
Siç theksohet nga tabori i Sony Ericsson, dimensionet dhe dukja janë atutë më të fuqishme të modelit T700, mirëpo ai definitivisht nuk ka pse të turpërohet edhe sa i përket karakteristikave tjera.
Modeli T700 mbështetet në pamjen dhe tërheqjen e modelit të mëhershëm T610, është i hollë vetëm dhjetë milimetra, ka kamerë të integruar prej 3.2 megapikselash, ekran TFT prej dy inçësh, altoparlantë stereo për riprodhimin e përmbajtjeve multimediale apo pranimin e radiovalëve FM, Bluetooth dhe lidhje USB, shfletues të uebit Access NetFront dhe Google Maps. Shitet me kartelë të memories të kapacitetit 512MB, mirëpo është e mundur të shfrytëzohet edhe ndonjë hapësirë më e madhe për ruajtjen e të dhënave.
Dimensionet e pajisjes janë 104 x 48 x 10 milimetra, peshon 78 gramë, e kur të paraqitet në tremujorin e tretë të këtij viti, blerësit do të mund të zgjedhin në mes tri ngjyrave të mbështjellësit të tij.
www.sonyericsson.com