Google Doc tani ka përkrahje edhe për PDF

Të gjithë ata që përdorin Google Doc kanë pasur probleme me mosnjohjen e PDF formatit. Google Doc është web pa pagesë i cili ofron shkëmbimin online dhe bashkëpunim. Përkrahë shumë formate si DOC, XLS, ODT, ODS, RTF, CSV, PPT dhe një numër të madh të formateve tjera. Tani më edhe ka përkrahje për PDF formatin. Përdoruesit e Google Doc tani mund të bëjnë upload, të shkëmbejnë apo të shikojnë PDF fajlla, kopjimi është i mundësuar, por që të editohet nuk ka lejohet. Për fillim duhet të klikoni në butonin "Upload" dhe të zgjedhni fajllin e dëshiruar.