interesante: Yjet gjigand.

Lajme

[1] 2 3 ... 48
xx VIRUS I RI
Today at 02:16:10 PM by leoo
Pėr ta shkarkuar (downloaduar) videon klikoni KĖTU ose ne Foto.



Kjo eshte nje video e inqizuar ne nje nga Hotelet e prishtines ku shihet Kengetarja jon e njohur
Ēiljeta duke kryer mardhenje seksuale me ish te dashurin e saj Getuar Selimi (Gheto Gold)
Video Zgjat rret 12minuta , dhe eshte me kualitet te larte te fotografis .
Pra ėshtė e inqizuar me Kamerė.


  Ja keshtu  duket  nje  virus i cili te vjen ne inbox  

xx Sharp BDV-22 = BluRay + VHS
October 05, 2008, 04:16:17 PM by leoo



Aparati nga kompania Sharp paraqet një kombinim të pazakontë të vjetrën dhe të re. BD-HDV22 përmban BluRay rekorder dhe VHS rekorder, e gjitha në një hard disk prej 250 GB. BluRay përkrahë formtatet  BD-R/RE, DVD-R/Rë dhe DVD-R DL. Mund të incizohet direjt ndonjë TV program.
Futja e formtatit VHS është disi e cuditshme, mirëpo ka për qëllim që përdoruesit që ende e kanë arkivën e tyre në VHS ta bartin në formatet e reja. Ka një cmim jo edhe të lirë. Sillet rreth 1000 deri 1500 euro.
Do të paraqitet nga fundi i muajit tetor vetëm na Japoni.
xx Dell Precision M6400
October 05, 2008, 04:13:40 PM by leoo
Dell Precision M6400




 Kompania Dell ka prezantuar laptopin e saj më të ri, Precision M6400 i cili ka procesor Quad Core. POsedon 17 inch ekran dhe dedikohet për dizajner, inxhenjer si dhe kreatorë të përmbajtjeve multimediale.

Ka procesorë Intel 2 Quad QX9300 me 2.53 GHz, nVidia Quadro FX 2700M me 512 MB, deri 4 GB DDR memori, dual hard drive ose solid state drive me 640 GB dhe 128 GB, si dhe DVD rekorder. Mundet të konfigurohet edhe deri 16 GB RAM, nVidia Quadro FX 3700 1 GB kartelë grafike edhe 1 TB HDD, që mund të blehet deri në fund të vitit.
xx Çipat DirectX 11 vijnë në vitin 2009
October 05, 2008, 12:34:31 PM by leoo
Çipat DirectX 11 vijnë në vitin 2009



ATI, njësia e AMD-së e cila merret me grafikë ka paralajmëruar planet e saj për vitin e ardhshëm në panairin Ceatec në mes të cilave janë edhe çipat DirectX 11 si dhe procesi prodhues 40-nanometërsh.

Me kalimin në prodhimin 40-nanometërsh ATI ka për qëllim që edhe më shumë të popullarizojë memorien GDDR5 me kartelat e saj grafike, e me prodhimin e çipave grafik DirectX 11 do të arrij kompatibilitetin me OpenCL.

DirectX 11 do të bashkëpunojë me Windows 7 e radhës, derisa për të ardhmen e largët AMD paralajmëron ekranet 3D me teknologjinë multitouch sipas Microsoft Surface dhe televizorë me rezolucion maksimal prej 1920 x 1080 pikselash.
xx Interneti në Aeoroplan
October 04, 2008, 02:39:12 PM by JonSaraqini
Interneti në Aeoroplan

Njëra ndër vendet që kurrë nuk është implentuar interneti gjithmonë kanë qenë aeroplanet. Për ti ofruar pasagjerëve që së paku që deri sa të zgjatë fluturimi të kontrollojnë emailat e tyre, të përdorin Instant Messsenger dhe të ndryshme.

Megjithatë, edhe kjo ka filluar të ndryshojë. Edhe pse në këtë moment lidhja në internet gjatë fluturimit është shumë e rrallë, shumica shpresojnë se kjo do të bëhet një e zakonshme. Interneti në aeroplan mund të jetë pjesërisht i kufizuar por edhe relativisht i shtrejtë, mirëpo avio kompanitë mendojnë se në këtë mënyrë do të tërheqin edhe më shumë udhëtarë.

 

WiFi në Aeroplan

 

Disa avio kompani në Amerikë kanë filluar të testojnë internetin në aeroplan dhe pas rezultateve pozitive kanë filluar të ofrojnë udhëtarëve. Ekzistojnë dalime në aviokompani të ndryshme tek internet serviset që ofrojnë ata, si në përkufizimet, mirëpo shumica kanë zgjedhur mënyrën e Boeing, e cila ofron mënyrë standarde të lidhjes në internet.

Sistemi bazohet ne ëiFi rrjetin lokal në vet aeroplanin. Pasi kto sisteme instalohen në aeroplanë për rrugë të gjata, ato vendosen në tri pika të vet aeroplanit, një në pjesën e përparmë, një në mes dhe një në bishtin e aeroplanit. Kjo është bërë për shkak se që të mos vijë deri te ngarkesa e rrjetit, pasi teoritikisht të gjithë udhëtarët mund të lidhen në rrjet. Kështu me 3 ëiFI aparate, rrjeti shpërndahet njejt. Përvec me laptop, udhëtarët mund të lidhen edhe me iPhone, BlackBerry si dhe PocketPc të bazuara me ëindoës mobile. Të gjitha thirjet me zë janë të bllokuara, si ato skype apo edhe VoIP tjera.

 

Pse nuk është pa pagesë?

 

Në fillim të përdorimit të këtij sistemi të Boeing, linqet për internet kanë 4 Mbit/s për doënload dhe 1 Mbit/s për upload e ndarë për të gjithë udhtarët. Në praktikë, të gjithë udhëtarët nuk e përdorin laptopin në të njejtën kohë, disa edhe nuk posedojnë, mendohet se kjo shpejtësi i përmbush kërkesat, por mendohet se mund të zgjerohet linku.

Problemi më i madh ka qenë lidhja e aeroplanit në lëvizje të lidhet me sistemit apostafat me rrjetin në tokë. Pas shumë tentimeve të ndryshme, e vetmja mënyrë ishte lidhja nëpërmjet satelitit. Mirëpo lëvizja e aeropanit jep probleme lidhur me kahjen e antenës satelitore, e cila është zgjidhur me sistemin në kohë reale llogarit pozitën e aeroplanit dhe satelitit dhe automatikisht e rregullon antenën kështu që internet linku nuk humbet gjatë fluturimit. Vet antena satelitore është e vendosur nën kulmin e aeroplanit e cila nuk shihet nga jashtë dhe është e konstruktuar posacërisht për këtë gjë.

Cmimi i lidhjes në internet mvaret prej gjatësisë së fluturimit dhe kushton prej 10 deri 30 dollarë.
xx Hardware & Software Tetor 2008
October 04, 2008, 02:37:32 PM by JonSaraqini

                                    Tetor 2008

 
Hardware:
Tilera ka prezantuar TileraPro64 dhe TileraPro36, procesorë për për përdorime speciale.

Gigabyte ka krijuar teknologjinë Ultra Durable 3 e cila do të integrohet në pllakat amë me chipset P43 dhe P45 kurse pllakat do të jenë rreth 50 gradë më të ftohta se të tanishmet.

Lenovo ka prezantuar linjën e re të laptopave ThinkPad që punojnë me Linux SUSE Enterprise Desktop.

Prodhuesi i automobilave Bentley ka prodhuar serinë e limituar të laptopave EGO që kushton 18.500 dollarë.

Sony në Japoni ka prezantuar XEL-1, OLED monitur pa kabllo me madhësi prej 11 inch i cili punon me bateri.

Creative ka prodhuar kartelën e zërit në formë të USB flash diskut, modelin X-Fi GO. Në kartelë ndrodhen 1GB memori me softver të instaluar cka do të thotë se nuk duhet CD instalimi.

Toshiba ka prezantuar hard diskun e parë me madhësi 1.8 inch me kapacitet prej 240 GB.

Buffalo ka prezantuar rekorder Bluray me shpejtësi prej 8x - modeli Mediastation 8x.

HP ka prezantuar dy mouse të rinj: HDX Laser Mouse dhe Laser Gaming Mouse ëith VodooDNA.

Është pranuar standardi i ri i SD kartelave - Embedded SD, kompatibil me SDHC.

BestBuy ka blerë Napster për 121 milionë dollarë.

Software:
OpenOffice.org 3.0.0 RC2, Opera 9.60 beta build 10433, WindowsBlinds 6.3, Ati catalyst Driver suite 8.9, Zone Alarm Security suite 8.0.052.000 beta, Ulead VideoStudio pro x2, Adobe Flash Player 10.0.12.10, ACDSee Pro 2.5.333, WinZip 12.0, Miranda Test 22, Mozilla FireFox 3.1 alpha 2, BitTorrent 6.1, WinRar 3.80 beta 5, ICQ 6.0, Adobe reader Lite 9.0, Mandriva Linux 2009.0....
xx Google Toolbar 5 beta për Firefox
October 04, 2008, 02:35:18 PM by JonSaraqini
Google Toolbar 5 beta për Firefox

Edhe pse është paraqitur me vonesë, Google Toolbar 5 beta për Firefox përdoruesve u sjell shumë karakteristika të reja. Ky Toolbar është në 29 gjuhë të botës duke përfshirë edhe funksionet si Search, Bookmarks, funksionin e përkthimit, prezantimin e rangimit të webfaqeve si dhe SpellCheck. GoogleBar gjitashtu mundëson të vendosni Gmail si email program, google notebook karakterisitikën si dhe ofron Gadget të ndryshme.

Ju mund ta shkarkoni këtu:
Code:
http://www.google.com/tools/firefox/toolbar/FT3/intl/en/
xx Si Internet Explorer ashtu edhe Firefox humbin pjesëmarrje në treg
October 03, 2008, 09:59:01 PM by triumfi


Edhe pse tregu i shfletuesve të internetit është larg një beteje të ashpër, Internet Explorer nga Microsoft edhe më tutje është sundimtar i papërkulshëm. Mirëpo gjërat edhe në këtë industri interesante për ne po ndryshojnë.

Ekspertët e kompanisë Net Applications, më saktësisht filiali i cili merret me produkte apo shërbime të caktuara në treg, çdo muaj raporton mbi ndryshimet të cilat ndodhin. Muajin e kaluar, kanë shënuar trendin e rënies së pjesëmarrjes së Internet Explorerit, mirëpo gjithashtu edhe të Firefoxit.

Sipas të dhënave të Net Applications për muajin shtator, Internet Explorer ka humbur edhe 0.63 për qind shtesë të pjesëmarrjes në krahasim me të dhënat e muajit të mëhershëm, mirëpo ende gjendet në vendin e parë me 71.52 për qind të pjesëmarrjes. Sigurisht në vendin e dyte gjendet Firefox me 19.46 për qind të pjesëmarrjes në treg, mirëpo edhe ky shfletues interneti ka shënuar rënie prej 0.22 për qind në raport me të dhënat e muajit gusht.




Rritje të pjesëmarrjes ka shënuar Apple Safari, dhe atë për 0.28 për qind, derisa ende gjendet në vendin e tretë të shfletuesve më të përdorur të internetit me 6.65 për qind të pjesëmarrjes. Rritje ka shënuar edhe Opera të cilës rritja prej 0.07 për qind i ka mundësuar që të zë vendin e pestë me 0.69 të pjesëmarrjes.

Vendi i katërt mbetet i rezervuar për risinë e kësaj liste, Google Chrome, i cili sipas të dhënave të Net Applications ka 0.78 për qind të pjesëmarrjes, mirëpo gjithashtu shënon rënie, dhe atë për më shumë se një për qind.
xx Nokia e re për adhuruesit e muzikës
October 03, 2008, 11:48:20 AM by leoo


Nga punëtoria e gjigantit finlandez të telefonisë mobile na vjen një celular shumë interesant pa tastierë dhe me ekran të madh të ndjeshëm në prekje.

Nokia 5800 XpressMusic është diçka që më afërmi do të mund ta quanim ‘vrasës’ i iPhone, e që vjen nga tabori i Nokias.

Bëhet fjalë për një telefon të mençur (smartphone) i cili fizikisht është i ngjashëm me iPhone me ekran të madh 3.2 inçësh dhe rezolucion prej 640x360 pikselash. Në të gjendet edhe kamera me auto-fokus, me blic të dyfishtë LED, rezolucion prej 3.2 megapikselash dhe optikë të Carl Zeiss.

Sa u përket lidhjeve, në të gjenden HSDPA e WiFi si dhe qasja 3.5 milimetërshe, derisa memoria mund të zgjerohet deri në 16 GB microSD me anë të kartelave të memories.

Që të mos mbetet me asgjë prapa pajisjes së kompanisë Apple, Nokia ia ka shtuar modelit 5800 edhe GPS-në. Ajo çfarë na intereson është se sa mirë do të punojë në platformën Symbian S60 5th Edition, sepse e dimë që aty iPhone është më i forti.

Nokia 5800 XpressMusic do të duhej të paraqitej në treg në fillim të vitit të ardhshëm me çmim tani për tani të panjohur.

www.nokia.com

xx Motorola e fuqishme nën patronatin e T-Mobile
October 03, 2008, 11:04:32 AM by leoo
Motorola e fuqishme nën patronatin e T-Mobile



Celularët e rezistueshëm ndaj ujit, pluhurit dhe goditjeve asnjëherë nuk janë në mesin e më të popullarizuarve në treg, por edhe ata gjithmonë gjejnë edhe publikun e vet. Sigurisht ashtu do të jetë edhe me modelin e ri të Motorolas i cili më së lehti mund të përshkruhet si një model RAZR i gomuar.

Nën emërtimin MOTOACTV W450 dhe patronatin e T-Mobile fshihet pajisja e veshur me gomë, me një shtojcë të veçantë falë së cilës mund të ngjitni në pajisjet tuaja për alpinizëm si dhe është i pajisur me një softuer për ndihmë në rast të lëndimeve të cilat mund të ju ndodhin.

Është gjynah që kamera e integruar është bukur e dobët, nëse veç shëtitëm nëpër natyrë, do të doja të fotografoj në rezolucion më të madh sesa vetëm 1.3 megapiksela sa i ka kjo pajisje.

Përndryshe, mundësitë tjera nuk janë edhe aq të këqija: në të është EDGE, stereo Bluetooth si dhe mundësia e zgjerimit të memories deri në 2 GB me anë të kartelave të memories microSD.

www.motorola.com
[1] 2 3 ... 48
*Mos prekni najsen se test osht.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.