Asus HD 4850

Asus ka prezantuar kartelën më të re grafike ATi Radeon të bazuar në HD4850 e cila posedon 1 GB memori. Kjo kartelë, Asus EAH4850/HDTI/1G është e dizajnuar për DirectX 10 të pasur për loja si dhe reprodukim multimedial më të mirë që mundet të jetë me ultra rezolucione të larta dhe kualitet maksimal.

Asus gjithashtu ka parlajmëruar për edhe dy kartela me performansa të ngjajshme që do të bazohen në Asus EAH4850 Top dhe EAH4870 Top dizajn. Kjo kartelë do të ketë një sistem të posaçm për ftohje, e cila ka mundësi të zbresë temperaturën e kartelës në 7 gradë celzius.