Dëgjueset më të shtrenjta në shitje për mbi 4.000 euro

A keni para për të gjuajtur, ama pikërisht për të gjuajtur, duhet t’i gjuani nga banesa para se të mbyteni në to, atëherë ju rekomandojmë t’i blini këto dëgjuese fantastike të dekoruara me diamant.
Kualiteti i vet dëgjuesve këtu edhe nuk është aq me rëndësi, edhe pse sipas kabllos së bardhë mund të konkludojmë se sigurisht bëhet fjalë për dëgjueset standarde për iPod.
Të rëndësishme janë diamantet, nga 59 në secilën dëgjuese dhe prarimi me ar prej 18-karatësh, të cilat rrisin çmimin në 4.140 euro absurde.
Duke marrë parasysh se ky lloj i dëgjuesve zakonisht nuk zgjasin gjatë dhe dëmtohen lehtë, u këshillojmë të blini disa parë në mënyrë që veshët tuaj të mos janë larg prej diamanteve dhe arit.
Mirëpo, do të duhet të nguteni, sepse sasitë janë të kufizuara. Prodhuesi belg Casa Gi, mban një mostër në dyqanin e vet në qytetin Bristol të Anglisë jugperëndimore