Artikuj
Comments: 0 Views: 95
Rating: (4 Votes)
By theDirector3
At January 30, 2008, 03:39:00 PM

Comments: 4 Views: 312
Rating: (8 Votes)
By theDirector3
At January 02, 2008, 10:02:00 PM
Video e javës


   Android Demo.  
Diskutimet e fundit
[Today at 03:15:23 PM]

[Today at 03:14:45 PM]

[Today at 03:03:24 PM]

[Today at 01:57:46 AM]

[Today at 12:48:25 AM]

[Today at 12:33:51 AM]

[Today at 12:32:11 AM]

[March 01, 2008, 11:42:34 PM]

[March 01, 2008, 11:19:55 PM]

[March 01, 2008, 11:15:45 PM]

[March 01, 2008, 11:15:10 PM]

[March 01, 2008, 11:14:03 PM]

[March 01, 2008, 11:10:25 PM]

[March 01, 2008, 11:07:03 PM]

[March 01, 2008, 11:04:08 PM]

[March 01, 2008, 10:58:14 PM]

[March 01, 2008, 10:55:23 PM]

[March 01, 2008, 07:48:38 PM]

[March 01, 2008, 05:34:40 PM]

[March 01, 2008, 05:34:11 PM]
Muzikë!

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Pas policëve të rajonit të Gjilanit "rebelohen" edhe ata të Graçanicës  (Read 9 times)
« on: March 01, 2008, 10:55:23 PM »
JonSaraqini Online
Feja e shiptarit, osht shiptaria!
Moderator
Full Member

*****
Posts: 154



Pas policëve të rajonit të Gjilanit "rebelohen" edhe ata të Graçanicës



Pas dy takimeve me policët serbë të rajonit të Gjilanit, të cilët kanë refuzuar urdhrat e Komandës Kryesore të SHPK-së, është vendosur që ata të suspendohen - me pagesë, deri në një vendim tjetër lidhur me këtë çështje. Po ashtu edhe policët serbë në Graçanicë kërkojnë që tash e tutje t'i japin përgjegjësi vetëm policisë së UNMIK-ut, thuhet në një komunikatë të Zyrës për informim të Komandës Kryesore të Policisë në Prishtinë.

"Ne kishim pranuar informata se pjesëtarët e SHPK së të nacionalitetit serb ne rajonin e Gjilanit kanë shprehur dëshirën që të marrin urdhra nga UNMIK e jo nga SHPK, ndërsa po ashtu kemi pranuar informata se shumica nga ta dje dhe sot nuk janë paraqitur në vendin e punës sipas orarit të përcaktuar".

Gjeneral Reshat Maliqi, zëvendëskomesar i policisë për operativë, Jim Lias dhe kolonel Elmina Mahmuti, tw enjten kanë mbajtur një takim ne shkollën fillore ne Kufc, të Gjilanit me policët e nacionalitetit serb në regjionin e Gjilanit, me ç'rast menaxhmenti i lartë i policisë ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe ka inkurajuar ata që të punojnë sipas hierarkisë komanduese ekzistuese, për brengat e të cilëve kanë shprehur kuptim duke u munduar të jeni fleksibël, theksohet më tej në komunikatë.

Në takim është vendosur që të ketë edhe një takim tjetër sot, ku do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm. Në takimin e sotëm, të zhvilluar sërish në mes të përfaqësuesve të Komandës Kryesore të Policisë në Prishtinë dhe policëve nga rajoni i Gjilanit, pasi që ata nuk kanë pranuar të punojnë nën urdhra të Komandës Rajonale, me urdhër të Komandës Kryesore të Policisë në Prishtinë, janë suspenduar me pagesë deri në një vendim tjetër nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Po ashtu edhe policët serbë në Graçanicë kërkojnë që tash e tutje t'i japin përgjegjësi vetëm policisë së UNMIK-ut.

Sot në mëngjes rreth 70 pjesëtarë të SHPK së të nacionalitetit serb ishin mbledhur para stacionit Policor në Graçanicë dhe të pakënaqur me linjën komanduese kanë kërkuar që të takohen me përfaqësues të UNMIK-ut duke theksuar se ata kërkojnë që tani e tutje t'i japin përgjegjësi UNMIK-ut, e jo komandës rajonale në Prishtinë, ashtu si edhe është paraparë.

Shërbimi Policor i Kosovës dhe Policia e UNMIK-ut janë të shpërndarë në mbarë territorin e Kosovës, ndërsa situata në mbarë territorin e Kosovës paraqitet të jetë e qetë, thuhet në këtë komunikatë të Komandës Kryesore të Policisë në Prishtinë
Logged

Feja e shiptarit, osht shiptaria!
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  


Komuniteti i Teknologjise se Informacionit; diskutime, teknologjia, interneti, programim, harduer, softuer, filma, programe, lojra.
Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks

©2008 ayih Organization.