1.8 ZB të dhëna deri në vitin 2011

Bota Digjitale" në vitin e kaluar ka pasur rreth 281 miliardë GigaBait të dhëna, ku çdo vit ka pasur rritje për 60%. Sipas hulumtimeve të IDS ky numër deri në vitin 2011 do të rritet në 1.8 ZetaBait (1 Zeta Bajt është 1 me 21 zero pas). Në vitin e kaluar me 281 miliardë GB secilit banor i ka takuar rreth 45 GB të dhëna digjitale. Sipas IDC, thuhet se kjo "botë digjitale" e secilit njeri tani kalon të gjitha sasitë e informatave digjitale që secili mund të krijojë vet. Kjo botë digjitale përfshin emrat në evidentimet financiare, emrat në listat e mailave, surfimi në web apo edhe fotografitë të bëra nga kamerat e aeroporteve apo edhe vendeet urbane. Informatat digjitale që vet i krijojmë përfshijnë fotografitë që i kemi bërë vet, dërgimi i mailave apo inçizimi i zërit.