Video e javës


   A e dini se? 3.0.


Diskutimet e fundit
[Today at 02:57:04 AM]

[Today at 02:04:05 AM]

[Today at 02:02:02 AM]

[Today at 01:51:52 AM]

[January 07, 2009, 11:52:47 PM]

[January 07, 2009, 10:21:24 PM]

[January 07, 2009, 10:02:59 PM]

[January 07, 2009, 10:00:02 PM]

[January 07, 2009, 08:58:17 PM]

[January 07, 2009, 07:20:10 PM]

[January 07, 2009, 06:58:15 PM]

[January 07, 2009, 06:29:42 PM]

[January 07, 2009, 06:29:09 PM]

[January 07, 2009, 04:59:36 PM]

*Ndegjoni Live: Radio Urban FM

*Interesante: Yjet gjigant.




Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Firefox i afrohet pjesëmarrjes prej 20 për qind  (Read 357 times)
« on: June 05, 2008, 05:37:01 PM »
easy4bendi Online
Global Moderator
Hero Member

*****
Posts: 832



Firefox i afrohet pjesëmarrjes prej 20 për qind



Lufta në tregun e shfletuesve të internetit definitivisht po nxehet, mirëpo si qëndrojnë gjërat aktualisht, fituesit më të mëdhenj janë Firefox dhe Safari nga Apple, derisa humbësi i vetëm në këtë fushë duket të jetë Internet Explorer i Microsoftit.

Të dhënat më të reja të analistëve nga Net Applications tregojnë se pjesëmarrja e Firefoxit në tregun e shfletuesve gjatë muajit maj të këtij viti ka qenë 18.41 për qind, që është një rritje prej 0.65 për qind për dallim nga muaji paraprak.

Shfletuesi tjetër, ai Safari nga Apple në të njëjtën periudhë kohore është ngritur në përqindjen e pjesëmarrjes prej 6.25 për qind, derisa një muaj më herët ka ‘numëruar’ 5.81 për qind.

I vetmi humbës në këtë periudhë kohore është Internet Explorer i cili ka humbur 1.08 për qind shtesë dhe sipas Net Applications përmban 73.75 për qind të tregut.



Firefox depërtimin e tij më të madh në treg e ka shënuar para dy vitesh qëkur popullariteti po i rritet vazhdimisht, derisa pikërisht në atë kohë ka filluar ‘rënia përfundimtare’ e Internet Explorerit. Në fakt, shfletuesi më i pranishëm i internetit para dy vitesh ka pasur pjesëmarrje, sipas të dhënave të kësaj kompanie analitike, madje 84.1 për qind të tregut dhe qysh prej atëherë kjo shifër nga muaji në muaj po bie.

Siç raportojnë në Net Applications, kufirin prej 20 për qind të pjesëmarrjes në treg Firefox do të mund të kalojë në fund të këtij muaji, duke marrë parasysh se në mesin e muajit qershor nga tabori i Mozillas do të duhej të paraqitej versioni final i shfletuesit të internetit Firefox 3. Dje, më 4 qershor, është paraqitur Firefox 3 RC2 i cili deri më tani është kandidati më i përafërt me versionin përfundimtar të Firefoxit.

www.netapplications.com
Logged

Re-calculating
 
Tags: lajm  firefox  RC2 
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


graphics by MakeItSimple Studios. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.