FLOSSK Gjakova organizon Software Freedom Day LOSSK Gjakova, ekipi lokal i Organizatës kosovare të softuerit të lirë dhe të hapur - FLOSS Kosova, më 18 shtator organizon ngjarjen Software Freedom Day (SFD) 2010 në qytetin e Gjakovës.

qëllimi i kësaj ngjarje është që edhe në këtë qytet të fillojë të përhapet softueri i lirë e GNU Linux. Në të njëjtën kohë me këtë aktivitetet synohet që të rritet komuniteti lokal i cili angazhohet për softuerin e lirë dhe me burim të hapur dhe e shfrytëzon atë.
Ideja për shënimin dhe organizimin Software Freedom Day, sipas përfaqësuesit të FLOSSK Gjakova, bëhet në baza vullnetare të organizatës.

FLOSSK Gjakova i fton të interesuarit të marrin pjesë me bindjen se ju do të mund të merrni njohuri të reja rreth Softuerit të Lirë, GNU/Linux, Njohurisë së Hapur, Burimit të Hapur dhe shumë gjëra tjera që ndërlidhen më to.
Ndryshe, ngjarja SFD do të mbahet të shtunën më 18 shtator në Biblotekën “Ibrahim Rugovaâ€e të qytetit duke filluar nga ora 10:00 deri në 15:00.
Pritet që gjatë kësaj ngjarje të jepen ligjërata mbi GNU/Linux, instalimin e konfigurimin e distribucionit Ubuntu dhe shpërndarje të CD-ve me këtë distribucion softuerik. Në mesin e shumë çështjeve të softuerit të lirë, ngjarja po ashtu do të tentoj të sqarojë dallimet në mes të GNU/Linux me atë Windows dhe të prezantojë softuerë të lirë me të cilët mund të bëhet dizajn grafik.