Google i pakënaqur nga fitimet e YouTube

Faqja kërkimore amerikane, Google, është e pakënaqur me fitimet që i realizon përmes sajtit të saj të video-materialeve, YouTube, i cili këtë vit duhet të arrijë vlerën e 200 milionë dollarëve, ka shkruar gazeta amerikane Wall Street Journal.
Kjo shumë është modeste në krahasim me faktin se YouTube çdo ditë ofron disa milionë videopërmbajtje.
Arsyeja e një fitimi kaq të vogël është se vetëm 4% e videove kanë reklama, kjo për shkak të të drejtave autoriale, pasi që Google, dëshiron të jetë i sigurt se të gjitha videon të cilat i publikon, të jenë në përputhje me ligjin, para se në to të hedhë reklama.