|
|
Lajme
[1] 2 3 ... 31
Kina - fuqia më e madhe e internetit në botë
Today at 02:26:12 PM by leoo
 Të dhënat e fundit për shfrytëzimin e internetit në Kinë dëshmojnë se në këtë vend, përkundër mbikëqyrjes së rreptë dhe rregullave qeveritare, ka hiq më pak se 253 milionë shfrytëzues, që Kinën e vendosin edhe përpara Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse një evropiani të rëndomtë censurat dhe ndalesat, me të cilat përballet përdoruesi kinez i internetit, i duken si të papërmbajtshme, përdorimi i internetit në Kinë rritet pandalshëm. Edhe pse bëhet fjalë vetëm për 19.1 për qind të numrit të përgjithshëm të banorëve, kjo mjafton që ky shtet të bëhet superfuqia më e madhe në botë e internetit sa i përket numrit të shfrytëzuesve. Sipas të dhënave të kompanive hulumtuese amerikane, Pew Internet dhe American Life Project, përdorimi i internetit në SHBA është 71 për qind, që do të thotë se 223.1 milionë banorë përdorin internetin. Kina tani jo vetëm që e ka kaluar këtë shifër, por edhe atë për tridhjetë milionë, e gjasat që SHBA ta arrijë ndonjëherë pothuajse nuk ekzistojnë fare. Sa u përket treguesve financiarë, Kina është ende larg SHBA-ve, Koresë së Jugut dhe vendeve tjera. Përfitimet e përgjithshme të gjitha kompanive kineze të internetit për vitin 2007 kanë qenë rreth 5.9 miliardë dollarë amerikanë, derisa të ardhurat vetëm nga reklamimi online në SHBA për këtë vit kanë qenë 21.2 miliardë dollarë. Mu për këtë është e qartë se Kina është tregu i radhës i madh për të cilën do të luftojnë gjigantët si Google e Microsoft.
Google nis vizionin e vet të Wikipedias
Today at 12:08:43 PM by leoo
Kompania Google ka paraqitur enciklopedinë e saj online, nga ana konceptuale e ngjashme me Wikipedian, të cilën e ka emëruar Knol. Dallimi kryesor është se në Knol janë theksuar qartazi autorët e artikujve të veçantë, derisa në Wikipedia nuk ekziston kjo.  Gjiganti i internetit ka paralajmëruar përpunimin e enciklopedisë online të cilën secili mund ta plotësoj qysh prej vitit të kaluar, por vetëm tani i ka shfaqur frutat e punës së vet. Gjeneza e emrit të pazakontë (Knol) të enciklopedisë së Googlet është shkurtesë e fjalës 'knowledge' që do të thotë njohuri. Konceptin e ngjashëm me atë të cilin plotësohet Wikipedia, enciklopedia më e njohur online, Google e ka përpunuar paksa. Problemi më i madh i Wikipedias është tek të dhënat e gabueshme të cilat i vendosin shfrytëzuesit anonim. Google planifikon që të tejkalojë këtë me obligimin e nënshkrimit të emrit dhe mbiemrit të plotë në të dhënat që shfrytëzuesit shtojnë në Knol. Në këtë mënyrë shfrytëzuesve të vyeshëm do t’u njihet puna e tyre duke publikuar emrat e tyre, e ata të cilët shpërndajnë dezinformata në këtë mënyrë do të regjistrohen si mashtrues. Në fakt Google beson se njerëzit do të janë më të kujdesshëm kur shkruajë pasi që identiteti i tyre do të jetë i njohur. Pos publikimit të identitetit, për ndryshimin e ndonjë të dhëne do të duhet të kontaktohet me personin i cili e ka shtuar fillimisht atë të dhënë. Natyrisht, nuk është hiq më pak i rëndësishëm fakti se Wikipedia refuzon me këmbëngulje çfarëdo forme të reklamimit në faqet e saj, derisa Google mbijeton nga reklamat, dhe planifikon që me Knol në fund të mbledh ndonjë para nga njohuria online.
Philips paraqiti DVD playerin mobil
July 24, 2008, 08:41:04 PM by leoo
 Kompania Philips ka paraqitur DVD playerin i cili pos qëllimit bazë ofron mundësinë edhe të shfletimit të përmbajtjeve video nga iPod. Pajisja me shenjën DCP951 posedon ekran LCD me diagonale prej nëntë inçësh, altoparlante, e përveç paraqitjes së DVD-ve, ofron lidhje solide me pajisjet tjera. Si fillim, në të gjendet qasja e veçantë në pjesën anësore të pajisjes i cili mundëson ndërlidhje me playerin multimedial iPod të kompanisë Apple. Në të gjithashtu gjendet edhe lexuesi i kartelave të memories SD/MMC, që do të thotë se në këtë player mund të shfletoni edhe fotografitë dhe pjesët e video materialeve të cilat i keni regjistruar me videokamerë apo fotoaparat. DVD-ja mobile e Philips mbështet formate të ndryshme siç janë DVD, DVD+/-R, (S)VCD, DivX e MPEG4. Bateria e integruar siguron dy orë e gjysmë të riprodhimit, e për energji shtesë dhe lidhje sistemi mobil ka AC e auto adapter si dhe kabllo AV. Pajisja DVD mobile e Philips DCP951 mund të blihet me një çmim rreth 260 euro.
MP3 player mozaik
MP3 player mozaik  Kompania Creative ka paraqitur MP3 playerin e saj të ri me emërtimin Zen Mosaic, i cili para së gjithash është interesant për shkak të dizajnit të tij të pazakontë. Në fakt, tastet për udhëheqje me Zen Mosaic janë më të voglat e mundur, që bien në sy duke marrë parasysh se në pajisje të tilla prodhuesit mundohen të shfrytëzojnë secilin milimetër të hapësirës. Mirëpo kësaj radhe dizajni ‘mozaik’ ka kushtëzuar vendosjen e tasteve, dhe nuk jemi të sigurt se rezultati ka qenë ideal.  Sipas specifikave kjo pajisje nuk është asgjë revolucionare: në të gjendet ekrani prej 1.8 inçësh, kapacitet prej 2.4 apo 8 gigabajtësh (varësisht nga modeli), FM radio, altoparlantë të integruar dhe bateria e cila do të zgjasë rreth 32 orë. Nuk dihet se kur pajisje do të mund të gjendet në dyqanet evropiane, por çmimi i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duhej të sillej rreth 200 dollarë. Me shumë info në: www.creative.com
Laptopi i vogël është rritur
Laptopi i vogël është rritur  Pas shumë zhurme ka filluar shitjen Asus Eee PC 1000. Edhe më tutje me dimensione të vogla, ky laptop vjen me ekranin prej 10 inçësh dhe çmimin shumë më të lartë sesa pjesa tjetër e serisë. Mund të përzgjidhni në mes Windows XP dhe Linuxit, me ngjyrë të zezë apo të bardhë. Varianti më i lirë, ai me Windows, vjen me 80GB të diskut të fortë, derisa modeli me Linux ka 40GB SSD disk dhe vjen me 20 gigabajt të hapësirës falas në internet. Të dy modelet shfrytëzojnë të njëjtin procesor.  Pajisjet vijnë me aplikacionin E connect, i cili u mundëson të lidheni në kompjuterët tjerë Eee. Për herë të parë shpejtësia e lidhjes pa tela (wireless) në internet është e kënaqshme. Me gjithë këto është paralajmëruar kohëzgjatja e baterisë prej shtatë orë e gjysmë, që është një shifër shumë interesante dhe na intereson shumë nëse është e vërtetë. Në rast se po kjo është e vërtetë atëherë kjo pajisje do të bëj një revolucion të vogël në botën e laptopëve dhe askush më nuk do të dëshirojë ndonjë laptop tjetër.
Padisin Google për shkak të trafikut që u sjell
July 24, 2008, 10:01:14 AM by leoo
Gazetat belge, Le Soir e La Libre Bélgique, kanë vendosur të padisin Googlen dhe të kërkojnë nga gjiganti i internetit dëmshpërblim financiar me vlerë prej 49 milionë eurosh  Derisa shumica e hapësirave tjera të uebit në mbarë botën mbështeten pikërisht në Google, i cili nëpërmjet makinës së tij të kërkimit sjellë pjesë të konsiderueshme të vizitorëve, disa botues të caktuar belgë, mu për këtë fakt, kanë vendosur të padisin sërish kompaninë Google. Gazetat belge, Le Soir e La Libre Bélgique, kanë vendosur të padisin Googlen dhe të kërkojnë nga gjiganti i internetit dëmshpërblim financiar me vlerë prej 49 milionë eurosh, dhe këtë mu për arsyen se ai publikon dhe furnizon të tjerët me përmbajtje pa lejen e tyre. Këtë padi më të re të çuditshme e ka nisur në emër të publikimeve të caktuara, Copiepresse, organizata e cila përfaqëson një pjesë të caktuar të botuesve belgë nga rajoni i cili mbulon lajme në gjuhën frënge dhe atë gjermane. Edhe tingëllon befasuese - Google vitin e kaluar ka humbur një padi të ngjashme nga disa publikime belge, të cilat publikojnë përmbajtje në internet dhe për këtë është dashur të largojë lajmet e tyre nga Google News. Përveç vet largimit, gjykata belge i ka caktuar dënimin me vlerë prej katër milionë eurosh, mirëpo pasi që përfaqësuesit e gjigantit të internetit janë ankuar, ata ende presin vendimin e gjyqit për këtë
Tastierë magjike në Motorolan e re
July 23, 2008, 08:55:11 PM by leoo
 Tastierë magjike në Motorolan e re Postnga *1A* më 23 Korrik 2008, 19:51 Në treg më në fund është paraqitur super-celulari i paralajmëruar qe shumë kohë nga Motorola - ROKR E8. Dizajni i përsosur dhe opsionet e avancuara garantojnë se do t’ia kalojë popullaritetit të celularit RAZR, të prodhuar po ashtu nga Motorola. Duke përdorur teknologjinë inovative MakeShift, ekspertët nga Motorola janë përkujdesur që ROKR E8 në një moment të shfaqë vetëm ato taste të cilat ju nevojiten. Brenda pak kohe kjo pajisje shndërrohet nga telefoni celular në MP3 player dhe anasjelltas. Megjithatë, për dallim nga tastierat e zakonshme virtuale, ROKR E8 në prekje reagon me anë të vibrimit apo lëvizjes së vogël, kështu që keni ndjenjën se keni prekur një tast i cili është ‘i gjallë’. ROKR E8 ka FastScroll, një rrotëz navigimi e cila shfrytëzuesve u mundëson shfletim më të lehtë të përmbajtjeve të ruajtura në pajisje. Me një lëvizje të gishtit të madh mund të kaloni nëpër të gjitha dosjet muzikore, kontaktet, kalendarin dhe përmbajtjet multimediale. Kur ai është në funksionin e MP3 playerit, ROKR E8 riprodhon muzikën në formën tredimensionale stereo. Telefoni ka altoparlant të integruar, e muzikën mund ta dëgjoni edhe nëpërmes dëgjueseve Bluetooth apo të rëndomta. Pajisja ka 2GB të memories interne, e cila mund të zgjerohet me anë të kartelës microSD.
Vala: Konfigurimi “Familja dhe Miqtë” edhe me SMS
July 23, 2008, 08:07:30 PM by leoo
 Operatori publik mobil Vala, njofton konsumatorët e vet se prej tash e tutje do të mund të bëjnë konfigurimin e produktit “Familja dhe Miqtë” përmes dërgimit të një mesazhi në numrin 553. Ky aplikacion është një mundësi tjetër, e konsumatorëve të Valës, për konfigurimin e produktit “Familja dhe Miqtë”. Aplikacioni në fjalë proceson kërkesën e konsumatorit, pasi ta ketë analizuar atë për korrektësi në përmbajtje dhe format. Mesazhi i cekur duhet të përmbajë minimum një (1) dhe maksimum pesë (5) numra të telefonave të rrjetit të Valas, të ndarë me: hapësirë , katrorë(#) ose presje (,) si p.sh: 44xxxxxx,44xxxxxx, 44xxxxxx, 44xxxxxx, 044xxxxxx apo 044xxxxxx#044xxxxxx#044xxxxxx#044xxxxxx#044xxxxxx apo 044xxxxxx 44xxxxxx 44xxxxxx 44xxxxxx 44xxxxxx Në rast se ndonjëri prej numrave të pranuar nuk i përmbahet kërkesës si në shembujt më lartë, pra numri nuk i ka 8-9 shifra dhe të fillojë me 044 apo me 44, atëherë numri i tillë nuk procesohet. Konsumatori do të informohet nëse mesazhi i pranuar është i formatit të gabuar. VALA në vazhdimësi do të dal me oferta dhe produkte të reja të cilat do të jenë shumë konkurruese në tregun e telefonisë mobile në vend. Telefonia mobile në këtë mënyrë do të bëhet e arritshme dhe e leverdishme për të gjithë. __________________
Games for Windows Live prej tani pa pagesë
July 23, 2008, 02:13:29 PM by leoo
Microsoft ka vendosur që shërbimin e vet për lojëra online, Games for Windows Live, ta bëjë pa pagesë, si dhe në të njëjtën kohë ta pasurojë me përmbajtje të reja.  Pas daljes së sistemit operativ Windows Vista, Microsoft ka nisur shërbimin Games for Windows Live, e cila është diç e ngjashme ne shërbimin e popullarizuar dhe të suksesshëm Xbox Live për lojëra online dhe lidhje të lojtarëve. Sikur edhe tek Xbox Live Microsoft ka krijuar dy lloje të anëtarësimit nga të cilat njëra duhet të paguhet. Kështu lojtarët e lojërave kompjuterike, të cilët është dashur të paguajnë për të luajtur me lojtarët tjerë të Xbox, kanë mund të paraqesin arritjet e lojtarëve, dhe të komunikojnë me zë dhe të shfrytëzojnë shërbimin e ndërlidhjes sipas aftësive të tyre. Problemi ishte se lojtarët e lojërave kompjuterike nuk kanë dashur të paguajnë për këto shërbime sepse shumicën e tyre kanë mundur t’i marrin pa pagesë, e për të tjerat kanë alternativë. Për këtë Games for Windows Live edhe nuk ka qenë aq shumë i popullarizuar, prandaj Microsoft ka vendosur të ndërmerr diçka në lidhje me këtë. Hapi i parë është heqja e pagesës, derisa hapi i dytë do të jetë shtimi i Marketplace-it, vendit ku mund të blihen lojëra, filma dhe pa pagesë të merren versionet demonstruese të lojërave dhe filmave të rinj. Paralelisht me këtë do të ndryshohet edhe pamja e shërbimit Games for Windows Live i cili duket më bukur. www.gamesforwindows.com
Toshiba Qosmio F55 - laptop i parë me GPS
July 23, 2008, 08:55:17 AM by leoo
Toshiba ka prezaniar laptopin e saj më të ri Qosmio F55 i cili mban epitetin "laptop për lojëra" duke i faleminderuar procesorit të saj më të ri nga Intel Core 2 Duo dhe kartelës grafike nga nVidia. Këtë laptop gjithashtu e bën të veçantë edhe GPS adapteri si dhe hartat e Garmin. Toshiba me këtë laptop bëhet kompania e parë e cila integron GPS adapterin në laptop. Në web kamerën e saj posedon edhe softverin e cila njeh fytyrat e përdoruesve. Mund të porositet me 3 ose 4 GB RAM dhe HDD prej 320 GB.
[1] 2 3 ... 31 Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
*Mos prekni najsen se test osht.
|