Artikuj
Comments: 0 Views: 100
Rating: (4 Votes)
By theDirector3
At January 30, 2008, 03:39:00 PM

Comments: 4 Views: 320
Rating: (8 Votes)
By theDirector3
At January 02, 2008, 10:02:00 PM
Video e javës


   iPhone Stopwatch hits 1,000 hours.  
Diskutimet e fundit
[Today at 02:22:56 AM]

[Today at 02:18:27 AM]

[Today at 12:12:50 AM]

[March 06, 2008, 09:27:24 PM]

[March 06, 2008, 08:19:14 PM]

by 8
[March 06, 2008, 07:39:27 PM]

by 8
[March 06, 2008, 06:57:07 PM]

by 8
[March 06, 2008, 06:45:36 PM]

[March 06, 2008, 03:12:55 PM]

[March 06, 2008, 02:30:28 PM]
Muzikë

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Piratët informatikë, parajsë në Shqipëri  (Read 16 times)
« on: March 05, 2008, 10:39:16 PM »
JonSaraqini Online
Feja e shiptarit, osht shiptaria!
Moderator
Full Member

*****
Posts: 201



Shkatërrojnë me dhjetëra faqe interneti, përfshirë dhe atë të Kryeministrisë, pothuajse të gjitha ministrive e vetë Ministrisë së Brendshme, por piratët e internetit janë të pakapshëm. Mungojnë specialistët e mjetet hetimore për këtë fushë.

 
Të ndërhysh në sisteme kompjuterike apo të shkatërrosh një adresë interneti në Shqipëri, faqe zyrtare ministrish, biznesi apo medie, do të thotë të mos ndëshkohesh e t’ia hedhësh paq. Edhe pse në Kodin Penal ekziston një nen që penalizon ndërhyrjet në sistemet kompjuterike, asnjë person deri më sot nuk është gjykuar për ndërhyrje të paligjshme në këto sisteme. Sipas burimeve zyrtare policore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, bëhet e ditur se, edhe pse në raste tepër të rralla, në vendin tonë disa faqe zyrtare të institucioneve të ndryshme duke filluar nga Kryeministria e pothuajse të gjitha ministritë, janë fshirë ose janë bllokuar nga të ashtuquajturit “hackers”, thënë ndryshe “piratët e internetit”. Rasti më i fundit ka qenë ai i një viti më parë, kur faqja zyrtare e Ministrisë së Brendshme pati disa probleme dhe nuk mund të lexohej apo të hapeshin materialet e reklamuara aty. Pasi ekspertët informatikë u morën me rastin, rezultoi se dikush ose një grup i caktuar personash akoma të paidentifikuar, kishin bërë një “lojë” me faqen e internetit dhe se ajo ishte bllokuar përfundimisht. Gjatë punës së bërë për të parë se nga vinte virusi, u arrit në përfundimin se kishin të bënin me një sistem virusi interneti me origjinë aziatike, por tek personat të cilët kishin infektuar faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme nuk u arrit kurrë. “Punuam disa javë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur me adresën dhe pas punës së bërë, rezultoi se një virus aziatik ishte përdorur për të shkatërruar faqen.

Gjetëm llojin e virusit, por tek personi që kishte bërë këtë nuk mundëm të arrinim kurrë. Është pothuajse krejtësisht e pamundur. Njerëzit që bëjnë këto gjëra janë shumë profesionistë. Nuk i kapim dot”, - shprehen burimet policore. E ndërkohë, rezulton se në Shqipëri, edhe pse rastet e tilla nuk janë shumë të shpeshta, metodat për hetimin dhe zbulimin e piratëve të internetit kanë shumë mangësi. “Është një fenomen krejtësisht i ri, që fatmirësisht deri tani edhe kur kemi pasur raste, nuk kanë sjellë probleme të mëdha. Por edhe nëse do të përballeshim me një situatë aspak të këndshme a alarmante, identifikimi i personave është shumë i vështirë, kjo pasi nuk është shumë e përhapur si vepër penale dhe nuk kemi metoda të specializuara për të kapur apo arrestuar dikë që prish faqe apo adresa interneti”, - theksojnë po të njëjtat burime zyrtare të policisë. Por edhe nëse në të ardhmen do të kemi probleme të tilla, edhe nëse kemi një vepër penale që penalizon ndërhyrjet në sistemet kompjuterike, ligji është shumë i butë me ta. Ndërkohë që sipas burimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Tiranës, asnjë person dhe asnjë çështje nuk po ndiqet penalisht kohët e fundit, për shkak se asnjë rast i ndërhyrjeve nuk është denoncuar në organin e akuzës.

« Last Edit: March 05, 2008, 10:51:37 PM by easy4bendi » Logged

Feja e shiptarit, osht shiptaria!
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  


Komuniteti i Teknologjise se Informacionit; diskutime, teknologjia, interneti, programim, harduer, softuer, filma, programe, lojra.
Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks

©2008 ayih Organization.