Edhe një celular me dy SIM kartela

Kohë pas kohe në treg prodhues të ndryshëm paraqesin zgjidhjet e tyre telekomunikuese të cilat janë në gjendje që njëkohësisht të pranojnë nga dy SIM kartela. I fundit në vargun e këtij lloji vjen nga kompania e Malajzisë – DuoSim.
Siç mund të pritej, kompania DuoSim pajisjen e vet të emëruar DuoSim 228 e reklamon si celularin e parë e cila njëkohësisht shfrytëzon të dy SIM kartelat, mirëpo kjo definitivisht nuk është ashtu. Në fund të vitit 2007, këtu në Telegraf, ju kemi njoftuar për tri pajisje të këtij lloji, dhe atë për modelin Samsung SGH-D880 si dhe dy modele të celularëve nga kompania Verzio.
Sa u përket çështjeve tjera teknike, DuoSim 228 është pajisje GSM 900/1.800 me ekran 2.6 inçësh të ndjeshëm në prekje, player multimedial, qasje për kartele të memories, kamerë dymegapikselëshe, Bluetooth dhe karakteristika tjera që përkojnë me këtë lloj të pajisjes. DuoSim 228 ka dimensione prej 115.7 x 51 x 15.4 milimetra, peshon 85 gramë, e mund të blihet me një çmim prej 199 dollarësh.