Kjo është pajisja celulare për të cilën Microsoft e HTC besojnë se është kundërshtar i denjë për atë iPhone nga Apple.HTC ka paraqitur sot në Londër modelin Touch Diamond, në të cilin do të “sillet” softueri i Microsoftit, derisa do të shfrytëzojë pamjen 3D TouchFLO të HTC-së për qasje në porosi, multimedial dhe gjëra tjera të bollshme të kësaj pajisje, pa pasur nevojë të përdorë stylus-in, respektivisht lapsit.
Siç pohojnë në HTC, thirrjet do të mund të bëhen me përdorimin e një gishti të vetëm, derisa për shfrytëzim të efektshëm të gjitha mundësive do të përkujdeset ekrani 2.8 inçësh i ndjeshëm në prekje, me rezolucion maksimal prej 640x480 pikselash dhe Windows Mobile 6.1.
Memoria e gjithmbarshme e integruar përmban 4 GB mirëpo ajo mund të shtohet me anë të kartelave microSD, posedon kamerë prej 3.2 megapikselash derisa ajo për iPhone "vetëm" 2 megapiksela, derisa nga ana e përparme është integruar edhe një kamerë për krirjimin e video-thirrjeve duke marrë parasysh se kjo është pajisje celular me teknologjinë 3G, që është edhe një plus tjetër në krahasim me iPhone.

Transmetimi maksimal i të dhënave në shkarkim (download) është 7.2 Mb/s falë rrjetit HSDPA, ka të integruar Wi-Fi dhe pranues GPS. Konkurrenca shtesë ndaj iPhone qëndron pikërisht në çmimin e HTC-së i cili do të jetë i ulët se 269 funte, sa kushton iPhone në Angli, derisa është e mundur që HTC me ndonjë formë të parapagimit mund të bëhet edhe pa pagesë.
HTC Touch Diamond do të jetë i pranishëm në tregun evropian prej muajit qershor të këtij viti, derisa në tregjet tjera ai do të jetë në dispozicion disa muaj më pas.
p.s: i pash da video t`kti telefoni edhe nima ish me ole , edhe mundet mu kon konkurenc per iphone sigurisht
me teper :
http://www.gsmarena.com/one_touch_one_htc_touch_diamond-news-498.php