Video e javës


   Gmail chat. Komunikim me zë dhe vidjo.


Diskutimet e fundit
[Today at 02:38:04 AM]

[December 02, 2008, 07:45:44 PM]

[December 02, 2008, 05:11:09 PM]

[December 02, 2008, 01:45:51 PM]

[December 02, 2008, 01:41:13 PM]

[December 02, 2008, 12:23:58 PM]

[December 02, 2008, 12:13:51 PM]

[December 02, 2008, 12:12:35 PM]

[December 01, 2008, 09:58:50 PM]

[December 01, 2008, 09:57:47 PM]

*Ndegjoni Live: Radio Urban FM

*Interesante: Yjet gjigant.




Pages: 1 2 3 [4]  All |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Jokes  (Read 4057 times)
« Reply #30 on: August 13, 2008, 06:13:24 PM »
Gamble everything for love if you are a true human
heroidi Online
Rock N' Roll
Hero Member

*****
Posts: 895



Ç´ËSHTË POLITIKA?

Djali: Babi, më duhet të bëj një hartim për shkollën. A mund të të pyes diçka?

I ati: Po si jo, biri im, çfarë don të pyesësh?

Djali: Ç´është politika?

I ati: Hmm, le të marrim shtëpinë tonë si shembull. Unë jam ai që merr rrogë kështu që le të quhem -Qeveria. Mamaja jote është ajo që merret me levrimin e parave, kështu ate e quajmë -Parlamenti. Ne kujdesemi për ty dhe interesat e tua, kështuqë ne të quajmë ty -Populli. Pastaj sherbetoren e quajmë si Klasa Punëtore dhe vellain tënd të sapolindur, si e Ardhmja.
A e kuptove?

Djali: Jo tamam, por..., dhe në atë moment zingëroi telefoni dhe babi e mori dëgjojsën...skjarimet më të hollësishme sikur mbetën për herën tjetër.

Atë natë u zgjua djali pasi që vëllai i vogël qante, dhe shkoi për të shikuar se çfarë kishte që nuk shkonte. Ai vuri re që vëllai i kishte mbushur breket, kështu që shkoi tek dhoma e prindërve ku gjeti te ëmen në një gjumë të thellë. Atëherë djali shkoi tek dhoma e sherbëtores ku pa nëpermjet vrimës së çelësit t´jatin në krevat me sherbëtorën. Asnjëri nga përsonat në krevat nuk dëgjoi trokitjet e kujdesshme të djalit, kështu që djali u kthye tek dhoma e tij dhe u zhyt në shtrat.

Mëngjesin që pasoi:
Djali: Babi, më duket se e kam kuptuar tani se çfare është politika.
I ati: Sa mirë biri im, ma shpjego mua tani me fjalët e tua.
Djali: Mirë, ndërsa Qeveria i hypën Klasës Punëtore, Parlamenti fle në gjum të ëmbël.
Popullit nuk i vihet veshi fare ndërsa e Ardhmja është plot e përplot me m... kundërmim.
Logged


Silence is an ocean speech is a river.
« Reply #31 on: August 15, 2008, 04:23:57 PM »
s34rcH Online
Sr. Member

****
Posts: 432



Bëhët ni party ni far vendi edhe tash djali pi thot babes tij, bab a ki me mi gjet do pare njeri se e kem organizu ni partye e pom duhen.
Pi thot baba ec be se skom thot, djali ia kthen: hajt be se u ardh ni dixhej pi së largëti edhe asht shumë i smut , ja bon baba i smut the a ? po thot djali.. qe pra merri 2 euro bleja 1 kg banane edhe mos um shurdho ec hup
Logged

« Reply #32 on: September 07, 2008, 03:37:25 PM »
riggie Online
special members
Full Member

*****
Posts: 217




Djali i vogël është kthyer nga foshnjorja dhe po i thotë nënës se jam mësuar të njehi në gishta! -Pa të sholiim - po i thotë nëna e gëzuar. -Ja, një gisht, edhe një gisht, edhe një gisht, edhe një glsht, edhe një gisht!
-

-Pse po i han lajthiat me lëvore pa i çiruar.
Pse nuk po i then ma së pari?
-Nuk ka problem, e di se çka ka mbrenda..

-

Erdh një njeri te neuropsikiatri dhe po ankohet: -Shokë mjek jam shumë i brengosur me gruan time sepse dje ka marë pozë të fotografisë lakuriq.
-Kjo nuk është për me u brengos - po e qetëson mjeku
Mundet me qenë edhe fotografi për kulturën figurative në përgjithësi. -PO mirë pse i duhej e tërë fotografia e madhe? -Për patent shofer - ia ktheu burr'i i mjerë.

-

Mësuesja po i pyet nxënësit në shkollë:
-Çka ja merr mendja juve - a hahet mishi i
elefantit...?
-Po hahet!
-Hemmm...-a çka bahet me eshna? -Paj... i vendosmi në qosh të pjatës...

-

-Zonja e shtëpisë erdhi nga tregu. Dhe i kishte lanë në kuzhinë njëqind peshqi që peshonin tri kilogram.
Shkoi në dhomë sa të i ndrroj rrobet kur u kthye në kuzhinë as një peshk nuk kishte mbetur. -Kur në atë çast po e sheh maçorrin ju afrua dhe e zuri sepse dyshonte.
E mori maçorrin dhe po e matë në peshore e kuzhinës dhe kur sheh në fund maçorri i kishte tri kilogram.
"O Zot! Nuk mundet me ardhë në veti". "Po ku është tani macja?"

-

-Bubrreci dhe elefanti quan dashuri të çmendur tërë natën.
-Kur u zgjua bubrreci në mëngjes e pa se elefanti
kishte ndrruar jetë dhe thoshte:
-E çfar fati kam unë! Po, mendonte vetmevete
bubrreci.
-Për një natë kënaqësi varrin tërë jetën time.
tash duhet të gropoj


-Dy pleshta dolën nga kinamaja, njëra e pyet tjetrën:
A po shkojmë në kambë - apo me ndonjë qen?

-

Studenti kishte marrë një ditë një mizë dhe po e
studionte dhe erdhi në përfundim se:
-Mizës kur ja këput një krah kërcen.
Sepse kur i themi kërce ajo kërcen.
-Nëse ja këpusim edhe një krah, kur i themi kërce
ajo nuk kërcen dhe vimë në përfundim se mizanë
këtë rast nuk ndëgjon.

-

-Bleta fluturoj dhe ra në një Ieksikon adresash
dhe numrash të telefonit, pa pritë mas i
bashkangjitet edhe një dhe po e pyet:
-Çka po shikon këtu?
-Po më duhet një adresë e një luleje.

-

-Erdhi një grua në dyqanin ku shiten zogjtë dhe dëshironte ta blente një zog që këndon bukur, kështu që ajo propozoj ta merrte një kanarinë. -Kur shkoi në shtëpi vrejti se kanarina e ka njërën
këmbë të thyer dhe menjëherë shkoi te shitësi për ti treguar.
-Ju lutem zonjë mua nuk më intereson as që mendoj me kthye sepse keni kerkuar një zog që këndon e jo që vrapon!

-

-Dy breshka duke kaluar rreth ëmbëltores
vendosën ta blejnë nga një akullore.
-Mirëpo sa po e morrën nga një akullore filloi të
bjerë shi. -Kështu që breshka më e vjetër i tha
breshkës që ishte më e re:
-Shko në shtëpi dhe merre një ombrellë.
-Unë po shkoj i tha breshka e vogël por nëse ma
jep fjalën se do ta ruan akulloren time deri sa të
vij-
-Pas dy yjeteve breshka e madhe po mendonte: -A thua ndoshta nuk do të vjen më sepse ka përtë menduar se e kam hangër akulloren e saj. -Kur pa pritë po ndëgjohet një zë në hyrje të ëmbëltores:
-Vetëm ishalla ma ke prek akulloren nuk ke me ardhë në shtëpi me ombrellë!

-

-I zoti i shtëpisë po i thotë mysafirit eja hynë brenda - mos ke frikë nga qeni! -Pse? - A nuk të ha...
-Pata dëshirë ta shohë a po të ha se sot në mëngjes e kam blerë.

-

-A mundem unë tërë ditën të bërtas Xheki!... -Xheki!
-Por qeni im nuk don se nuk don me ardhë!
-A thua pse?
-Sepse e ka emrin Lesi.

-

-Po hynë një zonjë në dyqan:
-Kisha pasë dëshirë t'ja marrë qenit tim një
xhamper. -Cilin numër? -Për besë nuk e di!
-Pse atëherë nuk vjen bashkë me qenin dhe e provojmë?
-Oh, jo desha ta befasoj qenin!

-

-Shiko ky është daja im me majmunin - I kam fotografuar në" kopshtin zoologjik. Është simpatik, a?
-Aha... a mos është ky djathtas me kapelë!?
Logged
« Reply #33 on: September 17, 2008, 01:18:42 PM »
JonSaraqini Online
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member

*****
Posts: 980



Liga e Kampionëve
Pyet mësuesja Shulin:

- Shul, sa është larg Plutoni prej Diellit?
- Aq sa është larg KF Flamurtari prej Ligës së Kampionëve.

Jarania
Vjen Rrusta në shtëpi dhe e gjen në krevat me jaranin e tij më të mirë.
Pa iu trembur syri, nxjerr revolen dhe e vret.

Faza e shikon dhe i thotë:
- Ehh, more Rrusta jem, në ja fillofsh ti kështu, paske me mbet pa asnjë jaran!

EURO 2012
Pyet njëra biondinë tjetrën:
- Çfarë mendon ti, kush do ta fitojë kampionatin evropian 2012?
- Ma merr mendja Brazili – ia kthen tjetra.

Skënderbeu
Vjen një fshatar i vjetër në Prishtinë, dhe pyet një polic se ku gjendet Skënderbeu?
- A more mixhë, po edhe budalla më i madh e di këtë punë!
- Po bre mixhë, po pikërisht për këtë po të pyes ty – ia kthen fshatari!

Fukaraja
Shkon fukaraja me të birin e tij tek mjeku:
- Zotëri doktor, nuk po ha asgjë. As bukë, as sheqer, as pite, as peshk, kurrgjë hiq!
- Po, pse bre?
- Paj, nuk i ka...

Gjakovarët
Takohen dy miza dhe fillojnë bisedën.
- Allahile, ku ke qenë. S’të kam parë me muaj!
- Kam qenë e mbyllur në kuletën e gjakovarit!, ia kthen miza tjetër.

TBC – BMW
Shkon Rrusta te doktori dhe i ankohet:
- Doktor, po kollitem, teshtij, mezi po marr frymë.
- E pyet doktori:
- A ka pas dikush në familjen tuaj TBC?
- Jo valla, por mixha jem Hasani e ka pas një BMW.

Noti
Rrusta e Shuli shkojnë për herë të parë në det.
Rrusta i thotë: Shihe Fazën sa shpejt po përparon, dje mësoi të notojë e sot po rri me kry nën ujë që njëzet minuta!

Engjëllushja
Pyet djali të ëmën:
- Mami, a fluturojnë engjëjt?
- Fluturojnë, zemër.
- Mbrëmë e kam dëgjuar babin duke i thënë ndihmëses tonë të re “engjëllushe”. Kur do të fluturojë ajo?
- Menjëherë nesër, zemër.

Indeksi
Diku rreth mesnatës ndalon polici studentin në rrugë dhe i kërkon dokument identifikimi. Ky i përgjigjet:
- Nuk e kam letërnjoftimin, a bën indeksin?
- Bën...
Studenti i jep indeksin, ky e shikon, dhe i thotë:
- Uhhha, ti djalosh me të vërtetë paske udhëtuar shumë...
Logged

Qikjo osht Gjakova!
« Reply #34 on: November 23, 2008, 03:20:54 PM »
s34rcH Online
Sr. Member

****
Posts: 432



Mungon Shuli në shkollë.
- Pse nuk ishe dje në shkollë? – pyet mësuesja.
- Më është dashur të dërgoj lopën tek taraku, ia kthen Shuli.
- Pse a nuk mundi baba yt të kryej këtë punë?
- Ka mundur, mësuese, por prapëseprapë taraku e bën atë më mirë.
Logged

« Reply #35 on: December 01, 2008, 09:57:47 PM »
s34rcH Online
Sr. Member

****
Posts: 432



Barku

Hyn një djalosh në dhomën e prindërve dhe e sheh mamanë e tij se si kërcen poshtë-lartë, poshtë-lartë. Prindërit ndalen përnjëherë, dhe derisa e ëma e tij vishet, djaloshi e pyet:
- Çfarë po bënit ti e babi?
E ëma i sqaron:
- E di si biri im, babi e ka barkun e madh prandaj unë nganjëherë hipi mbi të që t’i ndihmojë ta rrafshojë.
Në këtë, djaloshi ia kthen:
- Epo mami, po e shpenzon kohën kot. Kur ti je në punë, vjen fqinja, ulet në gjunjë, dhe e frynë prapë barkun e babait dhe i bëhet si ka qenë më parë.
Logged

 
Tags: humor hajgare komedi ayih X teknologjia 
Pages: 1 2 3 [4]  All |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.