Francë: USB në vend të biletës

Francezët përgatiten për një gjetje të re teknologjike. Ata nuk do të kenë më nevojë që të paguajnë para kesh për të hypur në tren, por do të përdorin trurin e një USB-je të prodhuar enkas për këtë shërbim.
Kompania franceze e transportit, SNCF, ka nisur edhe testimin me një mijë pasagjerët e parë duke vënë në përdorim të tyre trurin e një USB-je të quajtur Smart Card. Ndërkohë, sipas sistemit të përgatitur, veprimet e mbushjes me para të USB-së do të kryhen në shtëpi me anë të kompjuterit. Përdoruesi, thjesht do të dorëzojë USB-në në pikën e hyrjes në tren, nga ku edhe do të zbritet shuma e parave.
Nëse sistemi do të rezultojë i suksesshëm, deri në vitin 2010 ai do të aplikohet në të gjithë mjetet e transportit publik.