
Thirrjet me celularë hutojnë shumë më tepër sesa udhëtari më llafazan, duke u shkaktuar vozitësve që të mos kanë vëmendjen e plotë në vozitje dhe të bëjnë gabime të shpeshta trafiku, kanë thënë hulumtuesit amerikanë të hënën, njofton Reuters.
Madje edhe përdorimi i pajisjeve të cilat nuk vënë në funksion duart nuk i bënë gjërat aspak më mirë dhe hulumtuesit besojnë se edhe ju e dini pse – pasagjerët veprojnë si një palë sy të dytë, nganjëherë nuk flasin por edhe ndihmojnë vozitësin kur e shohin se ai duhet të manovrojë me timon.
Hulumtimi, i publikuar në revistën “Journal of Experimental Psychology: Applied”, i shtohet një numri të madh të fakteve se celularët mund të bëjnë vozitjen shumë të rrezikshme.
Dave Strayer nga universiteti i Utah dhe kolegët e tij kanë zbuluar në bazë të një vargu të eksperimenteve të bëra se sikur pajisjet të cilat nuk shtynë vozitësin të përdorë duart e tij po ashtu edhe ato që nevojiten të mbahen me dorë janë po aq hutuese.
Ata kanë dëshmuar se biseda në celular mund të ngadalësojë kohët e reagimit të vozitësve të rinj dhe rritur në nivelet e vërejtura tek personat e moshuar, si dhe kanë dëshmuar po ashtu që vozitësit të cilët përdorin celularë janë po aq të dobët sa ata të cilët legalisht janë të dehur.
Për nevojat e hulumtimit ata kanë testuar 96 persona të rritur në mes moshave 18 e 49 vjeçare.