Artikuj
Comments: 0 Views: 100
Rating: (4 Votes)
By theDirector3
At January 30, 2008, 03:39:00 PM

Comments: 4 Views: 320
Rating: (8 Votes)
By theDirector3
At January 02, 2008, 10:02:00 PM
Video e javës


   iPhone Stopwatch hits 1,000 hours.  
Diskutimet e fundit
by 8
[Today at 06:57:07 PM]

by 8
[Today at 06:45:36 PM]

[Today at 03:12:55 PM]

[Today at 02:30:28 PM]

[Today at 01:44:56 PM]

[March 05, 2008, 11:30:49 PM]

[March 05, 2008, 11:27:02 PM]

[March 05, 2008, 10:40:20 PM]

[March 05, 2008, 10:39:16 PM]

[March 05, 2008, 10:21:17 PM]
Muzikë
  Home   Kategoria1    
by daBaki. on December 27, 2007, 05:34:00 PM

Rusët arrestojnë dy hakerë

Agjencia ruse e sigurisë, FSB, ka raportuar se ka arrestuar dy hakerë programues, të cilët janë përgjegjës për problemet që janë shfaqur së fundi në shumë kompjuterë, në mbarë botën. Edhe pse çifti është arrestuar, problemi i aplikacionit dashakeq të emërtuar Pinch Pro ende mbetet.

Programuesit e burgosur janë identifikuar vetëm si Ermishkin dhe Farkhutdinov, ndërsa kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Aplikacioni i tyre i emërtuar Pinch Pro është vetëm kornizë për përpunimin e viruseve, trojans-ave dhe aplikacioneve tjera të këtij lloji. Natyrisht që një numër i madh i hakerëve dashakeq veçmë e kanë marrë kodin burimor të Pinch Pro dhe në të përpunojnë sulmet personale të kompjuterëve.

Sipas të dhënave të Kaspersky Lab, në internet aktualisht janë të pranishme rreth 4.000 aplikacione të ndryshme të përpunuara nga Pinch Pro, derisa mbijetesa e tyre e mëtutjeshme do të jetë bukur e vështirë të ndalohet.

Gjithashtu ia bashkagjitim dhe videoklipin.  http://rapidshare.com/files/78960648/Arestimi_i_Hackerave_Rus_by_ScriptMan.wmv

137 Views | Rating: (3 rates)
by theDirector3 on December 21, 2007, 06:59:00 PM
Ipko Net u shndërrua në Ipko, dhe tani ka një imazh të ri afarist.

Grupi Telekom Sllovenije lanson rrjetin e ri mobil në Kosovë

Prishtinë, 14 dhjetor – Pas më shumë se gjysmë viti të shpalljes si fitues i koncesionit për operatorin e dytë të telefonisë mobile në Kosovë, konzorciumi i grupit Telekom Slovenije, zotërues i së cilës është iPKO së bashku me Telekom Slovenije dhe Mobitel, mbajti premtimin dhe lansoi rrjetin komercial. Grupi Telekom Slovenije do të instalojë 144 stacione bazë gjatë fazës së parë të lansimit, prej të cilave më shumë se 40 tanimë janë operacionale. Pajisjet për rrjet dhe sistemet e telekomunikimit dhe transferit u siguruan nga Ericsson Nikola Tesla. Duke përfshirë edhe çmimin e koncesionit, përafërsisht 100 milion euro janë investuar deri më tani për ndërtimin e rrjetit, që është gjysma e investimit të planifikuar.

Në Kosovë ka një kërkesë të jashtëzakonshme për një rrjet të ri dhe për shërbimet e ofruara nga iPKO. Një shembull: para 14 ditësh përdoruesit komercial të Kosovës patën mundësinë të rezervojnë numrat e tyre në rrjetin e ri. Janë bërë përafërsisht 10,000 rezervime. iPKO ofron shërbime të avancuara me teknologjinë e fundit, dhe po mbështetet në shumëllojshmërinë e shërbimeve, në linjën e pakove, shërbimet me vlerë të shtuar, kualitetin, sigurinë, dhe kujdesin e pandërprerë për përdoruesit. Së bashku me shërbimet e thjeshtësuara dhe transparente për përdorim, e përbëjnë avantazhin konkurrues të tyre. Shërbimet e iPKOs janë të dedikuara për grupe të ndryshme përdoruesish. Pako për të rinjtë ofron mesazhe të lira; pako familjare lejon thirrje më të lira ndërmjet familjarëve, dhe pako e biznesit mundëson thirrje të lira për punëtorët. Plani është që të përfitohet 50% e tregut për 5 vitet e ardhme, dhe të përfitohen rreth një milionë përdorues në fazën e maturitetit.

iPKO ka plane të mëdha edhe në fusha të tjera të komunikimit elektronik. Prej qershorit të këtij viti, kjo kompani ka edhe licencën për ofrimin e shërbimeve të telefonisë fikse, dhe është lider në ofrimin e shërbimeve të internetit në Kosovë. Kjo kompani është duke u pozicionuar edhe si integruese e sistemeve.

IPKO ka rrjetet e saja për shërbimin wireless dhe fiks. Përdoret një shtyllë rrjeti (IP/MPLS) shumë e shpejtë, e cila mundëson shërbime fleksibile dhe të kapacitetit të lartë për internet, duke përfshirë këtu edhe IP telefoninë dhe TV me internet. Rrjeti mbulon mëse 80% të zonave të populluara të Kosovës. IPKO sot ka më shumë se 32,000 përdorues në rrjet nëpër të gjitha qytetet dhe qytezat e mëdha të Kosovës, prej të cilëve 2,000 janë përdorues biznesi.

Në këtë mënyrë, IPKO po shndërrohet në një prototip të organizatës moderne, që shfrytëzon maksimalisht konvergjencën e rrjetit. Imazhi dhe emri i ri afarist që po
lansohet së bashku me rrjetin e ri mobil, reflekton trendet moderne në zhvillimin e komunikimit elektronik.

Grupi i Telekom Slovenije është krenar që ia doli, në më pak se një vit, një depërtim kaq të suksesshëm në tregun Kosovar të komunikimit elektronik, me mundësi të veçanta për zhvillim të mëtutjeshëm. Në këtë moment, 200 ekspertë nga Mobiteli dhe Telekomi i Sllovenisë janë duke punuar në Kosovë. Kjo është e rëndësisë së veçantë, duke marrë parasysh se zgjerimi në tregje të jashtme është një pjesë e rëndësishme e strategjisë afatgjate dhe zhvillimit të grupit si tërësi. Përparësitë e Kosovës janë radhitja e saj pranë Evropës dhe progresit, madhësia e ngjashme e tregut, si dhe atributet rajonale që janë fundamentale për planet e grupit për zgjerim në Evropën juglindore. Përveç investimeve në rrjetin mobil, Telekomi i Sllovenisë ka futur 16.5 milionë euro kapital në iPKO. Telekomi i Sllovenisë tani posedon 63.75% të aksioneve në iPKO, së bashku me Faktor Bankën që posedon 15%, dhe me aksionarë të tjerë me 21.25%.

Në evenimentin e lansimit të shërbimeve mobile, drejtori ekzekutiv i Telekomit të Sllovenisë z. Bojan Dremelj tha: “Kur premtova në mars të këtij viti të lansojmë rrjetin mobil komercial para korrikut të vitit 2008, siç u pajtuam në tender, isha i vetëdijshëm për përgjegjësitë e formulimeve të tilla. Sot lirisht mund të them: ne kemi mbajtur premtimin e bërë.”Drejtori ekzekutiv i iPKOs z. Akan Ismaili shtoi: “Përdoruesit e Kosovës tani kanë mundësinë të përdorin rrjetin mobil wireless më të avancuar dhe më kualitativ, mbi të cilin IPKO do të ofrojnë shërbime për t’i kënaqur përdoruesit me nevoja dhe prioritete të ndryshme. Me hapin historik të sotëm – lansimin e rrjetit të operatorit të dytë mobil – Kosova u bë pjesë e rrjetit global mobil.”
72 Views | 0 Comments | Rating: (2 rates)
by daBaki. on December 05, 2007, 02:39:00 PM

Nisma Ekonomike për Kosovën (ECIKS), që përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve në rajonin gjermanofolës, vazhdon të sjellë investitorë të rinj në Kosovë.

Një projekt që ECIKS ka identifikuar në vitin 2005 e që parasheh zhvillimin e softuerit në Kosovë për nevojat e kompanive austriake, është tashmë në fazën e realizimit. Kompania e njohur austriake "Wertheim" do të investojë në Kosovë në zhvillimin e një pakete të sofistikuar softuerike për kontrollimin dhe menaxhimin e kasafortave bankare.

Softueri, që do të zhvillohet gjatë dy viteve të ardhshme nga kompania kosovare “Rrota”, përveç menaxhimit të klientëve do të mundësojë edhe qasjen e klientëve në kasaforta përmes të dhënave biometrike.

Përmes këtij investimi, vlera e të cilit arrin në 300.000 Euro, drejtpërsëdrejti do të hapen gjashtë vende të reja të punës dhe do të mundësohet transferimi i dijes dhe teknologjisë moderne përmes seminareve të organizuara në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe me Odën Ekonomike të Kosovës.

I tërë projekti do të realizohet me përkrahjen financiare të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), e cila do të marrë përsipër një pjesë të investimit.

Është ky një projekt jashtëzakonisht prestigjioz që do të kontribuojë në promovimin e investimeve dhe të outsourcing në Kosovë. Kasaforta të prodhuara nga kompania Wertheim përdoren në mbi 400 filiale të bankave në Austri, Zvicër, Kroaci e Sllovaki, kurse softueri që kontrollon dhe mundëson qasjen e klientëve në kasaforta tash e tutje do të prodhohet në Kosovë nga kompania "Rrota".

ECIKS që nga viti 2005 ka veçuar sektorin e teknologjisë informative dhe të bujqësisë si sektorë me shumë potencial për investime të huaja. Ky është projekti i parë i realizuar në sektorin e IT-së e që është identifikuar dhe përkrahur nga ECIKS që nga fillimi. Në ndërkohë, zyra e IPAK/ECIKS në Vjenë mbetet e angazhuar në mbështetjen e projekteve tjera serioze, të cilat pritet të realizohen gjatë muajve të ardhshëm, si dhe një numri të madh të projekteve për të cilat ende kërkohen investitorë të huaj.

99 Views | Rating: (2 rates)
by theDirector3 on December 05, 2007, 12:17:00 PM
Shqiptari humbë 20,000 dollarë në eBay

“Nëse më pyesni mua, unë më kurrë nuk do t’i besoja asaj logoje” – Shaqir Duraj, konsumator i eBay.

Shqiptarit kanadez, Shaqir Duraj, i cili punon si bukëpjekës në Calgary të Kanadasë, iu plaçkitën 20,000 dollarë nga tregu-aukcion i internetit
142 Views | 2 Comments | Rating: (2 rates)
by theDirector3 on November 07, 2007, 02:41:00 PM
A paguajme ne shqiptaret shume per internetin?
Pyetja eshte shume e thjeshte dhe ne dukje pergjigja eshte po aq e thjeshte…Shume nga ju do te thoshin: PO! E paguajme shume shtrenjte!…
158 Views | 1 Comments | Rating: (3 rates)
Pages: [1] 2

Komuniteti i Teknologjise se Informacionit; diskutime, teknologjia, interneti, programim, harduer, softuer, filma, programe, lojra.
Welcome, Guest. Please login or register.
March 06, 2008, 07:20:13 PM

Login with username, password and session length
Shitet kompjuteri
user__pc319b
Motherboard: ASUS P5B Deluxe Wi/Fi
 - Core2Duo 2.33GHz
 - HD Audio
 - Wireless Network Adapter
 - 2 LAN Ports
RAM: 2 x 1GB DDR2
HDD1: 150 GB SATA2
HDD2: 350 GB SATA2
Display: ASUS ATI 512MB
Keyboard & Mouse: Genius
Monitori: Philips
ekstra: UPS, ni Webcam Logitech edhe Speaker.


çmimi: 800 EUR.
user: bucci.
nga Galeria
P.D (test-unfinished)

Posted by easy4bendi
Viewed 72 times

just for fun !

Posted by qb.
Viewed 66 times

user__pc319b
Për një eksperiencë
... më të mirë në ueb; merreni edhe ju Shfletuesin më të mirë në botë.

Firefox 2
Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks

©2008 ayih Organization.