Ekran prej 250 milionë pikselash

Eh, këta shkencëtarët, gjithmonë i kanë të parët lojërat më të mira e madje edhe paguhen për punën që e bëjnë me to. Djelmoshat nga NASA kanë punuar ekranin më të madh grafik në botë i cili përbëhet nga 128 ekrane më të vogël dhe gjithsejtë numëron një të katërtën e miliardë pikselave.
Nëse mendoni se ekrani juaj prej 30 inçësh është i madh, mendoni edhe një herë.
NASA hyperwall-2 përbëhet prej 128 ekraneve, shfaqë 250 milionë piksela, derisa e vënë në funksion 128 kartela grafike dhe 1024 procesorë të cilët së bashku llogarisin me shpejtësi prej 74 teraflopsave. E krejt kësaj duhet t’i shtohen edhe 475 terabajtë për të dhëna.
www.nasa.gov