*

Lajme

May 08, 2012, 02:30:00 AM

May 08, 2012, 12:45:50 AM

Video e javës



   Shpejtesia e Google Chrome.


Diskutimet e fundit


*Ndegjoni Live: ayihRadio - OFF AIR


Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: FLOSSK sjell themeluesin e lëvizjes për softuer të lirë në Kosovë  (Read 2802 times)
« on: April 29, 2010, 11:52:43 AM »
casp3r Offline
Hero Member

*****
Posts: 920



FLOSSK sjell themeluesin e lëvizjes për softuer të lirë në Kosovë
Me ftesë të shoqatës FLOSS Kosova, më 4 qershor në Kosovë do të vij themeluesi i Free Software Foundation - Richard Stallman.

Stallman ishte anëtar i grupit të famshëm të hakerëve në universitetin prestigjioz amerikan MIT. I rrethuar me një ambient të hapur eksperimentimi dhe mbindërtimi në punën ekzistuese tipike për botën akademike, ai e pa mbylljen e kodit burimor të softuerit si rrezik dhe shkelje të një parimi bazë të lirisë intelektuale dhe ekonomike.

Në shtator 1983, ai filloi Projektin GNU për të krijuar një sistem operativ alternativë të lirë të Unix-it, duke u bëre arkitekti kryesor dhe udhëheqës i projektit. Me Projektin GNU (shkurt për GNU's not Unix), ai filloi edhe lëvizjen e softuerit të lirë që në tetor 1985 u zyrtarizua në Free Software Foundation.

Stallmani krijoj konceptin e "copyleft", që e mbron të drejtën për ta shpërndarë krijimin intelektual, duke u bërë autor kryesor i disa "copyleft" licencave duke përfshirë edhe GNU General Public License, licencën më të përdorur në softuerin e lirë. Që nga mesi i viteve 1990, Stallman ka kaluar shumicën e kohës së tij duke avokuar për softuer të lirë, si dhe duke luftuar patentat softuerike në atë që ai e sheh si zgjatje të tepruar të ligjeve të së drejtës autoriale.

Stallman ka zhvilluar gjithashtu një numër të madh të softuerit të popullarizuar, duke përfshirë Emacs-in origjinal, GNU Compiler Collection dhe GNU Debugger.

Edhe pse Stallmani nuk arriti ta përfundoj sistemin operativ që e nisi, veglat dhe filozofia që ai zhvilloj gjatë atij rrugëtimi u mishëruan në GNU/Linux dhe projektet tjera të ngjashme nga miliona individë në tërë globin.




Në Prishtinë Stallman vjen me ftesë të FLOSS Kosova, Shoqatës Kosovare për softuer të lirë dhe me kod burimor të hapur. Në një ligjëratë që do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare duke filluar nga ora 18:00, temë do të jetë Shoqëria e Lirë Digjitale, duke dalluar së çfarë shoqërie digjitale krijohet është po aq e rëndësishme sa edhe vetë krijimi i saj.

FLOSS Kosova është organizatë e re e themeluar për të promovuar softuerin e lirë dhe lëvizjet tjera të ngjashme si Enciklopedia Wikipedia në Kosovë. Aktivitet kryesor i organizatës është një konferencë vjetore që mbahet në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës.

FLOSSK ka tërhequr vëmendjen se hapësira ku do të mbahet ngjarja është e limituar në 250 vende andaj të interesuarve u ka rekomanduar të bëjnë rezervimin në register@flossk.org.
Logged
« Reply #1 on: April 29, 2010, 07:21:35 PM »
You Can Not Kill What You Did Not Create
GjOnGji Offline
SlipKnoT
Hero Member

*****
Posts: 899



uni si antar i FLOSSK e kom ni van te rezervun aty Wink
« Last Edit: April 30, 2010, 01:24:31 AM by GjOnGji » Logged

« Reply #2 on: April 29, 2010, 07:33:39 PM »
casp3r Offline
Hero Member

*****
Posts: 920



jon ishna ardh po deri me 4 qeshor nuk dihet Roll Eyes
Logged
« Reply #3 on: April 30, 2010, 01:00:37 AM »
technology the source of life
dionisi Offline
\m/ Metallica Rules \m/
Hero Member

*****
Posts: 829



nima shum pak van paska na 100+ jena vetem antar te FLOSSK-it  Huh
Logged

« Reply #4 on: April 30, 2010, 01:26:48 AM »
You Can Not Kill What You Did Not Create
GjOnGji Offline
SlipKnoT
Hero Member

*****
Posts: 899



nima shum pak van paska na 100+ jena vetem antar te FLOSSK-it  Huh


dionis antar te FLOSSK-it jena shum ma pak kshtu qe mos baj dert se ka vena sa te dush Wink

p.s. ti nuk je tamon antar i FLOSSK meqe nuk je i rregullt edhe nuk kontribon kurgjo Sad
Logged

« Reply #5 on: April 30, 2010, 01:34:26 AM »
technology the source of life
dionisi Offline
\m/ Metallica Rules \m/
Hero Member

*****
Posts: 829



Quote
dionis antar te FLOSSK-it jena shum ma pak kshtu qe mos baj dert se ka vena sa te dush

em shlirove hahahaha

Quote
p.s. ti nuk je tamon antar i FLOSSK meqe nuk je i rregullt edhe nuk kontribon kurgjo

sorry bro po jom kon pakëz i nxënë kta mujt paraprak  Wink shpresoj prej ksej shtune ka me ndrru  Cheesy

ej a je kon en shipni qe ishim kon te ftun a Huh

P.S. shum heret bre pe jon en mledhjet 20 zile duna mi bo per mu qu pi gjumit Sad
Logged

« Reply #6 on: April 30, 2010, 07:38:32 PM »
You Can Not Kill What You Did Not Create
GjOnGji Offline
SlipKnoT
Hero Member

*****
Posts: 899



sorry bro po jom kon pakëz i nxënë kta mujt paraprak  Wink shpresoj prej ksej shtune ka me ndrru  Cheesy

ej a je kon en shipni qe ishim kon te ftun a Huh

P.S. shum heret bre pe jon en mledhjet 20 zile duna mi bo per mu qu pi gjumit Sad

1.) Edhe une jom kon i nxënë kta mujt paraprak po minimum 10 minuta ne dite ja kom kushtu FLOSSK-t + ti edhe kur nuk je kon i nxënë nuk ki kontribu kurgjo

edhe 2.) je ka del komplet prej temes Wink
Logged

« Reply #7 on: May 06, 2010, 12:09:20 PM »
You Can Not Kill What You Did Not Create
GjOnGji Offline
SlipKnoT
Hero Member

*****
Posts: 899



Lajmi per Stallman ne faqe te pare te Kohes Ditore Cheesy

« Last Edit: May 06, 2010, 12:21:43 PM by GjOnGji » Logged

« Reply #8 on: May 10, 2010, 05:06:55 PM »
VIVA IL CINEMA.â„¢
theDirector3 Offline
Administrator
Hero Member

*****
Posts: 962



nice nice
Logged

« Reply #9 on: May 15, 2010, 08:15:53 PM »
H3R0ID! Offline
special members
Hero Member

*****
Posts: 1959



Quote
dionis antar te FLOSSK-it jena shum ma pak kshtu qe mos baj dert se ka vena sa te dush

em shlirove hahahaha

Quote
p.s. ti nuk je tamon antar i FLOSSK meqe nuk je i rregullt edhe nuk kontribon kurgjo

sorry bro po jom kon pakëz i nxënë kta mujt paraprak  Wink shpresoj prej ksej shtune ka me ndrru  Cheesy

ej a je kon en shipni qe ishim kon te ftun a Huh

P.S. shum heret bre pe jon en mledhjet 20 zile duna mi bo per mu qu pi gjumit Sad

dionis mvje keq po kush qohet heret i ka dy nafaka edhe skom shka met bo duhet mu kon ma i rregullt e ma i sakt mu qu ma heret...
Logged
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ | Ksalco




graphics by MakeItSimple Studios. ©2008, 2009, 2010, 2011 ayih Organization. Some rights reserved.