Video e javës


   A e dini se? 3.0.


Diskutimet e fundit
[Today at 02:57:04 AM]

[Today at 02:04:05 AM]

[Today at 02:02:02 AM]

[Today at 01:51:52 AM]

[January 07, 2009, 11:52:47 PM]

[January 07, 2009, 10:21:24 PM]

[January 07, 2009, 10:02:59 PM]

[January 07, 2009, 10:00:02 PM]

[January 07, 2009, 08:58:17 PM]

[January 07, 2009, 07:20:10 PM]

[January 07, 2009, 06:58:15 PM]

[January 07, 2009, 06:29:42 PM]

[January 07, 2009, 06:29:09 PM]

[January 07, 2009, 04:59:36 PM]

*Ndegjoni Live: Radio Urban FM

*Interesante: Yjet gjigant.




Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Gati 40 për qind e qytetarëve të BE-së nuk përdorin internetin  (Read 264 times)
« on: April 21, 2008, 12:54:22 PM »
JonSaraqini Online
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member

*****
Posts: 1089



Gati 40 për qind e qytetarëve të BE-së nuk përdorin internetin

Pothuajse 80 për qind e shfrytëzuesve të internetit në Bashkimin Evropian kanë të instaluar lidhje të shpejta të internetit, por gati 40 për qind e qytetarëve të BE-së ende nuk e përdorin internetin, ka treguar një hulumtim i ri.

Sipas raportit të Komisionit Evropian mbi përparimin e teknologjive komunikuese dhe informuese, shfrytëzimi i internetit po rritet shpejt në tërë BE-në, kështu që tani rreth 250 milionë qytetarë të Unionit, apo më shumë se gjysma e popullatës së gjithmbarshme, rregullisht “lundrojnë” nëpër rrjetin botëror.

Nga ky numër, pothuajse 80 për qind shfrytëzojnë internet me shpejtësi të madhe, për dallim nga 50 për qind sa ishte në vitin 2005. Afro 40 për qind e qytetarëve të Unionit, megjithatë, ende nuk e përdorin shërbimin për dërgimin e postës elektronike e as nuk dinë të përdorin shërbimet e kërkimit, ka transmetuar agjencia e lajmeve DPA.

Përqindja e “analfabetizmit” kur bëhet fjalë për internet, dallon nga 69 për qind sa është në Rumani në 13 për qind sa është në Danimarkë e Holandë.

Komisioni në Bruksel vazhdon përpjekjet për përmirësimin e shfrytëzimit të internetit në të gjitha vendet anëtare dhe tregon se 60 për qind e të gjitha shërbimeve publike në BE në tërësi janë në dispozicion në formën elektronike.

"Disa pjesë të veçanta të BE-së ende mbesin prapa dhe nuk janë të lidhura tërësisht", ka deklaruar komisarja e BE-së për shoqërinë e informacionit dhe mediat, Vivien Reding.
Logged

Qikjo osht Gjakova!
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


graphics by MakeItSimple Studios. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.