Celular, kompjuter dore apo laptop?
Prodhuesi korean MIU ka paraqitur një kompjuter i cili duket më shumë si një kompjuter dore me pamje të pazakontë, por për këtë me funksione të pasura.

MIU HDPC (Hybrid Dual Portable Computer) sipas madhësisë është radhitur diku mes kompjuterit të dorës dhe laptopit, derisa prodhuesi është munduar që në të të fus tërë karakteristikat e njërit dhe tjetrit, me celularin si shtesë.
HDPC mbështet dy sisteme operative, në të mund të instalohet Windows XP apo versionet CE si dhe Linux. Në këtë mënyrë nuk do të ketë ndalesë për adhuruesit e të dy sistemeve operative. Në gjendje të mbyllur HDPC shërben si telefon masiv celular, dimensionet e tij janë 163 x 67 x 24.5 milimetra, derisa pesha e tij është 387 gramë.

Me hapjen e HDPC-së ofrohen në dispozicion mundësitë e tij kompjuterike. Tastiera e plotë QWERTY është e plotësuar me ekranin LCD prej katër inçësh dhe rezolucion prej 800 x 400 pikselash. Kompjuterin e vë në funksioni procesori VIA-in C7 me takt 1 GHz i plotësuar me katër gigabajt të memories. Të dhënat ruhen në diskun e fortë miniatural 1.3 inçësh me kapacitet prej 60 GB.
Celulari/kompjuteri është i pajisur me adaptorin WiFi, adaptorin Bluetooth, lidhjet USB dhe pranuesin digjital të valëve televizive. Ekziston mundësia e lidhjes së pranuesit të jashtëm GPS. Çmimi i HPDC-së kaq të pajisur nuk do të duhej të ishte më e shtrenjtë se 500 dollarë amerikanë, derisa në shitje ai do të del gjatë verës së këtij viti.