Mbusheni telefonin me Coca-Cola
Në modelin e fundit të prodhuesit të telefonave mobil, Nokia, "juve nuk do të ju nevojitet një mbushës i zakonshëm për telefon, por në vend të kësaj ju duhet një pije si Coca-Cola!
Projektuesi kinez Zheng Daizi e ka bërë një dizajn interesant për prodhuesin nga Finlanda "Nokia", një telefon celular revolucionar që nuk punon me bateri, si të tjerët, por me Coca-Cola dhe pije të tjera të pasura me sheqer.
Ky është një telefon që tërheq energjinë nga sheqeri, përkatësisht nga karbohidratet e përfshira aktualisht në këto pije të ëmbla, të cilit duhet ti hedhim pije me sheqer në një rezervuar të vogël.
Gjithashtu, prodhuesi pohon se me mbushjen e telefonit me këto substanca ushqyese, bateria e telefonit mund të përdoret katër herë më shumë krahasuar me telefonat që mbushen me bateri tradicionale.