Mbrojtja e disqeve Blu-ray është tejkaluar tërësisht, nëse mund t’i besohet kompanisë SlySoft e cila është njëra prej më të njohurave për prodhimin dhe kopjimin e mediumeve DVD.Bëhet fjalë për sigurinë e tejkaluar të BD+ DRM të cilën e përdorin disqet Blu-ray, respektivisht kjo është një rrethojë e shtresës së vogël virtuale e përfshirë në disqet Blu-ray e cila do të duhej të parandalojë kopjimin e paautorizuar të dhënave mediale.
Edhe vitin e kaluar kompania SlySoft kishte njoftuar se me sukses është tejkaluar siguria e Blu-ray me të cilën gjë përmbajtjet do të mund të kopjoheshin në diskun e fortë dhe të riprodhohen duke përdorë CloneDVD, por për dallim nga atëherë, tani siguria është tejkaluar në tërësi dhe se tani softueri i tyre AnyDVD HD versioni 6.4.0.0 do të mundësonte dekodimin e përmbajtjeve të mbrojtura në formë të pambrojtur dhe riprodhimin e tyre sipas dëshirës së pronarit.

Nëse e kanë tejkaluar sigurinë qysh vitin e kaluar, çfarë kanë pritur? Arsyeja e vërtetë është se në SlySoft kanë dashur të presin që të merr fund lufta e madhe në mes formateve HD DVD e Blu-ray për tu bindur se do të mund të tejkalojnë mbrojtjen edhe nga emrat e ri, të cilën gjë edhe arritën.