Dynabook NX – rozë dhe i fuqishëm

Mania për klasën netbook të laptopëve nuk ka të ndalur dhe prandaj duket se prodhuesit kohëve të fundit po paraqesin vetëm laptopë të vegjël. Mirëpo netbook-ët janë të lirë, derisa nga Toshiba na vjen një i fuqishëm, por edhe bukur i shtrenjtë me emrin Dynabook NX.
Duke marrë parasysh konkurrencën në këtë klasë të kompjuterëve, Toshiba është dashur të mundohet edhe për çmimin prej 2.793 dollarësh dhe në konfigurimin më të fortë të ofrojë shumë. Dynabook NX ka ekran prej 12.1 inçësh me rezolucion prej 1.280 x 800 pikselash, procesor Intel Core 2 Duo i cili punon me takt prej 1.2 GHz, deri në tre GB të memories punuese dhe SSD për ruajtje të dhënave prej 128 GB.
Nuk është keq, mirëpo keni parasysh se për afro një mijë dollarë mund të merrni të njëjtin vetëm me disk të rëndomtë të fortë (dhe atë me kapacitet prej 160 GB) në vend të SSD-së, që duket si opsion i cili ia vlen shumë më shumë.
www.toshiba.com