Mistere UFO – misteri më i madh për njerëzimin Sipas dëshmitarëve, të cilët pohuan se i kanë parë UFO-t, ja se ç’mund të mësojmë për to: mund të shihen si natën ashtu edhe ditën, në t’shumtën e rasteve kanë formën ovale, të diskut, të rrumbullakët dhe të zgjatur, dhe gjithmonë kanë simetri. Ngjyrat u janë të ndryshme, prej asaj metalik e skuqur deri te ajo e ndezur flakë.
Asnjëherë, deri më sot, nuk është dhënë ndojnë përfundim definitiv mbi jetën jashtëtokësore ose mbi pjatat fluturuese nga ana e shkencëtarëve. Mirëpo, në këtë fushë, është vërejtur një fleksibilitet intelektual i astronomëve dhe fizicientëve eminentë. Ç’është UFO? Domethënia etimologjike i vjen prej akronimit Unidentified Flying Objects e që do të thotë Objekte Fluturuese të Paidentifikuara. Pasi që UFO paraqet një nocion të ri, edhe ekzistenca e tij vihet në pyetje. Para se të përgjigjemi në këtë pyetje, së pari duhet t’shpjegojmë se ç’nënkuptojmë me nocionin UFO. Çdo objekt fluturues, para identifikimit të tij, paraqet UFO-n. Në të vërtetë, edhe një xhitë e ndezur flakë mund të konsiderohet si UFO, mirëpo me hulumtimet e mëtejme në laborator, mund të marrim vesh se për çka është fjala. Mirëpo me objektet që neve n’a interesojnë, rasti është tjetër. Siç mundemi të vërejmë në literaturat mbi UFO-t, këto objekte nuk mund të shpjegohen me kurrëfarë ligje të natyrës të njohura për ne. Ndoshta „mbinatyrorja” e UFO-ve shtrihet në njohjen tonë të pamjaftueshme të shkencës (kurrë s’guxojmë t’a harrojmë thënjen e Shën Augustinit). Ufologët kësaj logjike i kundërvihen, të cilët ndoshta do të kënaqen nëse këto objekte i emërtojmë si „flying saucers (pjata filxhani fluturuese)” (që është herët për këtë). A ka me të vërtetë dëshmi për ekzistencën e UFO-ve? Ekzistojnë ca indicie, edhepse nuk janë specifike, të cilat n’a sygjerojnë në këtë pyetje. Fjala është për disa raste kur vjen deri te takimi me UFO-t, ku janë të pranishëm një grup njerëzish. Kjo lehtë mund të shpjegohet me dobitë financiare të vëzhguesit (siç dihet, edhe në këto ujëra rolet kryesore i luajnë sharlantët, të cilët nuhasin se prej kësaj mund të del një fitim i mirë). Nëse në këto lojë mund të lëshohen më së shumti njëqind njerëz, atëherë si mundemi t’a shpjegojmë dukurinë që ndodhi më 1917 në qytetin portugalez Fatima, ku 70,000 njerëz ishin dëshmitarë të drejtëpërdrejtë të UFO-s! Për këtë dukuri u shtruan mendime të ndryshme. Deri sa kjo çështje duhej të paraqitej si diçka e shkëlqyeshme në dukurinë „fanitja e Nënës Mari”, ufologu John A. Keel është i mendimit tjetër. Ja si ngjau kjo dukuri: Sipas porosisë, të cilën e dëgjuan tre djem prej Nënës Mari, ajo duhej të materializohej një ditë shtatori në Fatima, Portugali. Me këtë rast u mblodhën 70,000 katolikë të devotshëm, të cilët, me tespitë e tyre, me lutjet në „zemra” dhe me aparet fotografike, me padurim e pritnin Nënën Mari. Edhepse koha ishte e vranët, masa nuk shpërndahej. Befas u hapën retë dhe në qiell u shfaq një disk i argjendtë, i cili emetonte një nxehtësi të dendur sa ishte në gjendje t’i terë edhe rrobat e lagura. Prapa diskut qëndronte Nëna Mari. Pas kësaj u shfaq një diell tjetër, i cili për 12 minuta bëri xhiro nëpër qiell, dhe i cili mund të shihej edhe nga largësia prej 40 kilometrave. Pastaj u konstatua se të sëmurët prej artritisit, të thatit dhe sëmundjeve të tjera, të cilët qenë të pranishëm në këtë „celestial show”, spontanisht u shëruan. Prej të gjitha këtyre fakteve Keel-i dha konkludimin se shkaktar i kësaj dukurie ishte UFO-ja. Poashtu ai beson se shërimi prej atritiseve dhe të thatëve u shkaktua nga rrezet infra të kuqe që i emetonte objekti i tillë. Ata më religjiozët këtë shpjegim e emërtuan materialistik dhe kurrë nuk e morën seriozisht. Edhe Erich von Danikeni në librin e vet „Erscheinungen (Fanitjet)”, dukuritë e këtilla i shpjegon me teoritë e njohura tani për gjithkënd, të cilat nuk dallojnë aq prej atyre të Keel-it. Në dukurinë Fatima, edhepse dëshmitarët kishin fotoaparatet me vete, nuk ekziston asnjë fotografi që e dëshmon atë ngjarje. Kjo shpjegohej me arsyen se Papa i kishte mbledhur të gjitha dëshmitë, por kjo duket tepër e pabesueshme. Në anën tjetër, në masën përplot fanatikë religjiozë, halucinacionet kolektive nuk janë të pamundshme. Poashtu edhe për shkrimet individuale nuk përputhen me të gjitha vijat. Kjo dukuri nuk është e vetme në UFO literaturën, sepse ekzistojnë përplot raste ku me dhjetëra njerëz e kanë parë objektin e njëjtë. A munden të gjitha këto dukuri të shpjegohen vetëm si halucinacione kolektive? Gjatë kohës, një sasi e panumërt e fotografive të UFO-ve u dëshmuan si fotomontazhe. Mes tjerash, para ca vjetëve IBM ndërtoi sistemin i cili është në gjendje të krijon fotografi të tilla sa që edhe me teknikën më moderne nuk mund të dihet se është fjala për fotomontazh. Do duhej t’a kishit parë fotografinë „Mjegulla mbi Golden Gate”, të krijuar me këtë teknikë. Megjithatë, janë edhe disa fotografi të tilla të UFO-ve, ku të heshtësh vlen më së shumti nga të gjithat.
|