Dy celularë ekologjikë nga Samsung

Prodhuesi i dytë më i madh i telefonave celularë, Samsungu jugkorean, ka paralajmëruar daljen në treg të dy pajisjeve të fundit të tij telekomunikuese. E veçanta e këtyre dy modeleve është se, në mënyrë të vet ‘kujdesen për mjedisin'.
E para nga dy të paralajmëruarat, pajisja me shenjën SGH-W510, është e veçantë për faktin se shtëpiza e saj është e përpunuar tërësisht nga plastika e cila është fituar nga përpunimi i misrit. Në të njëjtën kohë, pajisja brenda shtëpizës së saj nuk përmban substanca të rrezikshme për mjedis si merkurin, plumbin dhe kadmiumin.

Sa i përket detajeve teknike, në Samsung nuk kanë dashur të zbulojnë, mirëpo nga fotografia është e qartë se pajisja do të përmbajë fotoaparat me blic të integruar, ekran të gjerë dhe mundësi të pranimit të sinjalit televiziv.
Celulari i dytë, modeli SGH-F268, është ‘i vetëdijesuar” ekologjikisht sipas mënyrës se si mbushet. Pajisja përmban alarm të veçantë i cili aktivizohet pasi që pajisja e mbushur i sugjeron pronarit të saj që ta ‘nxjerrë’ nga mbushja.
Samsung megjithatë ka publikuar disa detaje të këtij modeli – pajisja përmban GSM, ekran prej 2.1 inçësh, kamerë dy megapikselëshe, player multimedial, si dhe karakteristika tjera që janë tipike për këtë lloj të pajisjeve.
www.samsungmobile.com