Compact Flash kartela me kapacitet prej 100 GB

Rezolucionet maksimale të fotoaparateve digjitale po rriten çdo ditë e si rrjedhojë edhe nevoja për mediumet më të shpejta dhe më të mira për ruajtje të materialeve, mirëpo 100 GB hapësirë në një kartelë mund të tingëllojë edhe pak si tepër.
Pretec është bërë rekorder në lidhje me këtë, i ka lënë anash kartelat e veta me kapacitet prej 64 Gb dhe ka prodhuar rekorderin prej 100 GB me shpejtësi prej 233x. Edhe pse është me kapacitetin më të madh, kjo kartelë megjithatë nuk është edhe më e shpejta.
Kompania Pretec në ofertë ka edhe kartelat prej 32 e 59 GB shpejtësitë e të cilave janë 333x që do të thotë regjistrim prej 50 MB/s. Kartelat ultra të shpejta 32 e 64 GB tanimë janë në treg me çmime prej 630 e 400 dollarësh.

Hallall iu qoftë kapaciteteve, por është edhe këshilla e artë e profesionistit i cili thotë se është më praktike dhe më e sigurt të kesh disa kartela prej 32/64 GB sesa një prej 100 GB.