Deri në vitin 2020 kompjuteri dhe njerëzit bëhen një

Nga tabori i gjigantit softuerik vjen raporti i cili parashikon "afrim" të dukshëm të njerëzve dhe kompjuterëve si dhe hapa kyç në të ashtuquajturin Human-Computer Interaction (HCI) – Ndërveprimi Njeri-Kompjuter.
Raportin e vet Microsoft e ka publikuar nën emrin Being Human: Human-Computer Interaction in the year 2020, derisa ai është i përpiluar në bazë të diskutimit të hapur të 45 shkencëtarëve në fushën e kompjuterizimit, shkencës, sociologjisë dhe psikologjisë. Raporti parasheh se çfarë ndryshimesh do të sjellë zhvillimi aktual i teknologjisë në fushën e ndërveprimit njeri – kompjuter në periudhën deri në vitin 2020.
Sipas të dhënave të publikuara, termat si “pamje” dhe “shfrytëzues” do të bëhen të panevojshme duke marrë parasysh se kompjuterët dhe njerëzit do të “afrohen” gati deri në bashkim.
“Në vitin 2020 kompjuterët do të mund të parashikojnë se çfarë duam prej tyre” – është vetëm një nga parashikimet brenda raportit të publikuar.
Tastierën, miun dhe ekranin pothuajse në tërësi do t’i zëvendësojnë format intuitave të ndërveprimit me kompjuterin siç janë tablet-kompjuterët me ekrane të ndjeshme në prekje, teknologjia e njohjes së të foluri dhe tjera të ngjashme.