Video e javës


   A e dini se? 3.0.


Diskutimet e fundit
[Today at 02:57:04 AM]

[Today at 02:04:05 AM]

[Today at 02:02:02 AM]

[Today at 01:51:52 AM]

[Today at 12:05:26 AM]

[January 07, 2009, 11:52:47 PM]

[January 07, 2009, 10:21:24 PM]

[January 07, 2009, 10:02:59 PM]

[January 07, 2009, 10:00:02 PM]

[January 07, 2009, 08:58:17 PM]

[January 07, 2009, 07:20:10 PM]

[January 07, 2009, 06:58:15 PM]

[January 07, 2009, 06:29:42 PM]

[January 07, 2009, 06:29:09 PM]

*Ndegjoni Live: Radio Urban FM

*Interesante: Yjet gjigant.




Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Celular me ekran të lakueshëm  (Read 330 times)
« on: March 01, 2008, 05:34:11 PM »
JonSaraqini Online
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member

*****
Posts: 1090



Celular me ekran të lakueshëm



Kompania holandeze Polymer Vision ka paraqitur prototipin e telefonit celular me ekran të lakueshëm, dhe e ka emërtuar atë, Readius. Mbetet vetëm pikëpyetje kur kjo çudi do të dalë në treg.

Ideja e celularit, i cili përdorë ekran të lakueshëm, është që pa rritjen e dimensioneve dhe masës së pajisjes, të integrojë një ekran të përshtatshëm për shfletimin e faqeve të internetit, postës elektronike, e madje edhe për lexim të librave e teksteve tjera. Përmes shfletimit, nga celulari i dimensioneve mesatare, del ekrani me diagonale prej pesë inçësh (12.5 cm).

Teknologjia të cilën e ka përzgjedhur kompania holandeze për ekranin është e-ink, e zhvilluar për lexuesit e librave elektronikë, sikurse që është, Kindle i Amazonit. Përparësi e kësaj teknologjie në veçanti është shpenzimi i vogël i baterisë, sepse kur ekrani është në lëvizje, nuk i nevojitet energjia aspak çë ajo nevojitet vetëm atëherë kur ndryshohet përmbajtja e faqes.



Përparësia e ekranit të lakueshëm është çlodhja e syve, sikur me rastin e leximit në letër. Ana negative është, paraqitja bardhë e zi dhe kohëzgjatja e paraqitjes së përmbajtjes, që e bën këtë ekran jo shumë të përshtatshëm për përmbajtje multimediale.

Readius do të jetë telefon celular 3G për hir të qasjes më të shpejt në përmbajtje, të cilat do të shfaqen në ekranin e madh. Polymer Vision planifikon të nisë prodhimin e tyre dhe qysh këtë vit të fillojë shitjen e tyre. Nuk ka të dhëna të sakta mbi çmimin, por pritet që do të kushtojë sa edhe telefonat celular të klasës së lartë.
Logged

Qikjo osht Gjakova!
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


graphics by MakeItSimple Studios. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.