Adobe paraqet versionin online të Photoshop

Fatkeqësisht, kjo që sapo lexuat në titull nuk është krejtësisht e vërtetë. Edhe pse Adobe ka paraqitur një program të thjeshtë online për përpunimin e fotografive me emrin Photoshop Express, ky program është bukur i ndryshëm nga Photoshopi standard.
Natyrisht, as që kemi pritur se Photoshop Express do të mund të bëj krejt apo një pjesë të madhe që bën Photoshopi i vërtetë, por megjithatë na ka dëshpëruar mungesa e disa funksioneve dhe fakti se Photoshop Express nuk dallon tepër nga aplikacionet konkurrente të tij, siç është ai Picnik.
Mirëpo, duhet të pranohet se Express ka një pamje shumë të shfletueshme e praktike, edhe pse në disa momente punon ngadalë. Numri i opsioneve është solid: fotografitë mund t’i rrotulloni, zvogëloni, preni, t’i rregulloni automatikisht dhe në to të bëni disa efekte të ndryshme. Nga imtësitë të cilat e bëjnë Photoshop-in të jetë ai që është, si për shembull, shfrytëzimi i tasteve Ctrl, Alt e Shift për disa punë të caktuara, megjithatë prej këtyre nuk ka asgjë online.

Nëse jeni të interesuar, versionin eksperimental të Photoshop Express mund të provoni:
https://www.photoshop.com/express/landing.html