Lajme
nga leoo
October 12, 2008, 02:33:08 PM

nga leoo
October 11, 2008, 04:45:41 PM
Video e javës


   Prova per te thyer rekordin boteror per mesazhin me te shpejte!


Diskutimet e fundit
[Today at 01:35:29 AM]

[Today at 01:16:00 AM]

by leoo
[October 12, 2008, 02:33:08 PM]

[October 12, 2008, 09:50:46 AM]

[October 11, 2008, 10:13:01 PM]

[October 11, 2008, 04:59:00 PM]

by leoo
[October 11, 2008, 04:45:41 PM]

[October 10, 2008, 03:40:19 PM]

[October 10, 2008, 03:24:15 PM]

[October 10, 2008, 01:40:13 AM]

[October 10, 2008, 01:29:53 AM]

*Interesante: Yjet gjigand.

Lajme

[1] 2 3 ... 49
xx Paraqitet versioni i ri i shfletuesit Opera
October 12, 2008, 02:33:08 PM by leoo
Paraqitet versioni i ri i shfletuesit Opera



Opera Software ka lansuar versionin më të ri të shfletuesit të saj të internetit. Prej risive Opera në versionin 9.6 lavdërohet më së shumti për shpejtësinë e rritur gjatë hapjes së faqeve të internetit.

Versioni i shfletuesit Opera 9.6, përveç shpejtësisë më të madhe, do të ketë edhe e-mail klient të përmirësuar, i cili tani ofron opsionin e leximit të postës elektronike në kushte të shpejtësisë së ulët të internetit.

Është përmirësuar dukshëm edhe sistemi për sinkronizimin e më shumë shfletuesve. Lista e kërkimeve dhe historia e fjalëve të kërkuara në versionin 9.6 sinkronizohet nga njëri kompjuter në tjetrin me anë të opsionit Opera Link. Ky opsion mundëson që të transferohen bookmarks, fjalët e kërkuara dhe historia e shfletuesit edhe nga versionet e mëhershme të Operas.

Është integruar po ashtu edhe lexuesi për RSS i cili në këtë version u mundëson përdoruesve të lexojnë kryetitujt para se të parapaguhen në një kanal të caktuar. Dhe për fund, një e dhënë ndoshta më pak e rëndësishme për ne është se janë përfshirë gjuhë të reja në Opera, të cilat nuk përfshijnë edhe gjuhën tonë.

www.opera.com
xx BE përgatit ligjin për blerje online
October 11, 2008, 04:45:41 PM by leoo


Sipas të dhënave zyrtare, pothuajse një e treta e banorëve të shteteve anëtare të BE-së blejnë online, mirëpo vetëm 30 milionë prej tyre, në këtë mënyrë blejnë kur ndodhen jashtë shtetit të tyre. Për ta ndryshuar këtë shprehi, Komisioni Evropian planifikon hartimin e një ligji të veçantë, që do të mbulonte vetëm ketë problematikë.

Komisioni Evropian ka propozuar një mori rregulloresh që mbrojnë blerjen online, ndërsa kanë për qëllim që këtë blerje të bëjë më të sigurt, më të thjeshtë, dhe më tërheqëse për blerësit.

Në këtë mënyrë po ashtu mendohet të zgjerohet tregu i blerjes, dhe që konsumatorët mos të lidhen vetëm me shërbyesit e blerjes online në shtetin e tyre. Me një fjalë, në këtë mënyrë synohet të hiqen kufijtë dhe të rritet e gjithë e-tregtia brenda Bashkimit Evropian.

Rregulloret e propozuara definojnë qartë informatat për prodhimet e caktuara, çmimin e tyre, shpenzimet eventuale shtesë gjatë blerjes, mbrojtjen e konsumatorit në rast se shitësi nuk i furnizon me mallin e paguar, dhe shërbimin e kthimit të mallit, afatet e garantuara dhe të tjera.
xx D-Link DIR-825 ruter
October 09, 2008, 08:26:42 PM by JonSaraqini
D-Link DIR-825 ruter

D-Link ka prezantuar ruterin e saj të ri DIR-825 e cila karakterizohet me dual band mundësitë, duke përdorë në të njejtën kohë frekuencat 2.4 GHz dhe 5 GHz. Ky ruter përdorë tenologjinë SharePort e cila mundëson që të lidhet secili USB printer ose HDD dhe të kyqet në të nga cilido kompjuter nga rrjeti. Ky ruter sic njohton D-Link, është optimizuar për HD video streaming. Kushton rreth 300 dollarë.

xx Super bateria nga Toshiba
October 09, 2008, 08:25:21 PM by JonSaraqini
Super bateria nga Toshiba

Me sigurni shumë herë ju ka ndodh që në momentet kur ju nevojitet më së shumti laptopi, baterisë i vie fundi. Zgjidhje për këtë mund të jetë bateria e re nga Toshiba e cila është momentalisht prototip dhe është prezantuar në CEATEC Japan 2008. Kjo bateri mban emrin SCIB (Super Charge ion Battery). Speciale për këtë bateri është se për 10 minuta mbushet deri në 90%. Ende nuk është bërë e ditur se kur do të paraqitet në treg.

xx C902, një celular elegant
October 09, 2008, 02:36:12 PM by leoo
C902, një celular elegant



Në treg janë hedhur me shumicë modele të ndryshme të celularëve mirëpo së fundi është një model që mahnit me pamjen e tij. Modeli C902 i Sony Ericssonit duket model serioz dhe i biznesit, por njëkohësisht edhe argëtues dhe në trend.

Është vështirë të paramendohet që një telefon ngjyrë kuqe të mund të përdoret nga të dy gjini, mirëpo Sonny Ericsson e ka gjetur nuancën e duhur të ngjyrës. Megjithatë, nëse vërtetë nuk ju pëlqen kjo ngjyrë, atëherë e keni edhe versionin ngjyrë të zezë.
Telefoni ka trashësi prej vetëm 10.5 milimetra – dhe kështu ka marrë statusin e foto-telefonit më të hollë (me 5 megapixel) në botë.
xx RAZR V3 – mobili mё i shitur nё Amerikё
October 09, 2008, 02:33:58 PM by leoo
RAZR V3 – mobili mё i shitur nё Amerikё



Nuk ёshtё e habitshme qё Motorola nuk tenton tё hedhё modele tё reja tё celularёve nё treg, kur modeli mё i shitur nё SHBA vazhdon tё jetё RAZR V3.

Hulumtimet amerikane kanё terguar se mё i shituri nё kёtё vend ёshtё modeli i telefonisё mobile, Motorola RAZR V3.

Nё periudhën elektronike ky model ёshtё parahistorik. Mjafton vetëm tё tregohet se kanё kaluar dy vite e gjysmё qё kur Motorola ka publikuar se ka shitur 50 milionё telefona tё tillё.

Kjo e dhёnё vërtetё ёshtё fascinuese pёr iPhone, qё ka zёnё vendin e dytё si mё i shituri. Nё vendin e tretё ёshtё BlackBerry Curve, pastaj LG Chocolate dhe pastaj BlackBerry Pearl.

Shpjegimi pёr kёtё fenomen qëndron nё çmimin tepër tё ulёt tё këtij lloji tё Motorolёs tё cilin operatorёt e ulin edhe mё tej, duke marrё prasysh se Motorola V3 gjendet nё ofertat e tё gjithё operatorёve nё SHBA.
xx Google me video- reklama edhe në lojëra
October 08, 2008, 04:56:33 PM by leoo



 kompania Google, lidere në kërkimin dhe reklaminin në internet, është duke u zhvilluar edhe në hapësirën e video lojërave, duke lëshuar një beta version të "Adsense in Games", një teknologji e dizajnuar për të vendosur linqe reklamuese në lojërat në internet.

Kjo është një zgjerim i programit Adsense të Google, që publikon reklama në përmbajtjet e ueb faqeve.

Reklamat do të jenë video të cilat personat që luajnë do t’i shohin para ose pas ndeshjes, ose pas kompletimit të ndonjë niveli të lojës.

“Adsense in Games” i lejon Google-t të ofrojë reklama edhe në një hapësirë tjetër të zhvilluar, dhe të shtojë kështu edhe numrin e konsumatorëve.
xx AMD ndahet në dy pjesë
October 07, 2008, 02:22:54 PM by JonSaraqini
AMD ndahet në dy pjesë

Kompania e prodhimit të harduerëve, AMD, ka paralajmëruar ristrukturimin e prodhimit, që do t’i ndihmonte në ardhmen të përballet fuqishëm me konkurrencën, para së gjithash me Intelin.

Njëra prej dy pjesëve të prodhimit do të merret me dizajnimin e procesorëve të rinj, derisa detyra e pjesës së dytë do të jetë vetëm prodhimi. Pjesa e cila do të merret me prodhim, do të quhet The Foundry Company, ndërsa pjesa e zhvillimit do të mbajë emrin e njohur AMD.

AMD ka ndarë 5,7 miliardë dollarë për investim, të cilat do të mundësojnë që ky ndryshim të kalojë në mënyrën më të mirë. Një pjesë e parave do të ndahet për modernizimin e prodhimit në Dresden, Gjermani, ndërsa një pjesë për ndërtimin e fabrikës së re të çipave, në New York të SHBA-ve
xx Televizori 3D holografik mund tё bёhet realitet
October 07, 2008, 09:11:51 AM by leoo
Televizori 3D holografik mund tё bёhet realitet



Duket si njё ёndёrr, por gjysma e kёsaj mund tё bёhet realitet sё shpejti, dhe ju tё keni mundёsinё tё keni nё shtёpinё tuaj televizor holografik 3-D.

Teknologjia ecën me aq hapa tё shpejtё, sa qё shkencёtarёt kanё prodhuar pamje tredimensionale tё cilat mund tё shuhen dhe tё rishkruhen brenda minute.

Ekipi i shkencëtarёve nga Universiteti i Arizonёs qё punon nё kёtё drejtim duket shumё optimist, dhe tashmё e ka thyer barrierën duke i krijuar pamjet e para tredimensionale tё ndryshueshme.

“Deri tash kemi arritur ta realizojmë kёtё me njё ngjyrё, tash do tё duhet tё punojmë me tri ngjyra. Paraqitja e pamjeve ishte katёr inçe me katёr (10 cm), dhe tash duhet tё bёjmё diçka tё madhe sё paku sa njё ekran kompjuteri”, ka thёnё dr. Nasser Peyghambarian, pjesё e ekipit tё shkencëtarёve nga Universiteti i Arizonës.

Si mund tё duken kёta televizorё holografik? Sipas Peyghambarian, televizorёt holografik 3-D mund tё ndërtohen si ekrane nё mure, tё cilat shfaqin pamje 3D, me pamjen tё cilёn e japin laserёt prapa murrit, ose kjo mund tё jetё si njё rrafsh horizontal nё njё tabelё me me aparaturё reflektuese holografike nёn tё.

Shkencёtarёt shpresojnë se kjo mund tё arrihen nga pesё deri nё dhjetё vite, sidomos tash pasi qё janë shpjeguar hapat bazё tё ndërtimit tё saj
xx Webfaqja zyrtare maqedonase hackohet nga KHG
October 06, 2008, 10:46:58 PM by forumivirtual
Flamuri Shqiptar ne siten zyrtar te maqedonise

Pershendetje ,  KHG / Kosova Hackers Group ka hackeruar njeren nder webfaqet zyrtare
te maqedonise dhe ka vendosur flamurin shqiptar tek artikkulli ku ajo webfaqe kishte
vendosur per qdo dite lajmet, e njohur si MIC - Macedonian Information Center.

Kjo nuk eshte hera e pare qe grupi i hackereve kosovare hackeron webfaqe serbe , para ca
ditesh kishte hackeruar 3 webfaqet zyrtare te ministrive serbe, poashtu webfaqen e
njohur serbe ballkanrock.com...
Keto hackerime vin si kunderpergjigje e webfaqeve sllave te cilat para disa ditesh
kishin marr akcion per thyerjen e webfaqeve shqiptare , ku viktime ishte edhe webfaqja
zyrtare e komunes se prishtines...


Ne nuk do te ndalemi se hackeruari webfaqet te cilat kan per qellim pergenjeshtrimin e
popullit shqiptar ne te gjitha aspektet...
Poashtu ne si grup jemi duke ndihmuar gjitha webfaqet shqiptare te cilat nuk kane
siguri te mire qe ti mbyllin bugs dhe qe te mos bin viktime e grupeve serbe, shprehen hackeret nga KHG.

Shiqoni qka shkruajne MIC - Macedonain Information Center http://micnews.com.mk/node/15045

Burim i lajmit:
http://www.forumivirtual.com/informatike/3590-faqa-maqedonase-hackohet-nga-khg.html

[1] 2 3 ... 49
*Mos prekni najsen se test osht.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.