
Tema të ngjashme në këtë blog ka pasur shumë, andaj disi jam bërë një kritik i madh kur dikush kopjon dikë tjetër, e aq më tepër kur bëhet fjalë për diçka shumë të dukshme, siç është logoja. Kësaj radhe po flas për Apple e cila është zënë me Victoria School of Business and Technology nga Kanada për shkak se logoja e tyre duken shumë e ngjashëm me logon e kompanisë. Ata kanë dërguar
një letër deri te VSBT për t’u ankuar, ndërsa këta të fundit për të mos e zgjatur
luftën me letra, në faqen e tyre kanë hapur një sondazh për atë se kush ka të drejtë.
Personalisht mendoj që logot ngjajnë shumë njëra me tjetrën, përveç se në logon e Victoria School of Business and Technology është inkorporuar edhe shkurtesa VSBT. Unë votova pro Apple-s, jo për shkak që e di se mollën në logo Apple e përdor nga viti 1976 ndërsa këta të fundit nga viti 2005. si duket molla është bërë sinonim për çdo gjë që ka të bëjë me teknologjinë, e sidomos për shkollat, pasiqë shumë të tjera përdorin pikërisht mollën për tu identifikuar. Ja disa prej tyre:

source: Mbret i Tregut.