Lajme
nga riggie
November 20, 2008, 03:11:43 PM

November 20, 2008, 02:53:24 PM
Video e javës


   Magazina e parë që përdorë teknologjinë E-Ink.


Diskutimet e fundit
[November 20, 2008, 03:11:43 PM]

[November 20, 2008, 12:37:20 PM]

[November 20, 2008, 12:36:35 PM]

[November 19, 2008, 09:52:35 PM]

[November 19, 2008, 09:51:53 PM]

[November 19, 2008, 09:28:44 PM]

[November 19, 2008, 05:44:38 PM]

[November 19, 2008, 02:23:04 PM]

[November 19, 2008, 01:35:13 PM]

[November 19, 2008, 01:27:39 PM]
*Interesante: Yjet gjigant.

Lajme

[1] 2 3 ... 58
xx Nokia N96 me imazh të Bruce Lee
November 20, 2008, 02:53:24 PM by JonSaraqini
Nokia N96 me imazh të Bruce Lee

Bruce Lee kurrë nuk do të dalë prej modës. Të udhëhequr nga ky mendim, Nokia ka vendosur të paraqes versionin e modelit të saj N96 me imazhin Bruce Lee në prapavijë.

Vet Nokia N96, përveç pamjes, është identike me modelin standard, por me të do të merrni edhe disa shtojca simpatike, përfshirë edhe lodrën me imazhin e Bruce Lee.

Për fat të keq, ky model tani për tani mund të blihet vetëm në Kinë dhe kushton 1.286 dollarë, që do të thotë se vetëm të rrallët do të mund ta kanë në duart e tyre.
Mirëpo, nëse jeni adhurues i flaktë i legjendarit Bruce Lee...
xx Orë dore për adhuruesit e Pradas së re
November 20, 2008, 12:37:20 PM by JonSaraqini
Orë dore për adhuruesit e Pradas së re

Prada II, pajisja e re celulare nga kompania LG e cila ende pritet të del në treg, është pajisur me shtojcën e saj të parë: orë dore e cila me anë të Bluetooth lidhet me celularin.

Në lidhje me Prada II kemi folur edhe më herët dhe, për fat të keq, nuk mund të themi se tanimë është në treg, mirëpo ajo që mund të themi se ai moment po afrohet.

Fillimisht, është paraqitur faqja e re e internetit ku mund të mësoni disa detaje për pajisjen: lidhje HSDPA e WiFi, kamerë me rezolucion prej pesë megapikselash, tastierë QWERTY dhe ekran multi-touch të ndjeshëm në prekje me diagonale prej tre inçësh dhe rezolucion 400 x 240 piksela.

Ajo që nuk kemi arritur deri më tani është nëse në shitje do të dal edhe ora përkatëse me emrin Link Bluetooth, e cila do të lidhet me Pradan dhe në ekran do të shfaqë detajet mbi thirrjet dhe porositë SMS.

www.pradaphonebylg.com
xx Dëgjueset më të shtrenjta në shitje për mbi 4.000 euro
November 20, 2008, 12:36:35 PM by JonSaraqini
Dëgjueset më të shtrenjta në shitje për mbi 4.000 euro

A keni para për të gjuajtur, ama pikërisht për të gjuajtur, duhet t’i gjuani nga banesa para se të mbyteni në to, atëherë ju rekomandojmë t’i blini këto dëgjuese fantastike të dekoruara me diamant.

Kualiteti i vet dëgjuesve këtu edhe nuk është aq me rëndësi, edhe pse sipas kabllos së bardhë mund të konkludojmë se sigurisht bëhet fjalë për dëgjueset standarde për iPod.

Të rëndësishme janë diamantet, nga 59 në secilën dëgjuese dhe prarimi me ar prej 18-karatësh, të cilat rrisin çmimin në 4.140 euro absurde.

Duke marrë parasysh se ky lloj i dëgjuesve zakonisht nuk zgjasin gjatë dhe dëmtohen lehtë, u këshillojmë të blini disa parë në mënyrë që veshët tuaj të mos janë larg prej diamanteve dhe arit.

Mirëpo, do të duhet të nguteni, sepse sasitë janë të kufizuara. Prodhuesi belg Casa Gi, mban një mostër në dyqanin e vet në qytetin Bristol të Anglisë jugperëndimore
xx Pirate Bay dëshiron të përfshihet në Guinness
November 19, 2008, 09:52:35 PM by JonSaraqini
Pirate Bay dëshiron të përfshihet në Guinness

Mbi 25 milionë njerëz në të njëjtën kohë kanë shfrytëzuar Pirate Bay tracker, prandaj ky shërbim i njohur kërkon që ky rekord tu njihet si zyrtar në "Librin e rekordeve Guinness".

Pirate Bay ka filluar të shënojë numrin e njerëzve të cilët përdorin tracker-in e tyre gjatë shkarkimit të dosjeve siç janë torrentat. Para dy muajsh ka shënuar se 15 milionë njerëz në të njëjtën kohë kanë përdorur tracker-in e tij, e tani atë rekord kanë arritur ta thyejnë për dhjetë milionë. Pirate Bay tracker është shfrytëzuar nga 25 milionë shfrytëzues të internetit në të njëjtën kohë.

Shërbimi i njohur i torrentave është i vendosur në Suedi, derisa ky numër e tejkalon numrin e përgjithshëm të popullatës së mbarë Skandinavisë. Në momentin e kënaqësisë me popullaritetin e vet themeluesit e Pirate Bay kanë vendosur të lusin komisionin e Guinnessit që t’i njeh si torrent tracker-in më të madh botëror. Duke marrë parasysh situatën delikate në të cilën gjendet Pirate Bay, sepse shumicën e trafikut në tracker-ët e tij e përbëjnë audio dhe materialet e vjedhura, kjo kërkesë ka barabartë me zero gjasa që të ketë sukses, por megjithatë do të shërbejë si reklamë e mirë.

http://thepiratebay.org/
xx Yahoo kërkon drejtor të ri, Jerry Yang largohet
November 19, 2008, 09:51:53 PM by JonSaraqini
Yahoo kërkon drejtor të ri, Jerry Yang largohet

Bashkëpronari dhe bashkëthemeluesi i Yahoo-së, Jerry Yang, ka paralajmëruar largimin e tij nga kjo kompani në momentin që të gjendet zëvendësimi i duhur për të në pozitën e drejtorit të përgjithshëm.

Në letrën e tij dërguar të punësuarve të kompanisë Yahoo, Yang ka theksuar: "Gjithmonë do të bëj gjërat e drejta për këtë kompani kualitative".

Arsyet e mundshme për largimin nga kompania e tij janë rënia e aksioneve për pothuajse dhjetë dollarë si dhe mospranimi i ofertës së Microsoftit për blerjen e Yahoo-së e cila ka pasur vlerë prej 33 dollarësh për aksion. Kërkimi për kryesuesin e Yahoo-së tanimë ka filluar nën mbikëqyrjen e Roy Bostockut, por edhe të Jerr Yangut.

"Jerry është një afarist i shkëlqyer, megjithatë bashkërisht kemi marrë vendim se tani është koha e duhur për një njeri të ri i cili do të ngritë Yahoo-në në një nivel të ri", ka deklaruar Bostock.

Në fillim të muajit Yang në konferencën Web 2.0 e cila është mbajtur në San Francisco i ka habitur të pranishmit me deklaratën se Microsoft megjithatë është dashur të blejë Yahoo-në.

"Sot është më së miri për Microsoftin të blejë Yahoo-në. Shitja nuk është një ide e keqe e madje edhe për cilindo çmim që e ofron Microsofti", kishte thënë Yang.
thumbup Irani bllokon mbi 5 milionë faqe interneti
November 19, 2008, 01:27:39 PM by s34rcH

Irani raportohet se ka bllokuar qasjen në më shumë se 5 milionë faqe të internetit, përmbajtja e të cilave është vlerësuar si e pamoralshme dhe anti shoqërore.

Një zyrtar i prokurorisë citohet të ketë thënë se "armiqtë po synojnë ta sulmojnë identitetin tonë fetar, duke shfrytëzuar internetin".

Në vitet e fundit janë bllokuar shumë faqe interneti që trajtojnë çështjet politike, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e gruas.

Ndalesa ka prekur edhe faqet popullore si Facebook apo YouTube. /rel/
xx Iphone më i trashë, por edhe me bateri më të fuqishme
November 19, 2008, 01:26:11 PM by s34rcH

Tregu i madh i shtojcave të ndryshme për iPhone me ardhjen e kësaj pajisjeje është bërë relevant edhe për shfrytëzuesit tonë. Ja edhe një shtojcë e cila do të trashë pak celularin tuaj iPhone, por edhe dukshëm do t’ia zgjasë kohën e baterisë.
xx Gazeta e Tiranës, mbi 1 muaj me uebsajt të hakuar
November 17, 2008, 06:27:04 PM by s34rcH
Ka mbi 1 muaj qe websajti i Gazetes se Tiranes eshte hakuar nga nje grup hakerash serb por akoma askush nga stafi nuk ka marre mundimin ta ktheje faqen ne gjendjen e meparshme.
Ne faqe akoma qendron shkrimi i hackerave mes te cilave edhet fjalet "Kosovo is Serbia".

Nuk kishim ndermend te shkruanim kete lajm pasi kjo do te ndikonte negativisht ne imazhin e gazetes por pas mosreagimit mbi 1 mujor te pergjegjesve te gazetes per te rregullur faqen, vendosem ne kete menyre te lajmerojme dhe senzibilizojme pronaret e gazetes, qe ti hedhin nje sy faqes se gazetes se tyre.
xx YouTube zhytet në ujërat e transmetimit të drejtpërdrejtë
November 16, 2008, 09:58:53 AM by JonSaraqini
YouTube zhytet në ujërat e transmetimit të drejtpërdrejtë

Në fund të këtij muaji sunduesi definitiv i tregut të videove online, Google YouTube, përdoruesve të vet do tu ofrojë edhe një risi, transmetimin e drejtpërdrejtë të videove, të ashtuquajtur – webcasting.

Shërbimi i emëruar YouTube Live fillon me punë në 22 nëntor me transmetim nga San Francisco. Disa nga personat e famshëm të cilët do të kanë nderin të hapin këtë risi nga Google do të janë reperi Will.i.A, këngëtarja Katy Perry, kitaristi Joe Satriani, të megapopullarizuarit MythBusters, Adam Savage e Jamie Hyneman, si dhe shumë të tjerë. Këtë transmetimin të parë tre-orësh të drejtpërdrejtë në regjinë e YouTube do të mund ta ndiqni në këtë adresë internet:i (http://www.youtube.com/live)

Si në këtë, ashtu edhe në tjerët webcasting në kuadër të kanalit YouTube Live do të marrin pjesë personat video materialet e të cilëve janë publikuar në YouTube dhe janë jashtëzakonisht të popullarizuara, derisa incizimet e 50 të përzgjedhurve deri më tani në YouTube janë shikuar më shumë se 2.5 miliardë herë.

Ajo që nuk e kemi të njohur është e dhëna nëse shfrytëzuesit do të mund të vendosin në faqet e tyre transmetimin e tyre të drejtpërdrejtë ashtu siç mund të vendosin cilindo video material nga YouTube, mirëpo besojmë se opsioni i tillë do të mundësohet.
Code:
www.youtube.com/live
xx Alienware i cili nuk kushton jashtëzakonisht tepër
November 15, 2008, 12:44:17 PM by s34rcH


Marka e kompjuterëve të kompanisë Dell, Alienware, gjithmonë është ndërlidhur me komponentët kulminant, dizajnin agresiv dhe, për fat të keq, çmimin jashtëzakonisht të shtrenjtë. Mirëpo tani është paraqitur edhe modeli të cilin mund ta quajmë edhe të lirë.

Alienware Area-51 750i më i lirë ka furnizime të fuqishme të rrymës si dhe shtëpizë si në modelet e fuqishme, mirëpo komponentët të cilët gjenden brenda saj nuk janë edhe aq të shtrenjta, prandaj vijmë deri tek çmimi prej rreth 1.000 dollarësh.

Për këto para do të merrni procesorin Core 2 Duo nga Intel me takt punues 3 GHz, me fuqi furnizimi me rrymë prej 750 W, kartelë grafike GeForce 9800 GT, 2 gigabajt memorie punuese dhe disk të fortë me kapacitet prej 250 GB.

Natyrisht, të njëjtin kompjuter është e mundur të blihet edhe në konfiguracionin dukshëm më të fuqishëm, me procesorin katër-bërthamësh Core 2 Extreme, dy kartela grafike Radeon HD 4870 X2 dhe 3 terabajtë të hapësirës së diskut, e siç ua merr mendja, edhe çmimi është dukshëm më i lartë.
[1] 2 3 ... 58
*Mos prekni najsen se test osht.
SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.