2 miliardë kompjuterë personal në përdorim deri më 2014

Pasi që numri i kompjuterëve në përdorim në botë ka kaluar një miliardëshin, një kompani amerikane ka vlerësuar se gjatë gjashtë viteve të ardhshme numri i kompjuterëve personalë në botë do të dyfishohet, duke shkuar në 2 miliardë.
Kompania amerikane Gartner, Inc., me bazë në Stamford, Connecticut, ka publikuar të hënën rezultatet e një ankete të cilat thonë se, numri i kompjuterëve në përdorim në mbarë botën është duke u rritur rreth 12% në vit.
Kompania nuk ka llogaritur numrin e kompjuterëve të shitur çdo vit, por numrin e atyre që ata besojnë se janë aktualisht në përdorim.