Video e javës


   A e dini se? 3.0.


Diskutimet e fundit
[Today at 02:57:04 AM]

[Today at 02:04:05 AM]

[Today at 02:02:02 AM]

[Today at 01:51:52 AM]

[Today at 12:05:26 AM]

[January 07, 2009, 11:52:47 PM]

[January 07, 2009, 10:21:24 PM]

[January 07, 2009, 10:02:59 PM]

[January 07, 2009, 10:00:02 PM]

[January 07, 2009, 08:58:17 PM]

[January 07, 2009, 07:20:10 PM]

[January 07, 2009, 06:58:15 PM]

[January 07, 2009, 06:29:42 PM]

[January 07, 2009, 06:29:09 PM]

*Ndegjoni Live: Radio Urban FM

*Interesante: Yjet gjigant.




Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Ericsson dhe STM Electronics bashkohen për telefoninë mobile  (Read 297 times)
« on: August 20, 2008, 11:37:55 PM »
F!!?
B€SI4 Offline
Hero Member

*****
Posts: 741





Evropianët i bashkojnë forcat për fabrikimin e përbërësve të telefonisë mobile. Grupi franko-italian STM Electronics dhe kompania suedeze Ericcson kanë lajmëruar të mërkurën, për krijimin e një bashkëndërmarrjeje me pjesë të barabarta.

Shoqëria e re, selia e të cilës do të jetë në Gjenevë do të punësojë rreth 8 mijë persona nëpër botë nga të cilët 5 mijë do të jenë të STMelectronics dhe 3000 të Ericson.

Në Francë, grupi franko- italian disponon një qendër koncepsioni në Grenoble që punëson rreth 2300 persona.

Por ky rigrupim i përqendruar mbi koncepsionin, shitjen dhe marketingun nuk do të disponojë uzina fabrikimi.

Ai mund të drejtohet në uzinat e Crolles të STM Electronics ose tek uzinat e partnerëve të tjerë.

Globalisht aktivitetet e shkrira do të përfaqësojnë një kapital prej 3,6 miliardë dollarë ose 2,4 miliardë euro, gjë e cila e klasifikon këtë bashkim të ri në vend të tretë në rang botëror të fabrikuesve.

Numri një në botë në kwtw sektor është kompania amerikane Qualcomm ndwrsa numri dy në botë është po ashtu një kompani tjetër amerikane Texas Instruments.

Në Evropë ende aktori më i rëndësishëm mbetet Infinneon, ish filiali i grupit gjerman Siemens. Rigrupimi i këtyre dy kompanive vjen pas një lëvizjeje konsoliduese evropiane. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur konkurrenca është më e gjallë se kurrë.

Furnizues dhe fabrikues të telefonave mobilë Nokia, Samsung, Sony Ericsson, Lg, Sharp, STM Electronics dhe Ericsson kanë fituar luftën e çmimeve që mbretëron në tregun e mobilave, duke aplikuar njëkohësisht edhe teknologji shumë të shpejtë.
Logged

/*
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


graphics by MakeItSimple Studios. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.