Video e javës


   CPU vs. GPU.


Diskutimet e fundit
[Today at 02:33:24 AM]

[Today at 01:47:03 AM]

[September 04, 2008, 11:48:29 PM]

[September 04, 2008, 09:41:20 PM]

by leoo
[September 04, 2008, 08:23:57 PM]

[September 04, 2008, 07:12:30 PM]

[September 04, 2008, 04:30:27 PM]

[September 04, 2008, 03:11:40 PM]

by leoo
[September 04, 2008, 03:08:58 PM]

by leoo
[September 04, 2008, 02:27:12 PM]

*Interesante: Yjet gjigand.

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Hyrje ne Java (mesim per fillestaret)  (Read 683 times)
« on: March 19, 2008, 03:42:42 PM »
easy4bendi Online
Global Moderator
Hero Member

*****
Posts: 769



Hyrje

Programimi është njëra ndër fushat më të rëndësishme, më interesante dhe më komplekse të shkencave kompjuterike. Në fakt programimi është një fushë e domosdoshme në krijimin e çdo teknologjije kompjuterike.
Sot jeta e njeriut ka marr një kuptim tjetër, një kahje tjetër për shkak të zhvillimit teknologjik, kurse ky zhvillim është I bazuar në programimin.
Sot kompjuterët janë shumë më të vegjël, më të shpejt, më të lirë. Ata mund të lidhen dhe në rrjet. Sot është krijuar rrjeti botëror që quhet internet. Të gjitha këto janë rezultate të zhvillimit të programimit.
Mënyra e parë e programimit ishte procedurale, dhe programimi shkruhej në këtë formë, por në shekullin që kaloj morri një kahje tjetër. Sot programimi është komplet një koncept tjetër. Ky programim quhet object-oriented.
Programimi object-oriented është shumë më I efektshëm, më I shpejt në egzekutim, etj. Ka më shumë aftësi në zgjidhjen e problemeve. Në I bazuar ( orientuar ) në objekte.
Si një ndër gjuhët më të forta programuese të object-oriented është Java.

Historiku i Java - së
Gjuha programuese Java është zhvilluar nga kompania Sun Microsystems. Në vitin 1991 ekspertët e Sun-it, të udhëhequr nga Patrick Naughton dhe James Gosling filluan të dizajnojnë një gjuhë programuese me qëllim të veçantë.
( Java në shqip shqiptohet Gjava ).
Java është krijuar për të bërë programe të vogla dhe efikase për pajisje ( dhe platforma ) të ndryshme. Edhe pse Java nuk kishte një sukses të madh në komercializm, ajo sot përdoret në shumë pajisje të ndryshme siç janë mobilat ( cell phones ), PDA ( Personal Digital Assistant ).
Java deri në arritjen e suksesit kishte shumë emra. Emri I parë ishte *7 (star seven) (shqip: ylli I shtatë ). Për shkak të shqiptimit të vështirë dhe të komplikuar e zgjodhën fjalën OAK (shqip: lis ) sipas lisit të programerit të parë që ishte afër dritarës së tij të punës. Por më vonë kuptuan se egziston një gjuhë me të njëjtin emër, fjala Java u bë emri zyrtar I gjuhës.
Sa I pëket sintaksës së Java – së, Java sintaksën e trashigon nga gjuha C dhe C++. Më poshtë është e vendosur një grafikë ku shpjegon prejardhjen e Java – së, dhe karakteristikat e saj të trashguara nga gjuhët tjera.

Figura 1. Prejardhja e Java – së

Cilësit e Java – së

Sipas Patrick Naughton dhe James Gosling gjuha programuese Java është: “ Një gjuhë e thjeshtë object-oriented, network-savvy ( shqip: specializuar në rrjeta ), interpreted (shqip: gjuha interpretuese), robust (shqip: e fuqishme), secure (shqip: e sigurtë), architecture-neutral (shqip: e dizajnuar për qëllime të përgjithshme), portable (shqip: që punon në plaforma të ndryshme), high performance (shqip: me performancë të lartë), multithreded (shqip: krijon aplikacione multi-threded), dynamic language (shqip: gjuhë dinamike).Pra, Java është gjuhë object-oriented. Objekti në object-oriented është gjithçka, dhe aplikacionet punojnë në bazë të saj. Objekt sipas object-oriented është gjithçka që mund të shihet, preket, imazhinohet, etj. Gjithashtu çdo pjesë e vogël e programit është objekt.Objektet komunikojnë në mes veti duke dërguar mesazhe njëri-tjetrit. Në këtë formë aplikacioni në object-oritented funksionon.Java ka shumë klasa mbi të cilat mund të ndërtohen aplikacionet të cilat përdorin rrjetin, protokolet e tij, etj. Me anë të këtyre klasave është e mundur që aplikacionet tëndërtohen, bile edhe client/server aplikacionet.Java është gjuha kompajluese edhe gjuhë interpretuese. Java përveç që ka veglën (ang. tool) javac (Java Compiler) ka edhe JVM ( Java Virtual Machine ) e cila interpreton kodin e Java – së, I cili është I kompajluar. JVM është një vegël që bytecode – in ( kodi I kompajluar ) e kthen në machine code ( kodin binar ).Java është një gjuhë e fuqishme. Vet fuqia e saj object-oriented dhe karakteristikat e programimit OO, bën që Java të jetë një ndër gjuhët më të fuqishme. Ajo punon me klasat bazike që ka, veglat për gabime ( ang. exceptions ), dhe karakteristikat tjera të OOP.Java është një gjuhë e sigurtë. Java mundëson aplikacionet të krijosh si paketa ( ang. packages ). Gjithashtu Java përdor Collection. Java poashtu ka platformën e vet.

Java është e dizajnuar për qëllime të përgjithshme. Ajo sot më së shumti përdoret në aplikacionet e biznesit, por kjo nuk do të thotë që Java nuk mund të realizoj aplikacionet tjera si psh. të shkencës, teknologjive tjera, etj, etj.
Java është gjuha e vetme deri më tani e cila ka aftësin për të egzekutuar të njëjtin kod në të gjitha platformat apo paisjet. Java aplikacionin të cilin ne e përdorin në sistemin operativ Windows, të njëjtin mund të përdorin edhe në Linux, Solaris, Unix, Mac, etj.Java ka një performancë të lartë si gjuhë programuese. Java si çdo gjuhë tjetër OO mundëson reuseability ( shqip: ripërdorimin e kodit ).
Gjithashtu Java është multithreded, që d.m.th. se Java mund të krijoj aplikacione të cilat mund të përdorin pipes ( shqip: linjat, kanalet egzekutive ) të procesorit.Java është gjuhë dinamike. Java mundëson ripërdorimin e kodit, mundëson shtimin e klasave bazë të saj, të cilat mund të përdorën në shumë aplikacione, por që mund të gjinden në internet shumë lehtë të krijuar nga programer tjerë.
« Last Edit: March 19, 2008, 03:49:26 PM by easy4bendi » Logged

ayih-x
« Reply #1 on: March 19, 2008, 03:48:13 PM »
easy4bendi Online
Global Moderator
Hero Member

*****
Posts: 769



JVM ( Java Virtual Machine )
JVM është një vegël e Java – së e cila mundëson interpretimin e bytecode – it gjatë egzekutimit. JVM është krijuar që Java të jetë OOP platform-independent ( shqip: e pavarur nga platformat ).
Klasat Bazike të Java -së
Klasat bazike janë disa klasa të krijuara për qëllime të përgjithshme. Klasat janë pjesë e gjuhës. Ato përdorën nga programer për të krijuar aplikacionet e tyre. Shembull I saj mund të jetë java.io.*; apo java.lang.*. Këto klasa thirren me anë të komandës import.
UML
UML ( Unified Modeling Language ) është gjuha me anë të cilës dizajnohet programi. Ka të njëjtin qëllim siç ka algoritmi në gjuhët procedurale. Ajo paraqitet me tabela, vizat ndërlidhëse, shenjat dhe emrat e elementeve të klasave.
OOP: Katër veglat kryesore

Encapsulation
Encapsulation është njëra ndër veglat më të fuqishme në programimin OO.
Encapsulation menaxhon kontaktin e objekteve në mes veti. Encapsuation mirëmban sigurinë e të dhënave apo pjesët tjera të një objekti. D.m.th. siguria e objekteve të një programi në OOP bëhet me anë të kësaj vegle ( ang. Feature ).Encapsulation përdor 4 identifikatorët (ang. Identifiers) për të arritur rezultatin. Këta identifikator janë public, private, protected, dhe default. Në gjuhën UML këta identifikator paraqiten si +, -, #, dhe default nuk ka shenjë. Pra si në quhen UML, ashtu edhe në Java, default nuk ka emër as shenjë. Default nënkuptohet nëse ndonjë access modifier tjetër nuk është deklaruar.
Këta identifikator ndryshe quhen edhe access modifiers (shqip: modifikatorët e sigurisë).
Secila prej këtyre identifikatorëve kanë nivelet e veta të sigurisë. Shembull public lejon cdo object të kyqet në objektin tjetër. Pra, në metoda apo edhe variabla ( dhe konstante ).

Abstraction
Abstraction është gjithashtu njëra ndër veglat më të fuqishme të programimit OO. Pra bën pjesë në katër veglat që OOP e bëjnë mënyrën më të forte të programimit deri më tani.
Abstraction është vetëm një concept I cili përdorët nga programerët ku bën zhvillimin e software-it më të fuqishëm.Kjo arrihet me krijimin e klasave abstrakte ( ang. Abstract classes ) dhe konkrete (ang. Concrete classes). Në klasa abstrakte definohen metodat dhe variablat e njëjta të objekteve, kurse në klasa konkrete deklarohen metodat dhe atributet e ndryshme të objekteveShembull klasa Personi është klasë abstrakte. Në këtë klasë deklarohen atributet si emri, mbiemri, gjinia, mosha, etj. Kurse në klasat konkrete si psh. Punëtori dhe Mësuesi. Tek Punëtori mund të definohen rroga, veglat, orari I punës, etj. Gjithashtu Mësuesi mund të ketë vecorite tjera të ndryshme si psh. Numri I nxënësve, notat e nxënësve, etj.
Me anë të abstraction software mund të ketë një structure dhe organizim shumë më të mire dhe si rrezultat do të kemi një software shumë më të shpejt në egzekutim, më të sigurtë, dhe më stabil.
Inheritance

Edhe Inheritance është vegël në katër veglat kryesore të programimit OO. Kjo zgjidh një ndër problemet më të mëdha në këtë lloj programimi.
Inheritance do të thotë Trashëgimi. Pra kjo vegël ka të bëj me trashëgimin. Me anë të kësaj vegle u bë realitet edhe vet abstraction. Gjithashtu qëllimi kryesor I suksesit të OOP ka qenë ripërdorimi I kodit ( ang. Code reuseable ), dhe kjo arrihet me inheritance.Për të kuptuar më mire këtë vegël të OOP do të marrim shembullin e kaluar me klasat Personi, Punëtori dhe Mësuesi.Nëse krijojmë një object Punëtori, ai object do të përmbante emrin, mbiemrin, moshën e ndonjë punëtori. Por në klasën punëtori këto variabla nuk janë definuar. Pra, punëtori këto variabla do të trashgoj nga klasa Personi me anë të Inheritance.Nëse në klasën Personi ne do të definojmë metodët shkuarjaNePune, ne mund të përdorim të njëtën metodë për punëtorin ( shkuarja e tij në punëtorin e tij ) dhe për Mësuesin ( shkuarja e tij në shkollë ). Përdorimi I kësaj vegle që arrihet me anë të inheritance dhe bën ripërdorimin e kodit për dy qëllime të ndryshme quhet polimorfizm (ang. Polymorphism ). Polimorfizmi është gjithashtu njëra ndër koncektet më të forta të programimit OO.
Poashtu polimorfizmi është vegla e katërt e programimit OO.
Java: Data Types

Java është një gjuhë programuese e cila ka dy kategori të llojeve të të dhënave (ang. Data Type). Grupi I parë është primitive data type, ku janë tetë lloje të data type – eve. Tabela e më poshtme tregon mbi këto lloje të data types.
Grupi tjetër është References ku si lloj kryesor I data types është String. Stringu është një varg char-ësh. Me shprehje matematikore String ne mund të shprehim kështu: ch1 + ch2 + ch3 + … + chn = String 1.
Shënim: Data types përdorën për vendosjen e të dhënave dhe ruajtjen e tyre. Ekzistimi I disa lloje të të dhënave është për shkak të krijimit të formave të të dhënave, shembull tekst, numër, date, etj, etj.

Objekti

Objekti është pjesa kryesore në programimin object-oriented. Në fakt I gjithë programi në object-oriented ekzekutohet si një grup objektesh që komunikojnë në mes veti. Objektet komunikojnë në mes veti me anë të mesazheve.
Cfarë është objekti? Në konceptimin teorik, në programim object është gjithcka që na rrethon. Edhe vet ne jemi objekte. Gjithashtu object është toka, pema, dora, rruga, etj. Objekt është edhe gjërat abstrakte si dashuria, gëzimi, etj.
Cfare e definon nje object? Në studimin e objekteve që filozofët e vjetër kishin rënë në një pike ku një object mund të definohet apo mund të quhet object vetëm nëse ka atributet e veta, dhe sjelljet e veta.
Shembull, një person është një object, sipas programimit object-oriented. Pse? Sepse ka atributet e veta që janë koka, dora, këmbët, syri, etj, etj. Kurse gjithashtu ka edhe sjelljet e veta që janë vrapimi, ecja, leximi, lëvizja e kokës, etj.
Pra për krijimin e një objekti, ne duhet të definojmë atributet e tij. Një atribut mund të definohet kështu.
Int abc = 0;
Fjala int definon llojin e atributit, në këtë rast është integer primitiv. Fjala abc është fjala e definuar nga programeri për emërtimin e këtij atributi. Kurse pjesa tjetër e kodit definon vlerën fillestare të atributit, në rastin tone është 0. (Cdo statement në Java përfundon me shenjën Wink.
Poashtu thamë që objekti ka edhe sjelljet e tij, që në terminologjinë e programimit object-oriented quhen metoda.
Metoda është pjesë e kodit e cila bën që objekti të funksionoj në mënyrë complete. Në shembullin e mëparshëm, një person duhet të ec. Pra objekti I personit ka nevojë për krijimin e metodës për ecje.
Krijimi I metodës në Java mund të definohet kështu.
void ec()
{
// Kodi shkruhet ketu
}
Fjala void definon që metoda nuk është për të return dicka. Pra në Java ka dy lloj metodash. Ato return dhe ato void. Në rastin tone ne përdorim void. Pastaj është emri I metodës, në rastin tone ecja. Klapat () janë pjesë e kodit Brenda të cilave definohen atributet locale të atij procesi.
Në klapat {} shkruhet procesi që bën ajo metodë. Eshte ai kodi qe zgjidh problemin që ka metoda për detyrë, në rastin tone bën që personi të ec.

Programi me i thjeshte ne JAVA eshte ky:
public class pr1
{
public static void main(String args[])
{
System.out.println(”Ky eshte programi i pare”);
}
}
Se peri e ruajme kete program me emrin pr1.java
Pastaj per ta kompajlluar kete program duhet qe ne command prompt (terminal) te shkruajme javac pr1.java. Pasi te kompajllohet per ta ekzekutuar duhet te shkruajme java pr1 dhe ne ekran do te shfaqet: Ky eshte programi i pare

easy4bendi  Wink
Logged

ayih-x
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.