DELL zbulon detajet e laptopit të vet ultraminiatural

Tregu i laptopëve ultraminiatural po bëhet çdo ditë e më i pasur, derisa pas disa varianteve të EeePC-ve, pajisjeve të holla të këtij lloji si ai MacBook Air nga Apple apo Lenovo X300, në garë është përfshirë edhe Dell.
Kah fundi i muajit të kaluar ju kemi informuar për laptopin miniatural të vërejtur nën dorën e njeriut të parë të Dell-it, Michael Dell. Siç po del, bëhej fjalë për pajisjen e emëruar Dell E.
Pajisja është paraqitur në dy variante - Dell E me ekran prej 8.9 inçësh, i cili ka për qëllim të konkurrojë me atë Eee 900 të kompanisë Asus dhe 12.1-inçëshi Dell E Slim, i cili megjithatë vë në shënjestër pjesë të tregjeve të cilët i sundojnë MacBook Air e Lenovo X300.

Të gjitha modelet mund të blihen në variantet Windows apo Linux, do të përmbajnë procesorin Diamondville të Intelit, RAM sipas dëshirës së shfrytëzuesve, derisa do të jetë e mundur të zgjidhen edhe disa variante të hapësirës së dhënave flash. Çmimi fillestar i Dell E nis nga 299 dollarë.