Dell, Lenovo e HP më shumë e duan sistemin operativ XP sesa Vista

Siç ka vendosur Dell, të njëjtin shembull kanë vendosur ta përcjellin edhe Lenovo, por edhe Hewlett Packard. Natyrisht, bëhet fjalë për vendimin se në kompjuterët e tyre, të cilët, përkundër sistemit më të modernizuar operativ Vista, ende do të përdorin atë XP i cili është pothuajse një dekadë i vjetër.
Dell ka paralajmëruar se me kompjuterët e tij do t’i shes me Windows XP edhe pas përfundimit të tij më 30 qershor, duke shfrytëzuar të drejtën e downgrade-it, Lenovo ka vendosur për një hap të ngjashëm, por në vend të instalimit të sistemit operativ në kompjuterë do të ofrojë CD-në Windows XP Recovery bootable i cili pa ndonjë problem kalon mbi Vista. Me instalimin e sistemit XP me Recovery CD, do të instalohen edhe të gjithë driver-at e nevojshëm, derisa opsioni i përdorimit të dual-boot nuk do të jetë i mundur.
Ky opsion ka qenë i ofruar në Lenovo edhe më herët, por ka qenë në plan të praktikohet deri më 31 korrik, një muaj pas ndalimit zyrtar të shitjes dhe ofrimit të mbështetjes nga ana e Microsoftit për shfrytëzuesit e Windows XP.
Situata e porsakrijuar do t’i mundësojë Lenovos shfrytëzimin e kësaj mundësie deri në fund të muajit janar 2009, derisa Dell këtë opsion do ta shfrytëzojë për aq kohë sa Microsoft do të mbështes opsionin downgrade.
Prodhuesi i tretë i cili dëshiron t’i bashkohet Lenovos dhe Dellit është HP, mirëpo data dhe mënyra se si do ta bëj këtë nuk është definuar ende.