Berlusconi padit shërbimin YouTube për 500 milionë euro

Një nga shtëpitë kryesore komerciale italiane, Mediaset, i është bashkuar kompanive të cilat për shkelje të drejtave autoriale kanë ngritur padi kundër shërbimit të gjithëpranishëm për video online të Googlet, atij YouTube. Si dëmshpërblim nga gjiganti i internetit Mediaset kërkon së paku 500 milionë euro.
Përfaqësuesit e Mediaset, shtëpisë televizive komerciale italiane e cila qëndron pas programeve si Canale 5, Italia 1 dhe Rete 4, kanë gjetur në YouTube rreth 4.600 video incizime të tyre, që, sipas vlerësimeve të tyre, janë rreth 325 orë të emetimit televiziv. Mu për këtë shkak Mediaset nga YouTube kërkon dëmshpërblim me vlerë prej 500 milionë eurosh.
Siç pohojnë në MediaSet, kjo është vetëm shuma fillestare sepse iu nevojitet pak kohë për të llogaritur sa u është bërë dëm nga emetimi i përmbajtjeve të tyre në YouTube.
Padia e Mediaset vjen përafërsisht një vit pas padis së Viacom, të cilët nga YouTube megjithatë kërkon dëmshpërblim në shumën prej një miliard dollarë.
Shtëpinë televizive Mediaset e ka themeluar në vitin 1992 kryeministri italian Silvio Berlusconi, e aktualisht me të udhëheq familja e tij nëpërmes kompanisë Fininvest.